Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Librazhdit, ku vizitoi një biznes fason, një investim ky shqiptaro-italian me vlerë 1 milion euro.
Ky biznes fason, është investimi i parë nga sipërmarrësit italianë që pas vizitës së kryeministrit në Itali dhe pritet të hapë 500 vende të reja pune.
Rama theksoi se mbështetja që Qeveria ka dhënë për biznesin fason ka dhënë sinjale pozitive sa i përket punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit.
Në këtë kuadër Kreu i Qeverisë nënvizoi se falë bizneseve fasone është bërë i mundur rritja e eksporteve me 28%, dhe një përfitim me vlerë 135 milionë dollarë.
Rama u shpreh se Qeveria do të vijojë të mbështesë edhe më tej fasonët, ndërsa shtoi se për të rritur investimet në trajnimin profesional dhe për të pasur sa më tepër krah pune të kualifikuar është vendosur si synim i programit qeverisës fokusimi në formimin profesional.
“Kjo fabrikë histori suksesi. Në kohë rekord ngritët këtë projekt konkret. Ky i pari pas vizitave në Itali. Shembull mes bashkërendimit të forcave mes qeverisë, deputeteve dhe investitorëve.
Forca jonë politike të kthehet në promovuese të punësimit real. Me hapjen e 500 vendeve të reja të punës trajtojmë plagën e papunësisë.
Takova të rinj të kthyer nga emigracioni. Sfida e jonë formimi profesional. Do të investohemi në trajnimin profesional. Të kemi sa më shumë krah pune të kualifikuar.
Rritje eksporteve nga biznesi fason 28%. Falë paketës mbështetëse. Kemi arritur të përftojmë 135 milionë dollarë. Është importuar dyfishi i makinerive në raport me vitin e kaluar. Bashkë me sipërmarrjen do hapim rrugën e punësimit real“, tha Rama.
Sa i përket mbështetjes së Qeverisë për vitin e ardhshëm, Rama u shpreh se në buxhetin e 2015 është përcaktuar një fond i posaçëm i cili do të ndihmojë në nxitjen e punësimit dhe biznesit fason në veçanti. Po është parashikuar që 5% e tatim-fitimit, do t’i kthehet mbrapsht bizneseve fason
“Me buxhetin 2015 kemi vënë fond të posaçëm për mbështetjen e punësimit, dhe kësaj industrie në mënyre të veçantë. 5% nga tatimfitimi biznesi fason do ta marrin mbrapsht. Perspektive për të gjithë ata që duan të jetojnë me punë të ndershme”, tha Rama . /gj.k/
Shoku Rama vizitoi nje fabrike prodhimi fason per te pergezuar punetoret e palodhur te cilet e kane tejkaluar planin me 110%. Gjate ceremonise u shperndane edhe disa medalje per punetoret me te dalluar, Aishe, Mara, Enter, Detari… ka edhe te tjere.