Vjedhja e Thesarit/ Fullani i drejtohet Gjykatës së Lartë

30 Shtator 2014, 16:01Kronika TEMA

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish-Guvernatori Fullani ndodhet në arrest shtëpie  prej 24 ditësh, pas vendimit të Gjyaktës së Apelit, e cila i ndryshoi masën nga arrest me burg ne arrest shtëpie.

Fullani akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Fullani u arrestua në datën 5 shtator pranë ambienteve të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë dy ditë më parë ish-kryeinspektorja e BSH Elivar Golemi, iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për të shpallur të pavlefshme dy vendimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta.

Gjykatës së Lartë për ish-Guvernatorin Fullani i është drejtuar edhe Prokuroria, e cila kërkon vendosjen e masës së arrestit me burg për të.

8 komente në “Vjedhja e Thesarit/ Fullani i drejtohet Gjykatës së Lartë”

  1. Tironsi says:

    Tashti do te shikohet se sa vlen Kryetari i Gjykates se Larte.Me thane te drejten kur u propozue per President , une per vete kam qene dakort dhe ne fakt eshte shume here ma i mire se Ai qe kemi aktualisht.Po erdhi sahati te provohet se mund te beje realisht Drejtesi.Nje vendim i drejte i Tij do te na jepte shprese se “Shqiperia ka nise te behet”.Normalisht te gjithe zuzaret ,hajdutet ,vrasesit e kane vendin prapa hekurave.

    1. plaku says:

      Tironsi,
      Desha te them qysh ne fillim, se nuk marr vesh shume nga drejtesia. Me sa kuptoj une, prokuroria kerkon VETEM te ndryshohet MASSA E ARESTIT, nga Arrest shtepie ne Arrest me burg.
      Per mua masa e arrestit nuk ka shume rendesi , rendesi kane seancat e gjyqit dhe sa e afte ka qene prokuroria qe te mbledhe material bindes se Fullani ka SHPERDORUAR DETYEN ( sipas aktakuzes me pese pika ) dhe JO pjesmarrje ne vjedhjen e bankes.

      Ka shume mundesi, qe interpretimi im te mos qenroje dhe do ti isha mirenjohs secilit ketu ne forum qe mund te na argumentoje te kunderten sepse une jam gjithmone i mendimit te filosofit grek Sokrates, se une di qe nuk di asgje.

      Filosofi i madh grek Sokrates thoshte, se ligjet duhen zbatuar dhe jo shkelur. Ne se ligjet nuk jane ne rregull, populli, nepermjet te zgjedhruve te tij, ne Parlament ti ndryshoje keto ligje.
      Sa per dijeni, vete Sokrates e pesoi nga ligjet jo te drejta te kohes se vet. Ai u burgos dhe m.gj.se miqte e tij te fuqishem i propozuan te arratisej ai nuk pranoi. U gjykua dhe u denua me vdekje me helm.

      Pershendetje

    2. tironsitjeter says:

      robi ca te beje gjykata kur prokuroria ka cuar prova koti. Sa here ka liru gjykata se prokuroria ja ka fut kot. Deri tani nuk kemi asgje nga prokuroria. Pse se arrestoi qysh ne fillim se atehere mund ti manipulonte provat po e kapi pas nje muaji. Tani si ne Burg si jashte burgu njesoj eshte prokuroria ca provash kishte per te marre duhet ti kete marre perndryshe qekan prokurore me tetevjecare. Lexova sot ke nje gazete tjeter ligjin e prokurimeve per te cilin e akuzon prokuroria. Ishte qesharake ju deshen prokurorise 2 muaj te studjonin nje rregullore 10 faqe per prokurimet per te gjet shkelje. Ato 10 faqe dhe nje analfabet i kishte lexuar me shpejt dhe kishte dale ne konkluzion me shpejt se prokurori.

  2. antikrimi says:

    Ne se gruaja e Zaganjorit kusherire e pare e Arjana Fullanit perfundimi dihet,pa thene se zj Fullani eshte anetare e ksaj gjykate…

  3. Gjykata Ulet says:

    Cdo presesh nga nje gjykate plepash qe mban emrin qesharak “Gjykata e Larte”.

    Gjykata me e Ulet e gjithe koherave sigurisht qe do t’a hedhi poshte propozimin e prokurorise. Kjo eshte e qarte si drita e diellit, se fullhaneshat e gjykatave te sali protopapes e kane marre para kohe vendimin per mosndeshkimin e hajduterise dhe kusarise se parave e taksapaguesve.

    Vendosja e nje shteti ligjor, i cili nuk ben dallime midis peshqve te dobet e te pambrojtur dhe peshkaqenerve perbindsha eshte nje domosdoshmeri per zhvillimin dhe ecurine drejt BE-se. Dhe ketu qendron dhe problematika kryesore e luftes kunder korrupsionit, gje qe e permendin sa e sa here politikanet evropiane.

  4. 'stili> says:

    Bir Xhaferri I nenes ke te qaj me pare …..!!!!!!!?????????????

  5. rrushi says:

    Ore po te thone njeher keta prokuroret se pse duan ta denojne konkretisht se vetem titullin kemi shperdorim detyre. Po qe se ja fusin kot prokuroret sigurisht qe do dali se po sdoli ky kur prokuroria ja fut kot vaj medet ne njerezit e thjeshte.

  6. rrushi says:

    Ore po qe se prokuroria ja fut kot sigurisht qe do dali. Se po sdoli as ky kur ja fut kot prokuroria mendoni ca ben prokuroria me ne njerezit e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje