Replika mes policisë dhe pronarëve të TV ku ishte aksioner Artan Santo

13 Tetor 2014, 17:15Kronika TEMA

Televizioni News 24, ku Artan Santo ishte aksioner me 50 % të aksioneve, pretendon se ka siguruar dëshminë e nje personi i cili ka dijeni për vrasësit.

Bankieri u qëllua për vdekje në afërsi të bankës “Credins” në zonën e bllokut nga 2 persona me motorr, paraditen e 26 qershorit.

TV News 24 akuzoi gjithashtu policinë se nuk ka vlerësuar informacionin e drejtuar tek numri nje i policisë Artan Didi.

Por në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thotë se ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i  është dhënë.

Më tej thuhet se “Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim Didit, i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Për policinë nuk ka asnjë dyshim se grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitete të mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diz-informacione për të penguar zbulimin e të vërtetës”.

Më tej, policia përdor tone ironike kundër TV News 24, i cili sipas bluve, me vonesë, por po interesohet për ish-aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve  të  saj, duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë.

Brenda kësaj deklarate shfaqet një dyshim i fortë i bërë publik nga policia në formën e një piste hetimi, për problemet në të kaluarën mes Santos dhe aksionerëve të televizionit.

Gjithashtu prokuroria tha se po vleresohet cdo informacion i dhene nga qytetaret, ne bashkepunim me policine.

 

Reagimi i plotë i policisë

Policia e Shtetit bën me dije se për ngjarjen në fjalë kanë ardhur me dhjetra informacione  në të cilat  pretendohet se jepen të dhëna të vlefshme për hetimin.

Policia e Shtetit  ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që i  është dhënë asaj   dhe falenderon te gjithe qytetaret qe kane dhene  këto informacione.

Por ajo sqaron se është e detyruar me ligj  që të bëjë vlerësimin e burimeve dhe të vërtetësisë së tyre.

Policia e Shtetit ka strukturat e saj të specializuara të cilat bëjnë verifikimin e të gjitha informacineve të marra nëpërmjet metodave dhe mjeteve të përcaktuara në ligj.

Të gjitha informacionet që jepen në Policinë e Shtetit kalojnë detyrimisht në këtë proces duke përfshirë edhe ato që mund t’i jepen drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nëpërmjet telefonit nga njerëz anonim.

Informacioni në fjalë i dhënë nëpërmjet telefonit nga një person anonim , i cili nuk ka dashur të identifikohet dhe as të marrë takim të drejtpërdrejt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, apo me ndonjë nga  specialistët e ngarkuar me këtë hetim, është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi  qysh nga data e marrjes së tij.

Drejtori i Përgjithshëm mirëpret  informacionet që i vijnë atij edhe drejtpërsëdrejti ndonëse kjo nuk është procedura normale, por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi i tij bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.

Dhënia e një informacioni drejtorit të Përgjithshëm nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët, është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin e tij dhe mbi këtë bazë së bashku me Prokurorin e ngarkuar për këtë çështje përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet.

Policia është e vetdijshme që grupi kriminal që ka organizuar dhe kryer këtë vrasje të sofistikuar ka kapacitet e mjaftueshme për të hedhur në treg qoftë edhe nëpërmjet medias diziinformacione për të penguar zbulimin e të vërtetës.

Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarit në fjalë që të paraqitet pranë organit procedurial penal që është Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë ose Prokuroria e Tiranës, për të dhënë informacionet që ai pretendon se ka lidhur më ketë ngjarje dhe aty do të marrë edhe përgjigjen se çfarë është bërë deri tani me informacionin  e dhënë prej tij.

Policia falënderon mediat që janë të interesuara për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe sidomos NEWS 24 , e cila ndonëse me vonesë po interesohet për ish- aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj , duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë.

16 komente në “Replika mes policisë dhe pronarëve të TV ku ishte aksioner Artan Santo”

  1. stela says:

    Sa te harrohet muhabeti ……….

    1. raimond vlonjati says:

      Policia thote qe vrasje e sofistikuar hahahahahaha .

      ……e sofistikuar ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes looooooool

      Hajde labush i Tepelenjit hajde!

  2. Tani i Sanijes says:

    Policia te lere ironite dhe te gjeje fajtoret por duket s’ka bythe per kete. Diletante te shpifur.

  3. Z says:

    Ngjarjet kriminale nuk zbardhen me ironira !

  4. Ylli says:

    Policia sic duket eshte pale ne kete krim te shemtuar ne qendren e Tiranes!?

    1. Pilo Lala says:

      Po, po Banka e di mire kush e vrau, tani e di edhe TV, vetem Prokuroria nuk e di.
      Keto jane shashka te TV, ose taktike e Policise per te rene ne gjurme.

  5. fillimi says:

    Me duket se irfanka paska ngrene nje luge corbe te prishur dhe tani po i vjen festja verdalle.Fakti eshte qe sa vdiq santoja news 24 eshte kthyer ne bori pellitese te sales ,lulkes dhe gjithe sojit e sorollopit te tyre.Ti rrojne njeri tjetrit.

  6. Nje meleon pelesher says:

    Informacion apo denoncim??

  7. haloprani i divjaks says:

    Me falni ,po me duket se ne videot qe u dhane pas vrasjes dukej qe motorri nuk kishte targa ,biles u be zhurme e madhe se si ishte e mundur qe policia lejonte mjete pa targa te leviznin.Me duket se deshmitari anonim ose x,pasi ka ngrene tagji ne stallen e shqupit,i ka futur edhe ndonje dopjo ose dy dhe ju shfaq targa ne enderr.

  8. Opinionisti says:

    Pse u hap ky muhabeti i Santos?!

  9. Moli says:

    Lexoni me vemendje regimin e policise dhe do te kuptoni qe kjo eshte thjeshte nje polici politike.

  10. Tom says:

    Reagim i turpshem i Policise.
    Sidomos dy paragrafet e fundit.
    Te shkoje personi dhe te paraqitet ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane ose ne Prokurori.
    Po anonimati??? Diletante, Perzenese, Larguese deklarata. Policia ka format dhe mjetet per te arritur tek deshmitari dhe per ta trajtuar ate sa me me kujdes ne interes te zbardhjes se çeshtjes, por qe edhe deshmitari te mos demtohet.
    Policia nuk merret me llafe, por zbaton ligjin, ligjin dhe vetem ligjin.
    Por, policise i mungojne kapacitetet e drejtimit e te menaxhimit te çeshtjeve ne teresi, por edhe per rastin konkret e sidomos per sensibilitetin qe ka ky rast.
    Imagjinoni, kur ben ironi Artan Didi qe sdi te flase, e jo me te drejtoje.

  11. HILLBILLY says:

    “Policia i ben thirrje qytetarit ne fjale qe te paraqitet”, dhe me pas ta dekonspiroje tek banditet ashtu sic ndodhi me ate te komisarit. ?
    WTF!

    1. aa says:

      Jane çifteliet e Dr. Sali-vdekjes, te cilet vegjetojne akoma ne administrate dhe ne polici, ata dekonspirojne aksionet perkatese.
      Prandaj duhet pastruar mire administrata, perfshire policine, nga vemjet e Salushes!

  12. jimy says:

    Ej ky labushi me mustaqe si model pidhi I duket vetja se ka vene rendin ne shqiperi se shkuli hashashin e lazaratit…sikur beri no1 gje te madhe dhe jo sikur beri detyren.te bente pocia ironi ne no1 vend tjter tip gjermanie psh, ne moment jepte doreheqjen kancelaria me gjith ministrin e brendshem.po ku din labushi nga keto gjera.ata der para ca kohesh po mos provonin qe ishin hajdut nuk ju jepte njeri nuse

  13. Ozzy Osbourne says:

    Ti o llosh qe flet per targat ,jo targat e dites se krimit por tani mbasi eshte modifikuar motori!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje