“Në Shqipëri për herë të parë në këto mbi 20 vite demokraci ka filluar të shëmbet muri i pandëshkueshmërisë”, tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
Deklarata e Ministrit Naço erdhi gjatë një takimi me George P. Kent, Koordinator për Antikorrupsionin në Byronë e Çështjeve të Europës, pjesë e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në nisje të takimit Naço e ka njohur Kent me ecurinë e detitanishme të reformës në drejtësi dhe veçanërisht është ndalur edhe në masat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.
“Unë erdha në krye të Ministrisë së Drejtësisë në një kohë që kishte vetëm slogane lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe kur Shqipëria renditej ndër vendet e fundit në raportet që tregonin mbi nivelin e korrupsionit në vend. Në këto raporte Shqipëria renditej në vendin e 116 përkrah vendesh si Nepali, Vietnami dhe Afganistani. Për mua kjo ishte një situatë e papranueshme”, u shpreh Naço.
Referuar kësaj situate, Naço e informoi Kent se një hap i parë në përgjigje të kësaj situate, ishte edhe përfshirja e publikut në luftën kundër korrupsionit, duke ju krijuar mundësinë qytetarëve që përmes portalit të denoncimeve online, ata të kishin mundësi për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë dhe të denonconin korrupsionin në çdo nivel.
“Për herë të parë në këto 20 vite sillen përpara drejtësisë gjyqtarë të akuzuar për veprën penale të korrupsionit, dhe kjo është një dëshmi që sistemi po nis të reflektojë për nevojën e shembjes së murit të pandëshkueshmërisë”, theksoi Naço.
Ndërsa nënvizoi nevojën për gjithëpërfshirje të aktorëve të sistemit, Naço e informoi Kent se po hidhet një hap i parë me shumë rëndësi në këtë aspekt. Konferenca e cila pritet të zhvillohet në javën e parë të Tetorit, do të mbledhë së bashku aktorë vendimmarrës, spektrin politik, shoqërinë civile, etj, për të pasqyruar idetë dhe projektet, që mund t’i shërbejnë më mirë reformimit të sistemit.
Nga ana e tij, Kent garantoi se, mbështetja e Departamentit të Shtetit do të vijojë të ketë në vemendje sistemin e drejtësisë, duke synuar luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës.
“Jemi në mbështetjen tuaj përgjatë rrugës drejt Europës. Procesi për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane lidhet ngushtësisht me ecurinë e reformave në drejtësi. Sytë e publikut janë drejtuar nga ju, ndaj dhe duhet të tregoni një vullnet të fortë politik, por ndërkohë, sfida madhore e një sistemi drejtësie është ndarja e saj nga politizimi”, u shpreh Kent.
Më tej, Koordinatori për Antikorrupsionin në Byronë e Çështjeve të Europës, e ka përshëndetur organizimin e tryezës gjithpërfshirëse mbi drejtësinë, ndërsa e informoi Ministrin Naço se gjatë takimeve të zhvilluara, ka hasur në një interes të madh të shoqërisë civile për t’u përfshirë në proceset reformuese.
Idenë e Ministrit Naço për të evidentuar figurat më të mira të sistemit dhe për t’i promovuar ata edhe në publik, Kent e vlerësoi maksimalisht, duke vunë në dukje se idea për të dalluar më të mirët duhet mbajtur në konsideratë pasi shpesh shpenzohet më shumë kohë për të dënuar të keqen pa u vënë re e mira.
“Është me rëndësi që ndonjëherë të kemi edhe një ‘axhendë pozitive’”, theksoi Kent.
MINISTRI NACO LE T’I TREGOJE AMERIKANIT KENT SI SHKON DHE BEN HOMAZHE TEK LAPIDARET KOMUNISTE ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE DHE SI BOSI I TIJ ILIR META VAJTON SI KUKUMJCKE PYELLI LANC-IN KRIMINAL TE ENVERIT QE MASAKROI USHTARET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT.
Pastaj le te flase sa te doje per luften me korrupsionin sepse ka shanse per te genjyer ose zotin Kent te DAP per Evropen ose ndonje te huaj tjeter qe ben vizita kortezie ne Shqypni, por Naco enveristi nuk mund te genjeje shqyptaret qe e pane Ilir Floririn me ze dhe me video qe kollosifte LEKAT e rryshfetit si nje kulceder e vertete. Tani del se ILDKP-ja zbardh se Ilir Meta eshte mbytur ne kredi bashke me Kokemadhen e tij, por a eshte kjo gje e vertete, sepse
EDHE AL KAPONE NE SHBA I KISHTE QEF KREDITE BANKARE
Sepse me kredite mbulonte paret e pista te bizesit te tij mafioz. Ne Shqypni edhe Enver Hoxha paraqitej ne popull si nje nikoqir gjirokastrit, nderkohe qe e kishte transformuar Vatanin si nje CIFLIK personal te familjes se tij dhe i kishte bere shqyptaret si skllever ne vendin e vet.
Edepsezi Ilir Meta gjithashtu nuk ka pse te mbetet prapa mesuesve te tij dhe kerkon t’u hedhe hi syve te shqyptareve me kredite bankare qe jane palo gje me shpenzimet vetem te ditelindjes se tij ne mes te detit ne Gjirin e Lalzit.