Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se Parlamenti i ka dhënë AMA-s bazën e duhur ligjore që të funksionojë në mënyrë efikase. I pranishëm gjatë prezantimit të një studimi ndërkombëtar për institucionin e AMA-s, Meta tha se ajo që pritet tashmë nga ky institucion është tái qëndrojë larg politikës.
“Ajo që pritet nga AMA ëshë që t’i qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme, e drejtë dhe kompetente në ushtrimin e funksioneve të saj në shërbim vetëm të interesit publik.
Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas.
Kuvendi gjithashtu sapo ka zgjedhur 3 anëtarë të rinj të bordit gjë që i sjell autoritet të AMA-s autoritet në vendmmarrje dhe i jep mundësi instiotucioneve mundësi të cojë përpara mjaft sfida për vendin”, u shpreh Meta.
Kreu i Kuvendit vlerësoi si shumë të rëndësishëm studimin, pasi sipas tij ai ka për qëllim që të ndihmojë AMA-n për të hartuar politika në funksion të publikut. Ilir Meta e konsideroi si një studim të paanshëm.
“Edhe ky studimi i kryer nga ndërkombëtarët, të cilit unë ja kërkova disa muaj më parë si Kryetar i Kuvendit, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës ka për qëllim të ndihmojë kuvendin dhe AMA për të haruar politikat e duhura në të ardhemen në funksion të forcimit të një institucioni në shërbim të publikut dhe për publikun
Ky studim i paanshëm, i treguesve të pavarësisë së funksionimit të AMA-s, ka për qëllim ndërtimin e një themeli për punën që duhet bërë në të ardhmen, duke lënë pas një periudhë të vështirë të këtij institucioni, e duke ndërtuar një Autoritet të Mediave Audiovizive që do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë sfidave të zhvillimeve të teknologjive të reja në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Ndaj dhe ne i kushtojmë dhe do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje maksimale garantimit të fuqizimit të integritetit të pavarësisë të funksionimit të AMA-s. Në këtë drejtim ne vlerësojmë mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Meta.
Ndërkohë i dërguari i KiE Yngve Engstorm tha se palët politike duhet të gjejnë një marrëveshje për përshpejtimin e procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, si kusht për integrimin e vendit në BE”
Duke folur në konferencën ku u prezantua një studim i Komisionit Evropian mbi AMA-n, përfaqësuesi i KiE-së bëri të ditur se kohët e fundit është rritur ndjeshëm vëmendja e faktorit ndërkombëtar mbi lirinë dhe funksionimin e këtij institucioni, e theksuar kjo edhe në progres-raportet e çdo viti.
Kjo pasi siç theksoi Engstorm, AMA është një shprehje e qartë e lirisë së medias dhe shprehjes në vendin tonë, dhe këto janë baza e demokracisë dhe integrimit në familjen evropiane.
Në këtë kuadër, Engstorm nënvizoi se zbatimi i kuadrit ligjor të AMA-s, mes të cilëve edhe plotësimi i vendeve vakante të saj, kthehet në kusht të domosdoshëm duke parë rëndësinë që ky faktor ka për BE-në si tregues i pvarësisë së institucioneve.
Jo vetëm kaq, por Engstorm nënvizoi rëndësinë e mirëfunksionimit të AMA-së, në një kohë kur në qershor të vitit 2015, bëhet kalimi i transmetimit nga analog në dixhital. Në emër të Bashkimit Evropian, Yngve Engstorm shprehu vullnetin e Brukselit për të ofruar mbështetje teknike dhe financiare për realizimin e këtij objektivi nga ana e qeverisë shqiptare.
“Raporti i progresit i vitit 2012 identifikon nevojat urgjente të AMA duke u fokusuar tek pavarësia dhe funksionimi i duhur duke mbushur vendet vakante. Në kuadrin më të gjerë të lirisë së shprehjes, zbatimi i ligjit ka qenë i ngadaltë, për shkak të mungesës së një marrëveshje politike, për të mbushur vendet vakante të AMA.
BE e ka rritur vëmendjen e saj të autoritetit të medias në Shqipëri dhe Turqi. Për ne pavarësia dhe paanësia, janë shumë të rëndësishme për lirinë e shprehjes.
Procedurat e emërimit duhet të jetë në përputhje me legjislacionet. Të gjitha hallkat duhen zbatuar, mes të cilëve licencimin dhe matjen e audiencës.
Ky studim vjen në një kohë kur pritet kalimi i transmetimit nga analog në dixhital në qershor të vitit 2015. Botimi i këtij studimi ka ardhur në kohën e duhur sa i përket pavarësisë së institucioneve.
BE ka bërë dy raunde të kontrollit këtë vit. Progres raporti i këtij viti, kërkon që zbatimi të jetë i plotë dhe institucione të tilla si AMA të ofrojnë role të tilla.
Kjo tryezë është e rëndësishme sa i përket procesit të integrimit. Liria e medias dhe e shprehjes tregojnë angazhimin e shtetit për tu bërë pjesë e BE. Liria e shprehjes është një nga bazat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. planifikimi dhe zbatimi i masave për të garantuar lirinë e medias, do të thotë se kondicionaliteti i BE për lirinë e medias dhe të shprehjes ka marrë vëmendje të veçantë. Komisioni është i angazhuar të japë mbështetjen e vetë në kuadër të rezultateve.
Këto qasje strategjike do të mbështeten me ndihmë financiare dhe teknike”, tha Engstorm, përfaqësues i Këshillit të Europës. /gj.k/
Politika eshte nji Pron ne duart e krimineleve e hajnave e bastardeve te asaj bote ,te tipave si meta e berisha ,nano e jozefina dhe e asnji tjetri .
Si guxon ai popull te behet pjes e politikes !
u bo edhe kokpalaret te kerkojn te vjedhin ?
Ktu s’ka me vend shprehja —–“Tan tu vjedh e s’ka te maru !”——
A di ky popell sa politikan ka ky parrlament ?
paret kane shteru ,Thesari Shtettit u boshatis per her te dyte ,
tani duhet me bo pak durim ,deri sa te mbushet perseri qe politikanet e radhes te mbushin kontot e tyre !!!
Pra mos tju shkoje nder mend juve poplli idiot me fut hundet tuaja plot qurre ne punet e Politikaneve .
Shqiperi o Prona e Politikes looooooooooooooooooooooooool .