Nën hetim të gjithë tenderat me firmën e Fullanit

26 Shtator 2014, 17:10Kronika TEMA

Të gjithë tenderat që mbajnë firmën e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani,do të hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Mësohet se task-force do të kalojë në sitë nga tenderimit duke filluar letrat A4 që përdorte banka, tenderi i kartolina dhe zarfave për fundvit, deri tenderat miliona euroshe si hotel Dajti, rikonstruksioni i godinës qëndrore të bankës si dhe qeratë që banka paguan tek privati për ambjentet, raporton Ora News.

Grupi hetimor i që po heton të gjithë paratë që janë përdorur nga banka qëndrore për tendera,ka filluar marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve që kanë qënë pjesë e komisioneve vlerësuese të ofertave.

Organi i hetimit për shkak të dyshimeve se mund të ketë patur abuzime gjatë organizimit të tendereva nga Banka e Shqipërisë,ka zgjedhur të shikojë mënyrat e pranimit të ofertave.

Megjithatë vëmendja më e madhe gjatë hetimit do jetë do të jetë e përqëndruar tek privatizimi i Hotel Dajtit.

Banka e Shqipërisë e bleu hotelin e famshmë për 30 milion euro , vitin 2010 me prokurorim të drejtpërdrejtë.

Një tënder i cili pritet të hapë mjaft debate është rikonstruksioni i Hotel Dajtit.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se Banka e Shqipërisë ka paguar 1,5 milion euro,për ti kthyer në zyra pune ambjentet. Por pavarësisht parave të paguara gjendja e ndërtesës vazhdon të jetë e njëjtë, prej vitesh.

Prokuroia e Tiranës është e fokusuar dhe në hetimin e qerave marramendese që banka paguan tek privatët për ambjente,duke qënë se godina kryesore prej dy vjetësh është në rikontruskion.

Mbi 6 milion euro në vit është llogaritur qereja që banka paguan tek privatët. Tenderi për rikonstruksionin e godinës kryesore të BSH dhe shkelja e afatit të punive me dy vjet, do rishikohen me imtësie. Ndërsa shkelja më e madhe në këtë tender është shuma që është ivestuar në rindërtim,pasi asnjëhëhre nuk është bërë e ditur për publikun.

7 komente në “Nën hetim të gjithë tenderat me firmën e Fullanit”

  1. toci says:

    Ti shofin te gjitha vetem te thone te verteten se na cane trapin.

  2. Bamja says:

    P.sh. per ato qerate e BSH te Kompleksi Halili ka ndonje pergjigje ish presidenti Tope-Tope? ?

  3. Dr says:

    Cudia ne kete vend eshte se, mbas hetimeve nuk futet njeri ne burg ?

  4. Iremila says:

    Fullani e beri banken e shqiperise me keq se gropa e Hajdin Sejdise!Mjer ky vend per bankier dhe politikan qe ka .Te gjithe bashkpunojne te shpetojne njeri tjetrin.TURP……………….!!!!!!!!!!!!!

  5. akili says:

    Ne Banken e Shqiperise duhet ti futen me themel shperdorimeve dhe duhet te ndahen pergjegjesite financiare dhe penale nga Guvernatori deri ne baze dhe ti kthehen arekes se saj vlerat e demit te shkaktuar. Ata qe kane perfituar nga Banka duhet te pergjigjen deri ne qindarken e fiundit nese duam stabilitet financiar dhe shtet juridik.

  6. diti says:

    Qellimi i vetem i joni eshte te kthejne parat ne arken e BSH -te cdemtojne ai qe ka sjelle demin = varferi .
    – MJERE NE SI JEMI KATANDISUR.
    Me besim tek prokuroria qe do shikojne ligjin e jo parat qe afron hajduti……….

  7. aqif thumbi says:

    mir eshte te mos mbeten ne fushen e llafeve si ata sh.q.u-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje