Bici: INUK nuk ka bërë prishje selektive, në Tiranë do shkatërrohen 700 objekte të paligjshme

3 Tetor 2014, 11:05Kronika TEMA

INUK nuk ka bërë asnjë prishje selektive. Kështu u shpreh drejtoresha e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dallëndyshe Bici, e cila ka bërë të njohur ecurinë e akionit të ndërmarrë prej disa ditësh në Tiranë për clirimin e hapësirave publike nga ndërtimet.

Bici u shpreh se tashmë INUK po verifikon lejet apo legalizimet e objekteve që janë ngritur mbi hapësira publike, ndërsa shton se janë të paktën edhe 700 objekte që do të prishen.

INUK nuk ka bërë asnjë prishje selektive të ndërtimeve pa leje. Janë rreth 700 ndërtime që do të prishën në Tiranë. Po ashtu janë duke u verifikuar edhe lejet apo legalizimet e bojekteve që janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu do të verifikohen edhe ato leje apo legalizime të objekteve që kanë zabtuar hapësirat publike. Ndërsa aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin”, theksoi Bici

5 komente në “Bici: INUK nuk ka bërë prishje selektive, në Tiranë do shkatërrohen 700 objekte të paligjshme”

  1. arben says:

    Vazhdoni si e keni nisur INUK-u, mos degjoni hajdutet e pronave publike, por shkojini punes deri ne fund per t’i kthyer qytetareve te ndershem shqiptare cdo cm2. Shikoni se si jane strukur te “fortet” e lagjeve qe dikur te vrisnin me pordhe. Edhe dora qe dikur fusnin ne xhep per te dorovitur ju eshte thare. Bravo Rilindja! Po vjen era shtet!

  2. Bame Qifja says:

    O Arben o legen po pallatet ne oborret e shkollave me leje te Edvinit tend si do i behet halli?!

  3. Dr says:

    I duhet shkuar deri ne fund se ka dhe devijime. Bravo per punen por jo nje i nones nje i njerkes.

  4. babec says:

    Bravo Shteti! Se shpejti shembja e AA ne Kinostudio!!!

  5. albrecht says:

    Mos prishni shtesat e pallateve qe njerezit i kane bere per nje jete me te mire. Sigurisht edhe nga mungesa e autoritetit te shtetit ne keto 23 vjet shkerdhatokraci ! Keto shtesa duhet te legalizohen! Eshte krimi i madh te prishen keto shtesa mbas 15 e kusur vjetesh qe jane ndertuar ! Mijra njerez do te perfundojne pa shtepi ne rruge !

    Shumica nga ne eshte dakort te prishen cibanet qe kane bllokuar trotuaret, lulishtet dhe hapesirat publike dhe ketej e tutje autoriteti i shtetit dhe respekti ndaj ligjit te vendoset ne cdo cep te terrtorit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje