Terrorizmi/ Shqipëri-Kosovë, bashkë në monitorimin e kufirit

7 Tetor 2014, 11:49Kronika TEMA

Drejtues të Prokurorisë, Policisë, Gjykatave, Doganave dhe drejtues vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës, janë ulur së bashku për të diskutuar dhe vënë piketat e bashkëpunimit dypalësh, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, përgjatë vijës kufitare Kosovë-Shqipëri.

Për Prokurorin e Kosovës, Sylë Tahir Hoxha, krimi nuk njeh kufinj.

“Bashkëpunimi i ndërsjelltë ,mes dy prokurorive dhe organeve policiore do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit”, tha Sylë Tahir Hoxha Kryeprokurori i Kosovës

Sipas Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, “vija kufitare duhet monitoruar me kujdes pasi është vend i favorshëm për lidhjet e organizatave të ndryshme terroriste”.

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici vlerësoi se fenomeni i krimit, do të marrë fund me vënien në zbatim të një projekti të BE-së për shkrirjen në një të doganës së Vërmicës dhe Morinit, projekt që pritet të tenderohet në fund të këtij viti.

Qarku i Kukësit ka më shumë se 115 kilometër vijë kufitare me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku pjesa kryesore është tokësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje