Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Natasha dhe Marjana Mahmutaj, gruaja dhe kunata e Gate Mahmutaj, të cilat u arrestuan nga policia pas sulmit me gurë dhe mjete të forta ndaj forcave të rendit.
Gjykata e Gjirokastrës ka nisur seancën për dhënin e e masave të sigurisë për 9 persona të arrestuar , seanca që po zhvillohen me dyer të mbyllura.
Gjithashtu Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për 5 nga të ndaluarit, ndërsa për dy të tjerë u vendos masa e detyrimit për paraqitje.
Pak ditë më parë disa banorë të Lazaratit qëlluan me gurë policinë, pas një proteste të gjimnazistëve dhe banorëve në qendër të qytetit, të cilët kundërshtojnë patrullimin e forcave të rendit në fshat.
Të arrestuarit
Çaush Koçiu, vjeç 21, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Altin Bejko, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Elton Gërveshi, vjeç 37, banues në Lazarat Gjirokastër.
Marjana Mahmutaj, vjeç 45, banuese në Lazarat, Gjirokastër.
Natasha Mahmutaj, vjeç 40, banuese në Lazarat, bashkëshortja e Gate Mahmutaj. Kjo shtetase është e evidentuar si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Reparit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë, si dhe është e evidentuar përsëri si një nga pjestaret e grupit që kundërshtuan me armë forcat e policisë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në muajin Qershor në Lazarat.
Arnold Boci, vjec 19, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Gurim Toti, vjec 20, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Kanan (Adnand Cako), vjec 25, banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ja dhe burrneshat
Po pse more zoterinj, ne cdo shtepi policia duhet te vere nga disa police per cdo turn, kur cdo shtet ka BURGJE?
Ne shtepi FULLANI, ne shtepi GJASHTE a a SHATATE te tjere te BANKES.
Po pse per te ruajtur shtepite e BANDITEVE eshte POLICIA valle?