Ligji i ri për energjinë elektrike synon mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencë të ndershme në këtë sektor.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dhjetë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku gjithashtu vlerësoi operacionin e ndërmarrë kundër vjedhësve të energjisë elektrike.
Duke theksuar se ky operacion do të vazhdojë deri në luftimin e këtij fenomeni, Rama u shpreh se nuk do të ketë falje faturash.
“Më në fund Shqipëria përgatitet të kalojë një ligj që garanton përmbushjen e detyrimit të vendit si pjesë nënshkruese e traktatit të komunitetit të energjisë. Arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje që quhet Paketa e tretë e energjisë, arsyet janë të shprehura qartazi nga KE. Synojnë mbrojtjen e konsumatorit të energjisë elektrike dhe konkurrencë të ndershme.
Këto janë dy arsyet që orientojnë projektligjin, dhe duhet të shihen si pjesë tjetër komplementare në aksionin kundër vjedhësve të energjisë.
Ky operacion vendos me në fund zbatimin e ligjit. Projektligji siguron një bazë solide për zhvillimin e sektorit duke krijuar premisën që ky sektor të hapët, por edhe për mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të tjera.
Synohet ristrukturimi i ERE, synojmë të kthejmë këtë sektor nga sektori i problemeve madhore për vendin, në sektorin e prodhimit të një vlere të shtuar të pasurisë dhe mirëqenies të këtij vendi. Është paraparë një afat kohor deri në 2018 që të dalim plotësisht në tregun e liberalizuar të konsumit familjar.
Projektligji nuk parashikon dhe as do të parashikojë asnjë falje faturash, por përfshin dispozita specifike për ekzekutimin e faturave të energjisë elektrike”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri i është drejtuar edhe opozitës e aktorëve të tjerë që të mbështesin këtë operacion, duke theksuar se ky aksion nuk është në interes të qeverisë, por të të gjithë vendit.
“Në këtë operacion duhet të jemi të gjithë sëbashku, pa asnjë dallim, pasi në këtë operacion nuk varet fati i qeverisë, apo i një pjese të shoqërisë, por varet fati i vendit tonë, dhe se çfarë do të jetë Shqipëria mbas disa vitesh. Por edhe sepse ky operacion është themeli i pazëvendësueshëm për të ngritur të gjithë ngrehinën e re të sektorit të energjisë.
Jemi shumë të vetëdijshëm jo vetëm që ky operacion nuk mjafton, por është pjesë e një plani të mirëpërcaktuar dhe një programi të ndërtuar me një ndërveprim të plotë me institucionet financiare, dhe një ekspertizë të lartë të nivelit botëror, për t’ia dalë t’i heqim Shqipërisë njollën e zezë të një vendi që vjedh vetveten. Synojmë ta kthejmë këtë burim në një burim fitimi dhe mirëqenie”,tha Rama.
“Operacioni kundër hajdutërisë dhe hajdutëve të energjisë në Shqipëri synon të vendosë më ne fund vendosjen në binarët e shtetit modern të raportit me këtë pasuri kolosale të vendit tonë, që në vend që të ishte burim përfitimi dhe mirëqenie për shqiptarët është kthyer në një burim problemesh dhe stresesh të pafundme për Shqipërinë.
Për të shkuar përpara me një qasje komplekse dhe për ta kthyer sektorin energjetik në sektorin e prodhimit të një vlere të shtuar të pasurisë dhe mirëqenies së këtij vendi. Pr/ligi nuk parashikon asnjë falje faturash, por përfshin dispozita specifike për ekzekutimin e faturave të energjisë elektrike.
Ndaj bindjen se jo vetëm në këtë operacion duhet të jemi të gjithë së bashku pa asnjë dallim, sepse nga ky operacion nuk varet fati i qeverisë apo i një pjese të shoqërisë, por varet fati i vendit tonë dhe çfarë do të jetë Shqipëria pas disa vitesh, por edhe sepse ky operacion është themeli i pazëvendësueshëm për të ngritur gjithë ngrehinën e re të sektorit të energjisë”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se çdo hajdut i energjisë do dërgohet prapa hekurave dhe asnjeri nuk do tolerohet.
“Operacioni është ndërtuar për të kapur çdo hajdut. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë tagër, asnjë mandat që të tolerojmë hajdutët. Mandati ynë i radhës do të vijë vetëm nëse ne do të respektojmë këtë mandat dhe nëse do t’i qëndrojmë detyrimeve që kemi në raport me popullin shqiptar për të bërë shtet”, theksoi Rama.
Më tej kryeministri vlerësoi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ai sqaroi se në mbledhje do të diskutohet paketa fiskale , projektbuxheti 2015 si dhe projektligji për sektorin e energjisë.
“Publiku nuk ka qenë gjithnjë dëshmitar i këtyre mbledhjeve që kemi preferuar ti bëjmë si mbledhje pune dhe jo si takime mediatike.
Nuk kemi munguar të shprehim vlerësimin tonë qoftë ndaj partnerëve, FMN, BB e me radhe institucionet e përfaqësuara qoftë edhe drejtpërdrejtë ndaj sipërmarrjes. Në këtë instancë kemi mundur të diskutojmë me shumë seriozitet dhe mundësinë e ndërveprimit dhe ballafaqimit të këndvështrimeve.
Jam mirënjohës Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Biznes Albania për avancimin e një analize teknike lidhur me paketën fiskale dhe komentet e tyre adresuar, qoftë në tërësi qoftë sipas sektorëve.
Parapëlqyem ta ndajmë me publikun këtë pjesë të parë sepse është mbledhja e fundit e vitit dhe sepse flitet për tema madhore të punës së këtij këshilli, të punës së qeverisë, si paketa fiskale, buxheti dhe i fundit projektligji për sektorin e energjisë elektrike që do paraqitet i detajuar nga Ministri i Energjisë dhe do kalojë në rrugën drejt miratimit në parlament.
Dua të nënvizoj disa aspekte qoftë të aktivitetit korent të qeverisë dhe synimeve tona sa i përket këtyre aspektet. Shqipëria përgatitet të kalojë një ligj që garanton detyrimin si palë nënshkruese e traktatit të energjisë”, tha Rama.
Kryeministri sqaroi se do të hartohet një mekanizëm për të menaxhuar borxhet e pa mbledhura të qytetarëve që nuk kanë paguar energjinë elektrike në mënyrë që këta të fundit të mos përfundojnë në burg.
“Si mund te kemi më shumë investime të huaja si do i marrin risqet investitorët e huaj në një vend ku vidhet energjia elektrike ku energjia është një nga elementët që cënon drejtpërdrejtë konkurrencën?
Kjo është e pa mundur. Kam dëgjuar njerëz që më parë garantoni që sistemi të funksionojë perfekt pastaj mblidhni faturat e papaguara. Si mund të investojmë në sistem nëse nuk mbledhim paratë?
Politikë e qeverisë së shkuar ishte; qeverisim sot jo për të bërë detyrat sot por për të marrë mandatin tjetër. Për të marrë mandatin tjetër u shkelim syrin hajdutëve. Kurrë mos pastë pushtet njeri në këtë vend në këtë formë dhe kurrë mos i ardhtë pushteti nëse çmimi për të marrë pushtetin është t’ia fusim Shqipërisë zjarrin nga poshtë.
Jam i vetëdijshëm edhe për faktin që sot ka plot nga ata që nuk e kanë vjedhur energjinë dhe nuk e kanë paguar energjinë për arsye nga më të ndryshmet dhe kanë akumuluar borxhe të mëdha. Duhet një mekanizëm për të ristrukturuar këto borxhe në raport me kompaninë por fjalën falje të kamatave borxheve nuk duhet ta konsiderojmë si opsion sepse kemi bërë një analizë dhe Ministri i Energjisë mund të dëshmojë për këtë. Kemi një program të plotë të rimëkëmbjes së sektorit energjetik.
Faljet në të shkuarën të kamatëvonesave kanë sjellë vetëm vjedhje dhe abuzime më shumë dhe rënie të menjëhershme të arkëtimeve. Për këtë arsye do u japim të gjithëve mundësinë e dytë që duan të futen në sistem por mundësia e dytë duhet të jetë e lidhur me gatishmërinë për tu futur në sistem dhe me pagesën e pjesë që u takon. Shumë shpejt ministri do bëjë publik mekanizmin dhe bashkë do garantojmë që kompania të veprojë ashtu si duhet.
Jemi të vetëdijshëm edhe për mangësitë e kompanisë. kompania ka bërë progres të konsiderueshëm në aspektin e tërheqjes së litarëve. Shërbimi ndaj klientit le shumë për të dëshiruar.
Askush që ka punuar një muaj nuk mund të pretendoj që gjithçka kthehet s hap e mbyll sytë nga një katrahurë në një shërbim normal. Ne do marrim përsipër si përgjegjësi nga ana e shteti jo si politike bamirësie se nuk ka të drejtë njeri të bëj bamirësi me paratë e shtetit. Është përgjegjësi jo falje. Për lehtësimin e shlyerjes së borxheve”, theksoi Rama.
Sa i përket paketës fiskale dhe rritjes së taksave kryeministri theksoi se janë rritur vetëm tre taksa.
“Sa i përket paketës fiskale kam dëgjuar me vëmendje kritikat dhe sugjerimet dashamirëse dhe jo dashamirëse. Dashamirëse konsideroj ato që vijnë nga sipërmarrja.
Ju siguroj që në këtë qeveri i kemi të gjitha kapacitetet të bëjmë maksimumin por nuk kemi mundësi të shkojmë përtej maksimumit. Për shkak të 20 viteve ecje qorrazi maksimumi është i përcaktuar.
Përpjekja për të ikur përtej maksimumit për të bërë një superfuqi energjetike na solli aty ku e gjetëm vendin. Sipërmarrja nuk duhet ta harrojë që është e para qeveri që respekton detyrimet ndaj sipërmarrjes. 720 milionë dollarë që i gjetëm si plaçkë të lënë në derë nuk thamë çne këtu, jo nuk është e jona por e morëm dhe do ja paguajmë sipërmarrjes.
Kemi disbursuar rreth 260 milionë dollarë. Ekipi vëzhgues i FMN ka dalë në konkluzionin që kjo është bërën ë mënyrë transparente jo klienteliste. Nuk jemi këtu për të bërë rrush e kumbulla të ardhmen.
Pjesa e mbetur e rrugës së Elbasanit është dashur të bëhet projekti nga e para sepse u shfaqën rrëshqitjet. Kompani tha nuk kishim mundësi të hapnim gojën. Rrugën kryesore që hyn në kryeqytet e kishin bërë si shteg dhish me katër rrota. Dëgjoj rritje taksash rritje taksash. Çfarë taksash kemi rritur?
Kemi rritur tre taksa që nuk afektojnë në asnjë sens qasjen tonë dhe çfarë ne u kemi thënë njerëzve. Kemi rritur me 10 lekë taksën e qarkullimit gjë që e bëmë edhe vjet. kur e bëmë vjet than do mbyllen furrat e bukës dhe nuk do vinë më anije se nuk do kenë karburant për tu kthyer”, u shpreh Rama. /gj.k/
jam pak konfuz; pse duhet hequr fasha mbrojtese kur jane rritur arketimet?
mendoj se koncepti lidhur me cmimin e energjise elektrike eshte e kunderta e konceprit te takses se sheshte.
kush konsumon me pak do paguaje me shume dhe kush konsumon me shume do paguaje me pak.
po pse je hutuar more z. KM?
Nje gje duhet te kuptoje KM:
ato qe shqetesohen per rritjen e cmimit te energjise elektrike jane ato qe e kane paguar gjithmone
SE HAJDUTI NUK DO TIA DIJE PER CMIMIN
Po dhe uk duhet te falen pasi eshte kthyer ne mode kto faljet nga saliu e msohet keq populli jone i dashur ndaj vazhdoni sic ja keni nisur.
Keshtu duhet!
Shqipot te mesohen cdo te thote shtet dhe ligj.
Po nuk ka si te ket falje se po falet ata do cohemi ne pastaj te kerkojme leket qe kemi paguar, le te perdoret i njejti standart, pse mos ti kerkojme.
Mos ki merak se Shqipot ia kane treguar vendin atyre qe thone “ligji jam une” since 1990 ?
Vendin??? I kane bere gropen njeri-tjetrit…shpellare hesapi
Qeveri dhe kryeminister qe ben vetem propogande.Fushaten e bente me njerezit kurse tani takimet i ben nepergazeta. Ne fund te fundit e kuptuam mesazhin, Fajin e ka Saliu ! O Edvin Piktori nqse nuk jane rritur taksat, jane rritur cmimet qe do te thote qe shqiptaret sot paguajne me shume per qarkullimin, per 1 kokerr veze , per 1 bidon vaj e do vazhdojne te paguajne akoma me shume per ato kontratat cudiberese qe do besh e ke bere me FMN.
Po ceere je tuj than bre zotni kryeminister ,
pse me koqet e parave qe fiton prej energjise dashke me rrengullu shtetin ti aaaaaaaaaaaaaaaa ?????????????????
Dhe ja, ta zeme se na e preve rrugen ne fukarenjve qi mezi jena tu gzue jeten ,grumbullove ta zeme 10.Miljon euuu.rooo !
Po kta ish kryeministrat shoket e tu ,politkan e ministra qe kan mbushur bankat e huaja me miljarda eurot e bankave shqiptare dhe atyre borxh ke bankat e huaja ,kur ishin ne pushtet ,gjasme me ndertue Shqypnin ,
ktyne perse nuk i vendos ligjin para deres shtepis ??????
Shteti nuk behet me qindarkat e fukarenjeve por me qypat me flori te te medhenjeve ,bandes politike ,qe ti e quan hOpozite.
Turp tju vije .
Kryeministrin e genjen mendja, sepse nuk ka nga tja mbaj per arsye se FMN-ja dhe BB-ja i ka thene bllokun e gjobave ne dore, per abuzimet e atyre qe ka ne parlament dhe qeverine e tij, si dhe per abuzimet e opozites dhe qeverise se djeshme. Po ai harron dicka. Shqiptaret jane te mencur dhe nuk para i hane me dokrrat e ketyre. Nuk do te kete me asnje kacidhe per keta nga parate tona. Le ti gjejne ku i kane fshehur ato qe i kane vjedhur ketij populli. Kur te kompensohen Shqiptaret per hajduterine dhe abuzimin 23-vjecar, per energjine e munguar qe ju kane shkaktuar milirda Euro deme me gjeneratore, difekte, karburant dhe pune te humbur, si dhe per pronen grabitur dhe miliardat e Eurove qe keta kane abuzuar ne vite, atehere keta te kerkojne faturat e tyre. Mos mendoni se trembni njeri zoti Rama, sepse ne te votuam dhe ne edhe te rrezojme. Do flasim ne zgjedhjet lokale.
BERISHA i kundervihet Edi RAMES per rritjen e energjise, dhe ka shume te drejte http://bit.do/berisha-i-kunderpergjigjet-rames
Po kush do te votoje more mashtrues ,qe po merresh me fukarenjte dhe bosat
beje qejf.
Ky do rrezuar se eshte nje person qe urren njerezit sidomos njerezit e varfer.Qenia e tij kryemnister eshte nje rrezik per njerezit.Ja çfare thote se nuk do te falen as kamatatat.Pra ky person don te zhvase popullin duke e zhytur ne mjerim dhe duke pasuruar klasen e oligarkeve.Ky nuk ka haber nga realiteti shqiptar.Ne kembe per ta rrezuar sa me pare pasi ky person paraqet rrezikshmeri te larte shoqerore.Duhet qe organet ligjzbatuese dhe te pavarura te veprojne ne kete rast dhe te mos e lene kete aventurier, apo nje Berishe ndryshe qe te çoje popullin ne katastrofe si Berisha ne 97-en.Nuk dihet edhe ky se lojen e kujt ben.Lexoni sot Fatos Lubonjen.