Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori i ka drejtuar një apel të gjithë gjyqtarëve që të japing kontributin e tyre për reformën në drejtësi, për të shtuar transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.
Ndërsa vlerësoi tryezën e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi, Zaganjori tha se përmes saj do të mund të garantohet një reformë substanciale.
Duke iu referuar edhe progres raportit të publikuar së fundi nga Komisioni Europian, i cili ngre shqetësim për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, Zaganjori tha se gjyqësori ka nevojë për përmirësim, ndaj sipas tij, reforma është e domosdoshme.
“Tani kemi edhe besim për një reformë substanciale, por sigurisht që duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ne duhet të kontribuojmë shumë më tepër në këtë drejtim se c’kemi bërë deri tani.
E mbështesim reformën se jemi një komunitet i ndërgjegjshëm, duam forcimin e demokracisë, duam të përfshihemi në reformë dhe të kontribuojmë substancialisht në këtë reformë.
Ka shumë vend për të rritur transparencën e punës sonë. Kemi vend shumë më tepër për tu përmirësuar”, tha Zaganjori.
Këto deklarime Kreu i Gjykatës së Lartë i bëri gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, e cila do të zgjedhë anëtarin e bordit drejtues të Shkollës të Magjistraturës , mes 4 kandidaturave. Në garë janë Sandër Simoni, Artan Gjermeni, Gentian Hamiti dhe Albana Boksi.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Zaganjori u shpreh se domosdoshmëri për pushtetin gjyqësor është paanshmëria dhe profesionalizmi, për të rritur cilësinë e vendmimarrjes, kritere këto të kërkuara edhe nga Komisioni Europian.
“Veçanërisht emergjente përmendet çështja e mungesës së ndihmësve në Gjykatën Administrative. Emërimet në Gjykatën e Lartë që janë bllokuar, dhe korrupsioni si një nga shqetësimet kryesore për pushtetin gjyqësor. Ka vend shumë për të përmirësuar veten tonë në këtë drejtim, për të luftuar këtë fenomen të shëmtuar. Ka vend për të punuar shumë më tepër me publikun, me palët, me median, shoqërinë civile”,tha ai.
Korrupsioni je ti me Nishanet dhe Gjingjonat.
Kjo copa e mishit me dy sy, qe firmos ne disa borde, mendon se drejtesia mire eshte por duhet te permiresohet edhe pak. akoma nuk e kupton se Reforme dmth qe ky dha zagar-injor-antet e tjere duhet te hidhen me bythe perpjete, dhe te shkojne ne ….te ..hale te gomareve.
Ju qe nuk i njihni njerezit po vetem ju veni etiketa jeni pengesa me e madhe per zhvillimin e vendit. Si ti era e keqe dhe qitetari jua ka thare trute gomari
Ka te drejte zoti Zaganjori kur thote qe ka shume vend per permisim dhe per te luftuar korrupsionin.
Duhet filluar me heqjen e vete Z.Zagari njori te parin e pastaj me rradhe te gjithe gjygjtaret,biles dhe gjygjtaret e ndershem duhen hequr,(me keto te korruptuarit po te rrish 6 muaj automatikisht infektohesh) kshu qe veshtire se ka te ndershem ne drejtesi…Por pas heqjes duhen hetuar,nuk eshte e drejte qe ta gezojne pasurin qe kane vene duke rrjepur hallexhinjt neper gjykata…
Para se ti kerkosh doreheqjen dikujt duhet te dishe arsyen. Sa per te kujtuar!!! Marrveshjen per detin me greqine ky zaganjori e hodhi poshte me argumenta ne gjykaten kushtetuse. Mos i gjyko njerezit me mllef se do digjesh vete. Po e dogje te njomin dhe le te thatin si i dogji Sala njehere nga 92 deri ne 97 i shikon rezultatet se ku jemi sot. Keshtu qe bej kujdes kur flet se bie keq brenda.