Një ditë pasi i burgosuri Mariglen Përgjini ushtroi dhunë ndaj prokurorit Ervin Beqiri, brenda në ambientet e burgut të Shënkollit të Lezhës, shoqata e Prokurorëve duke dënuar aktin kërkon ndëshkimin maksimal.
Përmes një deklarate për shtyp shoqata e prokurorëve thotë se “Prokurorët që kryejnë hetime për vepra penale me rrezikshmërisë të lartë duhet t`iu garantohet mbrojtja fizike përpara se atyre t`iu rrezikohet jeta.”
Prokurorët kërkojnë të kenë një trupë policore sigurie, pjesë përbërëse e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme, pasi procedura aktuale e marrjes nën mbrojtje të prokurorëve nuk është funksionale.
Deklarata e plote
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, nisur nga ngjarja e djeshme e ndodhur në ambjentet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P) Lezhë, dënon aktin e dhunshëm fizik kundër prokurorit Ervin Beqiri, që u godit në krye të detyrës.
Duke marrë shkak nga ky rast i paprecedent, i bëjmë thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të marrë masa nëpërmjet përmirësimit të akteve nënligjore, për t`iu garantuar siguri maksimale prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kur ato ndodhen në ambjentet e institucioneve të paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre funksionale.
Raste të tilla duhet të ndëshkohen në mënyrën më të ashpër ligjore, pasi akti i djeshëm është dhunim i hapur i përfaqësuesit të shtetit.
Ngjarja e djeshme e dhunës fizike nuk është një rast i izoluar, pasi kohët e fundit prokurorët po përballen me presione verbale nga individë, grupe të strukturuara kriminale madje dhe segmente të ndryshme të politikës.
Ngjarje të kësaj natyre e bëjnë të domosdoshme që prokurorët të kenë një trupë policore sigurie, pjesë përbërëse e strukturës së Prokurorisë së Përgjithshme, pasi procedura aktuale e marrjes nën mbrojtje të prokurorëve nuk është funksionale.
Prokurorët që kryejnë hetime për vepra penale me rrezikshmërisë të lartë duhet t`iu garantohet mbrojtja fizike përpara se atyre t`iu rrezikohet jeta.
Sfidat e prokurorëve në goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkojnë mbështje të gjithanshme, nga aktorët dhe faktorët e brëndshëm, si dhe ato ndërkombëtarë që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
I bëjmë thirrje prokurorëve , që të vijojnë të kryejnë funksionet e tyre ligjore me përkushtim, objektivitet, pavarësi, ndershmëri dhe jashtë ndikimeve të çfarëdolloji.
Hetimi dhe gjykimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri, i shërben integrimit sa më të shpejtë të vendit tonë në BE.
Shoqata siguron opinionin publik se prokurorët janë të përgjegjshëm dhe të vendosur për të përmbushur misionin e tyre ligjor
Ju duheni shqep ne dru edhe atje ne zyra ku punoni jo me ne burgje bythq… ju jeni kerma qe ushqeni kriminelat.
Shkelqim Hajdari do truproja per tu mbrojt nga kush
Per kta ka vertet nji “Force Policore” e cila mbron interesat e ideos se tyre ,
ata jane ushtria e kalifatit ISIS !
Kta duhet ti bashkohen ISIS per te arritur ate qe pretendojn ne kte vend ,ose te zhduken nga postet qe mbajne .Shqiperia nuk eshte nji shtet Kalifatistesh Islamistesh kriminele