Vjedhja e thesarit/ Prokuroria kërkon në Gjykatën e Lartë rikthimin në burg për Fullanin dhe 6 të akuzuar të tjerë

8 Tetor 2014, 14:14Kronika TEMA

Prokuroria do të kërkojë në Gjykatën e Lartë rikthimin në burg për ish-guvernatorin Ardian Fullani, i cili vijon të qëndrojë në arrest shtëpie, deri në një vendim tjetër.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se organi i akuzës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë të dhënë nga Gjykata e Apelit për ish-Guvernatorin Fullani.

Prokuroria kërkon arrest me burg për Ardian Fullanin, Ilir Dedjan, Bajram Allushin, Gentjan Jahjën, Fatbardha Gurthin, Mehdi Mollën dhe Emiliano Lamçen, të akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Edhe avokati mbrojtës i ish-guvernatorit Fullani ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Apelit, vendim i cili “ngujoi” në shtëpi zotin Fullani, i dyshuar për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Ish-guvernatori Ardian Fullani u vu në pranga në 5 shtator në zyrën e tij. Më pas, treshja gjykuese në Gjykatën e Apelit, kryesuar nga Alaudin Malaj dhe anëtarët Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri, vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, ndaj ish-kreut të Bankës Qendrore në vend.

Prokuroria nga ana e saj, kërkoi që Ardian Fullani të mbahej në burg, madje paraqiti si prova dhe dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Në vendim thuhet edhe se gjykata vendosi: “Detyrimin e personit nën hetim të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë më të”.

Skandali i vjedhjes në Thesar u zbulua pas vetëdenoncimit që bëri Ardian Bitraj, i cili rrëfeu se kishte vjedhur 713 milionë lekë në Arkën Stok dhe Arkën për Veprim dhe të gjitha paratë i kishte humbur në loto sporti.

8 komente në “Vjedhja e thesarit/ Prokuroria kërkon në Gjykatën e Lartë rikthimin në burg për Fullanin dhe 6 të akuzuar të tjerë”

  1. e vero says:

    Mjaft me keto mashtrime ,se e beret kete popull leshko fare .
    Fullani nuk futet me ne burg .

  2. TAHIRI says:

    merini gjith derrat si puna e kti e sadik llulles e denojini me burg perjrtshem se tkishte qenq koha xhaxhit do ishin vare nlitar.

  3. shqiptar ne zemer says:

    Kalbeni brenda edhe uroj te mos jete i fundit por ta terheqi kemben zvarre dhe per shoket e tjere.

    1. MARA says:

      kurre mos thuaj se ti s’ke per te pire nga ky uje…mos paragjyko, sepse zemra po na rrjedh gjak

  4. sherifi says:

    Une nuk kam besim se edhe gjykata e larte eshte e kapur nga ish pushteti i saliut, do ta kete shume te veshtire kjo mazhorance nese nuk ndermer reforma rrenjesore ne drejtesi. aty edhe avokatet duhet te ket sanksione se edhe ata jane me hajdut se gjyqtaret.

  5. Hajdarat says:

    Duhet te futen ne burg te gjithe Hajdarat e gjykates korrupte.

  6. monumenti kavajes says:

    Po si ore do te futet Fullani burg???? E ku ne gjykaten e larte. Nuk e kuptoj se si nuk e kupton prokurormavria, se si po luhet kjo loje?! Vecse po te jete edhe ai ne tave si pjese e lojes.

    Po a nuk e pate gjykimin e ne Apel se cafre beri Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkelqim Miri: hodhen shortin nga e para, qe ta merrte per gjykim Alaudini, po shorti ishte hedhur njehere, pse e hodhen prape? Dhe cfare “fati i keq”, i ra pikerisht atij qe hodhi, Alaudinit.

    Gjykuan te paren ate vajzen, Golemin dhe e lane ne burg. Kjo ishte mesazhi, kembana e alarmit, qe i derguan Fullanit, do hedhesh parate apo u ktheve edhe ti si kjo Golemi ne burg. Fullani u gjykua fix 2 ore e 20 minuta pas Golemit(keshtu kishte rene shorti pra, ha, ha, ha). E mori mesazhin Fullani, e njerezit e tije ne mos direkt avokati hodhen dhe jo pak, evrote dhe Fullani eshte ne shtepi. Ju thoni do te kthehet ne burg. po ja ben muuuu me keq se lopa ore. pse nuk e kontrollon kld-ja kete punen e shortit qe beri Alaudini: Sepse ka pjese edhe per kld-ne. Hajt gjithe te mirat.

    1. Eagle says:

      Loja eshte ta rrjepin mire nga kuleta pastaj te fusin prape me shoket atje tek vendi
      Po me vjen gjynah per kete prokurorin e tiranes qe sfiton gje nga kld
      Ose fiton dicka e sdime gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje