Ndryshimet ne ligjin për KLD kanë detyruar institucionin e pavarur të zbardhë mbledhjet me dyer të mbyllura.
Për herë të parë, KLD ka bërë publike diskutimet për kërkesën e ardhur nga Kuvendi për shkarkimin e 2 anëtarëve, Elvis Cefa dhë Lulzim Lelçaj, që u bë në mbledhjen e 20 shtatorit 2014.
Në diskutime anëtarët e KLD, janë shprehur kundër kërkesës për shkarkim, duke e cilësuar si një përpjekje të shumicës për të uzurpuar një institucion të pavarur.
Kreu i Shtetit, njëherësh kreu i KLD, Bujar Nishani, ka dalë në mbrojtje të gjyqësorit, duke deklaruar se më shumë se sa drejtësia, korrupsioni është më i madh mes politikanëve.
Ndërsa Gjin Gjoni tha se materiali është përgatitur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të goditur anëtarët e Keshillit të Lartë të Drejtësisë.
Bujar Nishani: “Eshtë e vërtetë që ka afera korruptive midis gjyqtareve, midis prokuroreve, par praktika e jetës tonë, jo vetem ka krijuar perceptimin por edhe ka konfirmuar se ky korrupsion është shumë herë më i madh midis politikanëve, midis vendimmarrësve që përdorin resurset dhe pasuritë publike të këtij vendi. Ka një konflikt të madh interesi në rastin e përballjes midis politikës dhe sistemit gjyqësor sepse në fund të fundit njerëzit e korruptuar në mes politikanëve, janë ata të cilët do të gjykohen nga njerëzit e gjyqësorit të cilat natyrisht që nuk janë të interesuar realisht për një gjyqësor të fortë.”
Elvis Çefa:“Ajo që është e rrezikshme dhe që del qartësisht në këtë shkresë është që synimi final të jetë që e gjithë veprimtaria jonë e këtyre viteve, sidomos e periudhës së fundit, të konsiderohet nul, pa asnjë pasojë juridike dhe me pas t’i hyhet me një Këshill të Lartë të Drejtësisë të riformatuar, të vendosur tashmë nën kontrollin absolut politik. T’i hyhet sistemit me kazmë dhe me lopatë, ashtu sic u bë para shumë vitesh në shumë gjëra të tjera në këtë vend, dhe të çmontohen edhe ato pak gjëra që ne besoj kemi arritur të bëjmë me punën tonë intensive të këtyre dy viteve.”
Gjin Gjoni: “Po ta shohesh, i gjithë materiali është përgatitur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të goditur anëtarët e Keshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të them të drejtën që njerëz të zgjedhur nga Parlamenti mund të vijnë me bindje politike brenda Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mund të jenë zgjedhur politikisht, por në momentin që hyjnë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë zhvishen zhvishen nga udhëzimet e partive.
Unë them që kërkesa është një uzurpim total që po i bëhet pushtetit gjyqësor.”
Por, mbledhja është shoqëruar me debatetë forta edhe lidhur me vendimit të fundit të KLD për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në ligjin për funksionimin e këtij intitucioni.
Anëtarët Dritan Hallunaj dhe Sokol Çomo, kanë shprehur rezerva ndaj deklaratës së KLD, se unanimisht, ky institcion i ka konsuderuar antikushtetuese ndryshimet ne ligj
Sokol Çomo: “Për sa i përket votës kundër, unë nuk jam dakord më këtë mënyrë të operimit të lëshimit të deklaratave. Ky është një organ kolegjial. E kam theksuar edhe herë tjetër që praktika e leshimit të deklaratave, pa u konsultuar në tryezën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka qenë e kundraligjshme dhe po ju jap një shembull që kjo kundërligjshmeri çon edhe ne të pavërteta të rënda dhe në disinformime – s’do doja t’i quaja të qëllimshme – të opinionit. Vetëm për mbledhjen e kaluar është thënë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mënyrë unanime, njëherazi, cmon që ligjet që ka bërë Parlamenti janë antikushtetuese. Ndërkohë që kjo është një e pavërtete shumë e madhe.”
Dritan Hallunaj: Atëherë, për sa i përket votës time kundër une personalisht në disa nga këto kam qenë kundër dhe duke filluar që nga pika e parë që ka të bëjë me konfliktin e interesave dhe promovimin e anëtarëve të Keshillit te Lartë të Drejtësisë, une personalisht nuk kam paraqitur asnjëherë kërkesë, se kështu e kam vlerësuar, që nuk mund të promovohen
Gjithashtu, duke vijuar edhe me zgjedhjen e anetarit te Bordit Drejtues te Shkolles se Magjistratures Zotit Gjin Gjoni, une kam votuar kundër. Po ashtu edhe për zgjedhjen e Zotit Fana kam qenë kundër, si dhe për pika të tjera – për të mos iu ngrënë edhe kohe.
po normal qe do flisni keshtu ca duhet te beni ju te fusni veten tuaj ne burg? ah ku u katandis shqiperia e shkrete ne doren e gjinit jarit dhe te degjeneruarve te tjer. turp turp fatkeqsi
futini brenda shkerdhatat. merruni pasurin dhe cdo gje qe kane mos i lini ta hedhin shurren perpjet
Keshilli i Larte i Drejtesise eshte nje turp Kombetar qe mbron pandeshkueshmerine ne Shqiperi.Eshte foleja e Grenxave me ne krye Presidentin e Republikes Bujar Mustaqelliun.Ky Keshill vepron ne menyre te jashteligjshme duke shkelur me te dyja kembet ligjet e Republikes se Shqiperise.Eshte krahu i armatosur i pushtetit te djeshem te shpellarit te Vicidolit.Eshte ky keshill qe kercenon me shkarkim nga detyra gjykatesit anembane Shqiperise,nese keta te fundit guxojne te godasin korrupsion dhe krimin e djeshem.Nese ky institucion nuk detyrohet te vihet ne shinat e reformes rrenjesore ne drejtesi,Shqiperise do ti shtohet plage te tjera,pervec atyre te shkaktuara gjate ketyre viteve.Nje tjeter institucion ne duart e “Trustit te Geshtenjave te Tropojes” eshte edhe Gjykata Kushtetuese,qe eshte shnderruar ne zyren ankimore te Partise Demokratike.”Trusti i Geshtenjave te Tropojes” drejton institucionet e drejtesise ne kete vend,te cilat jane arma me e fuqishme ne duart e tyre,pervec armeve te banditeve te tyre te armatosur ne te kater anet e Shqiperise.Por,jam i bindur se kjo bande do te cmontohet vetem me durim,perpjekje dhe gjakftohtesi.Nuk duhet qe askush te bjere pre e provokimeve te “trustit te Geshtenjave te Tropojes”(aq me pak Edi Rama),sepse ata nuk kane per te pranuar lehte cmontimin e Trustit te tyre Kriminal qe i ka rrnejet deri tek Elez Biberaj me banim ne SHBA.Rrezikun po e ndjejne dhe friken gjithashtu.Nishani dekalroi para disa kohesh.Jam dakort qe Presidenti te zgjidhet nga populli.Arsyeja??Me ikjen e Nishanit dhe ardhjen e nje Presidenti tjeter,fillon shkulja nga rrenjet e “trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Dikush mund te thote.C’te keqe ka zgjedhja e Presidentit nga populli??Ka nje problem shume te madh.Ne jemi Republike Parlamentare dhe jo presidenciale.Nje aventure e tille do kerkonte ndryshim te Kushtetutes dhe ndoshta edhe Referendume te pergjakshme.Gjak,per te cilin ata kane shume nevoje ne keto momente.Ndryshimi Kushtetues per zgjedhjen e Presidentit nga Populli,do kerkohet nga dikush me referendum popullor.Dhe sa here qe ka referendume te rendesishme,”Trusti i Geshtenjave te Tropojes” aktivizohet per gjakderdhje.
Eshte paradoks te shikosh ulur ne tavolinen e KLD Sokol Comon me Ilir Mustafaraj, nipi me sa di i Uranit .Jane si dita me naten.
O gjin a don ti me I luftu Turqit?Praj hej burr mos u tut ke salen ke sh.q.u.p., si do bahet prap e ke dhe nishanin, burra te medhej keta s’kane me te leshue ne balte.I ke dhene shum partise or taj …….!