Këshilli i Ministrave miraton ndryshimet në vendimin “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”.
Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (Lista e OKB-së), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
Në listën e shkronjës “A”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
Çregjistrohet individi i renditur në shkronjën “a” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas ndryshimeve në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talibanët.
Shtohen individët e renditur në shkronjën “a” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talibanët.
Në listën e shkronjës “C”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AL-Qaida”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
Çregjistrohen individët e renditur në shkronjën “b” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
Shtohen individët e renditur në shkronjën “b” të listës “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
Në listën e shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, shtohen individët e renditur në shkronjën “c” të listës “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida.
Duhen dy doktoratura ne jurisprudence me zberthy kete lajm.
Hahahahaha. Une e kam, dhe me keq se kaq keta skishin si ta shpjegonin
Injorants
Hajde lajm hajde!
I lexon artikujt para se ti publikosh ti “gazetar”?