Shpëtim Ziza tenton sërish vetëvrasjen, i vë flakën krevatit në qeli

2 Tetor 2014, 12:37Kronika TEMA

Shpëtim Ziza, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen në 2007 në Peshkopi të 10-vjeçarit Bekim Çenga, ka tentuar vetëvrasjen duke i vënë flakën krevatit të qelisë së burgut të Krujës, ku ai vuan dënimin.

Ky fakt konfirmohet në burime pranë Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve, të cilët pohojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa Ziza i ka vënë flakën me cigare dyshekut të tij. 

Të njëjtat burime sqarojnë se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar pasi ndërhyrja në kohë e gardianëve ka neutralizuar flakët e zjarrit. I dënuari është transferuar në një tjetër qeli.

Kjo nuk është hera e parë që Shpëtim Ziza, ka tentuar të vetëvritet, ku vetëm pak ditë më parë madje ka tentuar vetëvarjen me çarçaf në burg, por është shpëtuar nga roja i burgut. 

Në një tjetër rast, ai ka prerë damarët në qeli dhe më pas është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkaq në qershor të këtij viti, në një atentat para banesës së tij në fund të rrugës “5 Maji”  në Tiranë, është vrarë vëllai i tij, Saimir Ziza. Ndërsa hetimet për këtë vrasje vijojnë, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje.

Shpëtim Ziza është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, dhe ku vetë ai ka pranuar krimin në fjalë. 

1 komente në “Shpëtim Ziza tenton sërish vetëvrasjen, i vë flakën krevatit në qeli”

  1. Vezhguesi says:

    Aman more,deri kur do bej lajme veprimet e atij Krimineeli?Nuk ja vlen te merreni me me Te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje