Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare siguron se vëllai i kryeministrit Edi Rama nuk ka lidhje me dronin që ngriti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në fushën e stadiumit “Partizani” në Beograd.
“Me Olsin jemi miq. Ishim ulur pranë në stadium dhe ai mbante në dorë një aparat fotografik. Policia erdhi dhe i mori aparatin nga duart dhe më pas ja ktheu sërish.
Më pas ai u largua qetësisht për në aeroport”– deklaroi Tare për Sky Sport.
“Kur mbërrita dje në stadium e kuptova menjëherë që atmosfera ishte shumë e tensionuar. Më pëlqeu që futbollistët, deri në momentin e ndërprerjes së lojës, luajtën në mënyrë korrekte, por tek e fundit mbrëmë humbi futbolli”, deklaroi ish-futbollisti i kombëtares Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios.
“Ishte një mundësi e mirë për të dyja vendet për të treguar se në vitin 2014, futbolli është një sport që mund të bashkojë. Më vjen keq për atë që ndodhi mbrëmë, nuk ka lidhje fare me realitetin. Kur mbërrita në stadium disa tifozë më sulmuan, por pati edhe nga ata serbë që më mbrojtën,” vijoi Tare.
Ish-futbollisti i kombëtares thekson se “ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë, për rrënjët tona dhe u duk se me sa krenari djemtë tanë e mbrojtën flamurin mbrëmë në fushë”.
Sipas Tares, zgjedhja e stadiumit të Beogradit për ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte e gabuar.
“Pranë hotelit ku qëndronte kombëtarja jonë ishin 500-600 ushtarë me mjete të blinduara. Nuk mund të luhet një ndeshje futbolli në të tilla kushte”- u shpreh Tare.
*********************************************************************************************
…. Vetem arrestimi kriminelit verior Sali Bisha do qetesoje situaten ne rajon.
…. Besoj se gjithe skenari “flamurit” eshte nxitur nga krimineli verior Sali Bisha per te ulur reputacionin e figures e Z.Rama.
…. Loje e kriminelit Sali Bisha per te larguar vemendjen dhe penguar rreformat ne Drejtesi nga frika e arrestimit tij.
********************************************************************************************
Respekte kete taren. Kulturen dhe tilerancen.
Edhe I ati zotni.
Beme baba te te ngjaj.
Lexoni ca thone gazetaret dhe politikanet ne te dyja anet.
Te vjen te vjellesh.
shume e vertet te lumte e ke gjetur ti komentues vetem berisha i ka fajet per konfliktet me serbine. Edhe kur ishte i pa lindur berisha keto konflikte me serbine vetem berisha i bente shume e vertet.
Por injoranca nuk ka brire thote populli ore mjerane.
me duket se gazetaret tane do te na bejne ndonje suprize duke i dhuruar UEFAS ndonje regjistrim duke i thene shikojeni kete serb qe po komandon droni e flamurit….