Policia njofton arrestimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës/ Reagon Doksani: Po shkoj në punë

3 Tetor 2014, 11:20Kronika TEMA

Policia ka njoftuar arrestimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani.

Kjo, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Doksanin.

Gjithashtu, policia njoftoi se ka arrestuar edhe dy mjekë të burgut Rrogozhinë, A. Konda dhe F. Hate.

Doksani dhe dy mjekët akuzohen për shpërdorim detyre.

Burime nga prokuoria bëjnë të ditur se Doksani, bashkë me dy mjekë, dyshohet se kanë fallsifikuar rreth 11 dokumente.

Por drejtori i burgut të Rrogozhinës ka deklaruar se nuk kishte dijeni për akuzat e ngritura ndaj tij, duke konfirmuar se ka vijuar punën edhe sot. 

“Nuk kam dijeni për akuzat, po shkoj në punë. Nuk di të kem kryer ndonjë shkelje në punë”,  deklaroi Doksani, i cili mohon të jetë arrestuar nga policia. 

Por mësohet se pretendimi i Doksanit dhënë për mediat përmes telefonit se po shkonte në punë, ishte i pavërtetë. Ai ka telefonuar nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit teksa po merrej në pyetje nga agjentët e krimit ekonomik dhe po i komunikohej urdhri i Gjykatës për ndalimin e tij.

14 komente në “Policia njofton arrestimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës/ Reagon Doksani: Po shkoj në punë”

  1. Une jam, ti je. says:

    Mos eshte gje i LSI-se ky bajga?

    1. erli says:

      mbytini maskarenjte e lsi

  2. TARAS says:

    ky e ka merituar me kohe.

    1. Pilo Lala says:

      Nje sot, nje javen tjeter.
      Progresi duket ne cdo fushe. Nepunesit po mesohen qe te mos shkelin ligjin.
      Bravo Policia dhe Ministria e Drejtesise.

  3. Toni bostoni says:

    O qeveri pa koke mos u merrni me Doksanin dhe mjeket e burgut per fallsifikim po merruni me Salin Bashen dhe Fullanin qe Kane fallsifikuar gjithe Shqiperine o qeveri pa bythe

  4. Albpetrol+Endri Pyka says:

    Keta te LSI jane kocke e forte,nga drejtor Azotiku ne Fier,drejtor burgu ne Rrogozhine,paska diplome drejtori ky

  5. labinot says:

    Nga e vogla,vjen e madhja.Sot drejtori i burgut,neser burgaxhiu i Kullave binjake.

  6. bato says:

    Skandfale mediatike apo qeveritare? Se ne kohen qe drejtori shkon ne pune normalisht, mediet njoftojne se eshte arrestuar. Kush genjen? RRumpalle dhe dezinformim i nivelit te larte!

  7. Gezimi says:

    LSI ka kohe qe eshte kthyer ne kancer te Shqiperise! Me vjen keq per kryeministrin aktual qe eshte i detyruar te qeverise me keta minj!

  8. dp says:

    I arrestuar ,me telefon .

  9. cimi says:

    para se dikush te paragjykoj te tjeret te filloj njeher nga vetja e tij se sa i paster eshte

  10. Leshelia says:

    Kush i qan hallet e mia,
    Ilir Meta LSI-ja

  11. Idealisti says:

    E kapin cunat atje mbrenda tani dhe tere diten sapunin….:D

  12. i says:

    Sa e rende duhet te jet per nje drejtor burgu te perfundoj ne burg. I shkreti ai qe do i behet bytha tynel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje