Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e Gëzim Çelës

10 Tetor 2014, 10:28Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin e Gëzim Çelës drejt Italisë.

Me një vendim të datës 24 shtator 2014, trupi gjykues i përbërë nga Lefter Jahaj, Genti Shala dhe Shkëlqim Mustafa refuzuan kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e Çelës në Itali.

Sipas trupit gjykues Çela nuk duhet ekstarduar pasi ka kryer në Shqipëri dënimin për të cilin është akuzuar dhe në të njëjtën kohë ndaj tij ka filluar një tjetër procedim  penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Gëzim Çela akuzohet nga drejtësia Italiane për kryerjen e disa veprave penale si:  shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtje paleje , pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe ka marrë 4 dënime nga Gjykata e Udinës dhe Gjykata e Apelit në Trieste.

Autoritetet Italiane e kanë dënuar me 19 vite e 9 muaj heqje lirie.

9 komente në “Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e Gëzim Çelës”

  1. realiteti says:

    Ore c’a u bo me ate ceshtjen e Ben Qimes?

    1. Besniku says:

      Ti shoku te paska ngelur ora prapa. Qe ta fiksosh mire ne mendje ti edhe ti gjith keta qe shpifin zoteria ne fjale ka dale i pafajshem nga gjykata e Torinos. Jo vetem kaq por Beni duhet ti kerkoj demshperblim shtetit per keto shpifje qe bejne keta te prokuroris.

      1. Pilo Lala says:

        Sa lek i duhen Qimes? Te pakten ta dime, se i duhen per varrim.

    2. Shqiptari says:

      Le ta vene deputet dhe ja hedh gjykimit nje here e mire si shume te tjere.

  2. Tarrasi says:

    Normal, gjithe kto denime dhe i lire. Kta barbonat e lene te lire dhe thone nuk mund te ektradohet sa e ka kryer denimin ktu.

  3. Historian says:

    Ka ky ca “argumenta” qe ska gjykates e prokurore qe e con ne Itali ..

    Lum si ne ..

    Keto raste ( ai i Ben Qimes apo dhe te tjere qe bejne mu ) duhet te verifikohen dhe ja ku doli refomra ne drejtesi ..

    Po kush ta beje drejtesine prokurore qe zihen midis tyre ??

    1. Besniku says:

      Lexoje o historian edhe ti se ja kam derguar pergjigjen realitetit.

      1. Ben Qimja says:

        Po ik ore trap se si duket te mbaka me lek qimja qe ta mbrosh neper forume. Njerez si puna e Ben Qimes burgun e kane pak

  4. moisiu says:

    Ju lutem,kush ka dijeni,ku u arrestua dhe kur Gecim Cela i Fushe Kuqes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje