FOTOT/ Claudia Schiffer perfekte me kostum leopardi

1 Nëntor 2014, 10:10Lifestyle TEMA
FOTOT/ Claudia Schiffer perfekte me kostum leopardi

Claudia Schiffer është njëra nga modelet që ka bërë histori dhe tashmë ajo jeton një jetë jashtë pasarelave, por jo jashtë vëmendjes së fotografëve.

Supermodelja është fotgrafuar natën e Halloween në Londër, ku ishte veshur me një kostum leopardi dhe mbante paruke të zeza në kokë. Kjo veshje i ka nxjerrë në pah Schiffer perfeksionin  e linjave të saj, të cilat nuk  kanë ndryshuar aspak me kalimin e viteve.

Nëna e tre fëmijëve ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, producenti i filmave, Matthew Vaughn.

Bukuroshja gjermane është martuar me Matthew në vitin 2002 dhe kanë bashkë tre fëmije, më e vogla prej të cilëve, C0smina shihet në krahët e Claudias për Halloween.

Ndërsa bashkëshorti i modeles në këtë festë ishte veshur si njeriu i padukshëm./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje