Vjedhja e Thesarit/Prokuroria gati të cojë për gjykim 14 prej të akuzuarve

28 Shtator 2014, 12:29Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës pritet që brenda pak ditësh të dorëzojë në Gjykatën e Tiranës kërkesat për gjykimin e 14 të akuzuarve për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Listën e kërkesave për gjykim e kryeson Dorian Collaku, ish-drejtori i Emisionit të Parave, ndërsa akuzat e ngritura janë “shpëërdorim detyre”, që në bazë të Kodit Penal dënohen deri në 7 vite burg.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se në kërkesat për gjykim nuk do të përfshihen ish-Guverntaori Atdian Fullani dhe ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH Elivar Golemi, dosjet për të cilët janë ende nën hetim. Fullani me vendim të Gjykatës së Apelit ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa Golemi vijon masën e sigurisë arrest me burg.

Si Ish-Guvernatori ashtu edhe ish-Inspektorja e Përgjithshme, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, rekurs që është ndërmarrë edhe nga Prokuroria në rastin e Fullanit. Ky i fundit kërkon pafajësinë, ndërsa Golemi ndryshimin e masës së sigurisë.

Po kështu nën hetim janë edhe dosjet për Mimoza Bruzia dhe Blevis Betjan, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të Ardian Bitrajt në vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, organi i akuzës i ka komunikuar akuzën Ardian Bitrajt, të dyshuarit kryesor për vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve, i cili rrezikon 20 vite burg për veprën penale të vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit.

Të akuzuarit që do të cohen për gjykim 

– Dorian Çollaku, ish drejtori emisionit të parave në Linzë

– Bashkim Xhilaga, kontrollori i mbikqyrës në Departamentin e Emisionit

– Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit- Lavdim Cani, me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit

– Myzejen Belba, me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit

– Liljana Tusha, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit

– Dhimitër Davidhi, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit.

Listës i shtohen dhe 6 inventarizuesit Gentian Jahja, Ilir Dedja, Emiljano Lamçe, Mehdi Marku, Bahri Allushi, Mehdi Molla, Fatbardha Gurthi, të cilët sipas prokurorisë nëse do kishin kryer inventar sipas rregullave do kishin konstatuar shumë më parë vjedhjen.

1 komente në “Vjedhja e Thesarit/Prokuroria gati të cojë për gjykim 14 prej të akuzuarve”

  1. Prokuroria eshte mesiguri nder perfitusit e miljardave te thesarit .
    Ky show mdiatik ,ka vetem efekt psikologjik ,te mashtroj destinacionin se ku mbrriten Miljardat $ asgje qe ka te beje me thelbin e problemit .
    Keni qysh prej shpalljes se vjedhjes (dhe kjo e mir planifikuar nga grupi mafioz qe dhe perfitoj nga shumat qe ruheshin ne Thesare ) dhe tani beni show mediatik .arrestohet Fullani me lihet perseri i lire per munges provash ? hahahahahahahah ,ku ka keshtu tjeter ,ne cilin vend te botes ,pervec se ne shqiperi !
    Arrestohen e mbahen ne burg ,sigurishte per te manipuluar opinionin shqipcare ,deri sa kjo ceshtje te harrohet duke u zevendesuar me skandalin e radhes ,pra nji metode e cila vazhdon me sukses ti hidhet ne skene opinionit shqiptare nga mafia ne pushtet ,nga mafia e prokurorise e gjykatave ,qe mundet ti gjesh vetem ne fiset afrikane zhulu -vulu . mendojn kta mafioze prokurore e gjykates se ky popull do vazhdoj te besoj ne kte loje pafund e cilA PO SHKATERRON PERFUNDIMISHT KTE VEND ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje