Guardia di Finanza ka shkatërruar një grup trafikantësh që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Aksioni i policisë u shtri në qytetin e Barit, ndërsa identiteti i njërit prej trafikantëve ende nuk bëhet i njohur.
Autoritetet italiane raportojnë se bëhet fjalë për 5 persona me nënshtetësi shqiptare. Sipas Guardia di Finanza, të arrestuarit operonin në fushën e trafikut e lëndëve narkotike mes shqipërisë dhe italisë, kryesisht në provincat e Barit si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.
Vidjan Gjoni, Gentian Xhani, Armand Xhani, Rrok Qushku dhe një person i pestë janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Barit, pasi ishin të lidhur dhe me 300 kg kanabis të sekuestruar në një operacion të mëparshëm në portin e Barit. Në rastin në fjalë është i përfshirë dhe një shtetas maqedonas.
Ah more Maks Velo, por nuk te degjojne derrat ty jo.
Kujtova se Flamurtari shpartalloi Barin……