Përdhunoi mbesën e mitur, Prokuroria kërkon 35 vite burg për 35- vjeçarin

8 Tetor 2014, 10:59Kronika TEMA

Prokuroria e Elbasanit kërkon 35 vite burg për një 35-vjecar, i cili një vit më parë kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilën e kishte mbesë. Ngjarja ndodhi më 23 shtator të 2013-ës në fshatin Serres në Selanik të Greqisë, ku nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” u vu Eno.E
 
Sipas hetimit ka rezultuar se i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar edhe me jetë. Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e vajzës bënë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë. Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit.

35-vjeçari, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, kaloi kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan,

Prokuroria e këtij qyteti ka nxjerrë urdhër-ndalimin, i cili është ekzekutuar një vit më parë, 01 tetor 2013. Më pas, urdhëri i ndalimit është konsideruar i ligjshëm nga gjykata dhe ditën e sotme, prokuroria kërkoi dënimin maksimal, me 35 vjet, për të akuzuarin e kësaj vepre të rëndë penale. 

5 komente në “Përdhunoi mbesën e mitur, Prokuroria kërkon 35 vite burg për 35- vjeçarin”

  1. capucin says:

    qelbasanllinj….pty…fare muti…

    1. MERITONI says:

      turkofagos

      ahahhahahhahahahahha,kjo e dhunuara,eshte familjare e ZOROS?
      kurse ky dhunusi,eshte djali i axhes tende?
      ju te gjuthe jeni familjare,shkerdheheni ne mes vet si lepuj,edhe ku,ne GRQI??!

    2. rita says:

      Shumë nga këta shkërdhot që jetojnë në Greqi i kanë marë këto vese ptyyyy….(!!!!!)

  2. tourkofagos says:

    pune Meritonesh,vari kkkkkkkk……..

  3. shkodra says:

    Capucin nuk futen te gjithe ne nje thes…..

    Nje person me nje IQ mesatare nuk e ben nje gje te tille por ti je me IQ nen mesatare dhe shume prane zeros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje