Gjyqi ndaj Arben Frrokut/ Dështon dhënia e dëshmisë së dëshmitarit kyç

8 Tetor 2014, 14:18Kronika TEMA
Gjyqi ndaj Arben Frrokut/ Dështon dhënia e dëshmisë së

Masat e rrepta të sigurisë u morën pikërisht pasi u zbulua identiteti i dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, të cilit më datë 15 shtator iu bë atentat me eksploziv, po që për fat të mirë, lënda shpërthyese u çaktivizua në kohë nga ekspertët xhenierë.

Dëshmitari pritej të dëshmonte në seancën e sotme përmes një video-konference e cila nuk është zhvilluar për shkak të një problemi teknik.

Seanca u shty për javën e ardhshme, kur pritet që dëshmitari i mbrojtur të japë dëshminë e tij kundër Frrokut. 

Biznesmeni Arben Frroku akuzohet për vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë, Dritan Lamaj, më 24 shkurt 2013, në zonën e njohur si “Vasil Shanto”.

Kryekomisari u qëllua për vdekje me 12 plumba, pak metra larg nga pallati ku banonte. Sipas prokurorisë, motiv i krimit janë mosmarrëveshjet mes të pandehurit Frroku dhe të ndjerit Dritan Lamaj. 

3 komente në “Gjyqi ndaj Arben Frrokut/ Dështon dhënia e dëshmisë së dëshmitarit kyç”

  1. United Kingdom says:

    Hahahahahahahaha…. ……

    “Seanca nuk u zhvilluar për shkak të një problemi teknik”

    Kjo eshte thjesht nje genjeshter. Ehuuuuuu sa her jane bere provat per video-calling!!

    Ateher, kjo do te thote qe tekniket jane brryla dhe I kane mare dipllomat me leke!!

    Boooooo

  2. Faja says:

    Me vjen keq qe ky shtet siguroj jeten e papes dhe nuk eshte ne gjendje tegarantoje nje deshmitare…..!

  3. andi says:

    Vrasja e Dritan Lamaj eshte e organizuar nga Krimineli Sali Berisha, ai dhe vetem ai ka organizu, organizon e do te organizoje sa te kete mundesi keso lloj vrasjesh. Arben frroku munde te jete vrases por jo i Dritanit. dritani eshte vra nga Sali Berisha vetem per te fitu zgjedhjet. Une qe ate dite kam vu bast qe vrasja e Lamajt eshte ba nga Sali Berisha. Hetusija dhe gjykata eshte nen kthetrat e Sali Berishes dhe i sherbejne atij. Llalla duhet iki nga ai post qe hetusija te vihet ne vendin qe i takon, me llallen nuk ka drejtesi por padejtesi, njerez te akuzuar pa faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje