Tjetër akuzë për kreun e Komunës Bërzhitë: Trafikoi një mjet nga Italia

26 Shtator 2014, 12:09Kronika TEMA
Tjetër akuzë për kreun e Komunës Bërzhitë:

Genc Drita

Kryetari i Komunës Bërzhitë Genci Drita, i arrestuar për korrupsion, është vënë nën akuzë edhe për një tjetër vepër penale.

Burime policore thonë se Drita dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Land Rover”, me targë 9696YG27.

Nga verifikimi në sistemin e Interpolit, ka rezultuar se ky mjet është denoncuar si i vjedhur në Itali, në datë 31.12.2008.

40-vjeçari është në qeli nën akuzën “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë një funksion shtetëror”, pasi dyshohet se i ka marrë një sasi parash një biznesmeni.

 

2 komente në “Tjetër akuzë për kreun e Komunës Bërzhitë: Trafikoi një mjet nga Italia”

  1. Treviso says:

    Dhe kryetaret e komunave duhen rishikuar te gjithe. Jane te gjithe ne te njejten barke. Korrupsioni eshte bere si kafeja e mengjezit.

  2. emmiilio says:

    Keta kryetar komunash me korupsion pasiv arrestohen, kurse Sadik Llulla me koropsion teper aktiv eshte akoma i lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje