Gjykatësit në punën e tyre nuk zbatojnë vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, shkelin në mënyrë flagrante ligjin procedurial dhe nuk respektojnë etikën.
Këto janë disa nga gjetjet nga kontrolli i ushtruar nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë gjatë shtatorit 2013 deri në shtator të vitit 2014 në të gjitha gjykatat e vendit.
Nga raporti i inspektimit të gjykatave, i cili citohet edhe në korrespondencat e Ministrisë së Drejtësisë, një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve referuar gjyqësorit, të vërtetuara edhe nga inspektorët e saj si dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbetet zvarritja e proceseve gjyqësore së bashku me zvarritjen pa shkaqe të arsyeshme të zbardhjes së vendimeve gjyqësore.
Për Ministrinë e Drejtësisë inspektimet periodike të kryera gjatë kësaj periudhe kanë konstatuar gjithashtu shkelje flagrante të ligjit procedural për mënyrën se si duhet administruar procesi gjyqësor; shkelje të vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë; shkelje të rregullave të etikës në komunikimin e gjyqtarëve me palët në proces dhe shkelje të tjera të konstatuara në mbështetje të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Gjatë kësaj periudhe, bazuar edhe në këto shkelje, rezulton se ministri i Drejtësisë i ka propozuar KLD-së kërkesat për procedim disiplinor për 21 gjyqtarë, ku për 12 gjyqtarë është kërkuar masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”; për 6 gjyqtarë është kërkuar masa disiplinore “Dërgimi për 1 deri në 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij”; për 2 gjyqtarë është kërkuar masa disiplinore “Vërejte me paralajmërim” etj.
Nga ana e saj KLD rezulton se ka shkarkuar nga detyra dy gjyqtarë; ka dhënë vërejtje me paralajmërim për 8 gjyqtarë; vërejtje për 2 gjyqtarë; transferim në një gjykatë tjetër për 1 gjyqtar dhe pushimin e procedimit disiplinor për 1 gjyqtarë.
Për reformimin e sistemit të drejtësisë, mazhoranca ka paralajmëruar ngritjen e një komisioni të posatshëm parlamentar i cili do të hartojë paketën ligjore e cila do të prekë të gjitha institucionet e këtij sistemi, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë e deri tek gjykatat e nivelit më të ulët.
Pse nuk ithon emrat e gjyqtareve.
Nqse lexohen komentet tona,do te Desha te shkarkohet gjyqtari Ardian Kaliaj per korupsion te pastert,mbi te rendojne mit marje mos gjykim korekt pa profesionalizem,i doli mos deklarim te pasurise e cfare kerkohet per nje gjyqtar kur nuk ploteson keto kushte,vetem shkarkim dhe marje te pasurise qe eshte e popullit qe I ka mare per vendime klienteliste.
Gjyqetarja Majlinda Doga huhet te shikohen vendimet,nje gjyqtare me vendim koruptiv te pastert,dosja e saj kaloi ne M.Drejesise dhe kesaj duhet te shikohet pasuria,gjykata e rrethit Tirane eshte skandal,aty eshte nje lek I papare,demet I sjell kjo gjykate prandaj ketu duhet audit e reforme e thelle.Sa me shpejt se keta jane te papermbajtur.