Rreth 200 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në Portin e Vlorës. Sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në një kamion, ndërsa në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit.
Mësohet se sasia e drogës u gjet e fshehur në kabinën e kamionit tip Renault me targa AA 524 AJ gjatë kontrollit të ushtruar nga policia portale.
Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa nga hetimet e para, dyshohet se destiancioni i lëndës narkotike ishte Italia.
Ndërkaq, vijon puna hetimore e policisë për zbulimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë trafik droge, si dhe të prejardhjes së kanabisit.