Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve në Tiranë.
Aksioni i INUK është shtrirë sot në rrugën e Elbasanit ku janë prishur disa objekte në zbatim të projektit të qeverisë për zgjerimin e këtij aksi.
Aksioni do të përqëndrohet në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” me rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”.
Ky aksion i INUK është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë si një shkulje e çibanëve me qëllim realizimin e një hyrje me standarte evropiane në Tiranë.
“Vijon shkulja e çibanëve mbi trupin e rrugës së Elbasanit në Tiranë për të realizuar një hyrje me standarde në kryeqytet”, shkruan Rama.
metaforiku rama në aksion e sipër!“Vijon shkulja e çibanëve mbi trupin e rrugës së Elbasanit në Tiranë për të realizuar një hyrje me standarde në kryeqytet”, shkruan Rama.”
nëse këto ndërime janë pa leje duhet ti prishësh pa o me rrugë elbasasni!nëse janë të rregullt nuk ke të drejtë it quash “çibanë”!shpronso me pagesë dhe mos bëj gam gam!!
kalama që su poqe një herë!!nuk mund të bësh gjë pa ja futur pordhës!
bëj punën dhe lër llafet o adoleshet trap!