Shpërdorimi i detyrës/ Prokuroria çon në gjykatë dosjen për Florenc Hoxha

6 Tetor 2014, 13:04Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik  të Tiranës Florenc Hoxha, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas Prokurorisë, kreu i INUV ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime pa leje në Tiranë. 

Pak muaj më parë, Prokuroria në kryeqytet e akuzoi kreun e INUV-it Florenc Hoxha për shpërdorim detyre në katër raste. Referuar hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi. 

Në muajin korrik Gjykata e Apelit Tiranë ndryshoi masën e sigurisë për kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha.

Një treshe e Gjykatës së Apelit prishi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga Shkalla e Parë dhe caktoi për të masën “detyrim për paraqitje”.

3 komente në “Shpërdorimi i detyrës/ Prokuroria çon në gjykatë dosjen për Florenc Hoxha”

  1. arber says:

    Eshte djale shume negativ dhe i lig. Per lek eshte gati te bej gjithcka.

  2. derty says:

    Nuk i gjen gje keta jo, kush ben 1 Milion Euro e ka deren e mbyllur (deren e burgut dmth).

  3. i shqetesuar says:

    Jo “per Florenc Hoxha”, por “per Florenc Hoxhen”. Apo ka ndryshuar shqipja dhe une s’e kam marre vesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje