Rreth 300 dosje i janë dorëzuar Prokurorisë nga Administrata Tatimore për përfitim fiktiv me rimbursimin e TVSH-së.
Kjo u bë e ditur nga Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj gjatë një takimi me gazetarët.
Sipas saj, këto dosje janë kryesisht për përfitimin abuziv të TVSH-së, nëpërmjet krijimit fiktiv të bizneseve, por ka edhe dosje për shkelje ligjore dhe abuzime me detyrën nga ana e funksionarëve të tatimeve.
Deri në fillim të këtij viti, rimbursimi i TVSH nga tatimet ishte kthyer në një “gangrenë” për biznesin, ndërkohë që ndryshimi i skemës së kësaj procedure, rimbursimi nga thesari, duket se i dha zgjidhje.
Në fund të vitit të kaluar TVSH e parimbursuar kapte vlerën e 12,84 miliardë lekëve. Ndërkohë sipas statistikave të DPT, vetëm për 9 mujorin janë rimbursuar TVSH biznesit rreth 6 miliardë lekë, duke bërë që të mos krijohen më borxhe nga kjo skemë.
Shehaj theksoi se është rritur edhe gatishmëria e kësaj administrate për të ulur abuzimet me këtë skemë
Pupupupu ckane bere keta . Namin. Nderkohe qe abuzuesit po ndiqen penalisht ketej flitet per perfshirjen e qoftelarg familjareve te qoftelargut.
Bravo Drejtoreshe.
Te rekomandoj te verifikosh personat qe punojne ne Institucionin e Tatimeve, dhe ne nje kohe bejne Bilancet e Bizneseve. Ky eshte konflikt Interesi, sepse ata kontrollojne taksat qe i fshehin vete ne Bilancet e Kompanive.
Vetem nga ky Kontroll do rezultoje Miljona Dollare te fshehura nga Bizneset.
Te nderuar Tatimore,
Perpara se te rimbursoni TVSH duhet qe te investigoni natyren dhe shkaqet e rimbursimit.
TVSH eshte thjesht nje takse mbi xhiron e shitjeve dhe teorikisht duhet te kete gjithmone bilanc pozitiv ne shkalle kombetare brenda nje viti kalendarik apo fiskal.
Nje biznes i caktuar mund te kerkoje rimbursim te TVSH vetem ne rast se inventari i produkteve apo mallrave te tij eshte demtuar, vjedhur apo zhvlersuar.
Raste te tilla jane lehtesisht te kontrolloeshme nga ana e specialisteve dhe nuk lene shume vend per abuzim.
Ajo qe vertet e ben kete loje te rimbursimit te TVSH te rezikshme dhe korruptive eshte menyra se si luhet ne dogane me cmimet e references.
Tregtaret gjithmone duan qe ky cmim te jete sa me i ulet sepse keshtu paguajne me pak taksa ne dogane, ndersa shteti mundohet qe nepermjet cmimeve te references te jete sa me prane cmimit te tregut.
Nje cmim reference me i larte se cmimi i tregut ben qe gjithmone tregtaret te kerkojne rimbursim te TVSH
Tung,