Nga Andi Bushati
Që prej ditës kur miqtë, bashkëpunëtorët dhe aleatët e tij politikë përkujtuan një vjetorin e ndarjes së dhimbshme dhe tragjike nga jeta të Sokol Olldashit, gjithnjë e më me forcë po përhapen zërat që duan ta paraqesin atë si një model të ndryshëm politik nga ai i Berishës. Ata kanë marrë edhe më tepër hov nga mospjesëmarja në ceremoninë përkujtimore të dyshes drejtuese të PD së së sotme. Ato janë shtuar edhe më nga shkrime autorialë si ato të Besnik Mustafajit apo nga deklarata të forta si ato të mikut të tij më të ngushtë, Astrit Patozit. Të amplifikuara sa nga media antiopozitare, po aq edhe nga ata demokratë që nuk janë të kënaqur me drejtimin e sotëm të PD-së, ato po tentojnë të krijojnë një realitet të paqenë.
Jo. Sokol Olldashi ishte vërtet një politikan i ri dhe i guximshëm, por ai nuk qe aspak i ndryshëm nga modei i mbështetësit dhe promovuesit të tij, Sali Berisha. Ishte pikërisht Berisha ai që e futi atë në politikë dhe e ngriti në lartësinë e drejtuesit të PD-së. Së bashku me Berishësn, Sokoli sendërzon opozitën e vështirë të viteve 2001 -2005. Së bashku me të ai u bë simboli i fitores kundër Fatos Nanos. Në tetë vite qeverisje të demokratëve, ai pothuajse gjatë gjithë kohës ishte një nga anëtarët e rëndësishëm të kabinetit (me përjashtim të periudhës kur kandidoi për bashkinë e Tiranës në vitin 2007) që përkrahu deri më një të gjitha vendimet e kryeministrit.
E gjithë kjo histori tashmë dihet. Dihet gjithashtu se Olldashi pati një besim të verbër tek Berisha deri në fund. Kur pas humbjes shkatërruese të 2013, ai vendosi të konkurojë për të zënë vendin e liderit historik, së bashku me kolegë të tjerë, jemi takuar disa here, në tavolinat e mbrëmjes rreth një gote. Thirrja e profesionit të dikurshëm e bënte atë shpesh t’i kthehej miqësisë me ish kolegët gazetarë, e madje të interesohej për mendimin e tyre. Në këto moment para betejës, i kam dëgjuar pothuajse të gjithë kolegët e mi t’i thoshin njëzëri, se gara tek e cila shpresonte ishte një garë e mbyllur, se Berisha tanimë e kishte caktuar pasardhësin dhe se këtë e dinin të gjithë. Por këmbëngulës dhe shpesh kokfortë në bindjen e tij, siç dinte të qe Sokoli, ai insistonte. Ai të thoshte se në zyrën e tij, Berisha i pat dhënë fjalën se ajo do të qe një lojë e hapur dhe e ndershme. Besimi i tij i tejkalonte kufijtë e së logjikshmes.
Kur ajo që i kishin parathënë të gjithë ndodhi, ai doli publikisht ta denonconte këtë garë, mungesën e votuesve në lista dhe rrënimin e votës së fshehtë. Në deklaratën e tij kishte dhimbje, tradhëti dhe zhgënjim. Por vetëm kaq. Asgjë më shumë.
Sepse gjithkush e dinte se PD-ja ashtu sikurse ekzistonte për mbi 20 vjet, ishte një organizëm ku diellin dhe shiun e bënte një njeri i vetëm. Edhe Sokol Olldashi kështu ishte ngritur brenda saj. Atëherë kur Berisha kish vendosur të digjtje dhjetra e dhjetra kariera të tjera, për t’i hapur rrugën brezit të Sokolit. Ai vetën kishte përfituar nga kjo mënyrë organizimi e PD-së dhe asnjëherë nuk i qe kundërvëne asaj. Nuk kish kuptim ta bënte këtë, në ditën kur e provoi në kuriz të tij.
Thënë këtë, nuk dua të nënkuptoj asesi që Sokoli ishte nga ata servilët e dobët që i binden në çdo gjë shefit. Jo ai qe e kundërta e kësaj. Nëse në sistemin që kish ngritur Berisha njerëzit mund të ndahen në dy grupe: në kokëulur dhe sfidantë, patjetër që Sokoli hynte tek të dytët. Koha e gjatë në opozitë, njohja e mirë e PD-së dhe njerzve të saj, i kishin dhënë atij kurajon dhe përvojën për t’i përbuzur servilët, për t’i nxjerrë nga zyra ata që i flisin në emër të “atij të madhit” qoftë ndonjëherë edhe për ta kundërshtuar vetë Berishën, gjatë mbledhjeve të kabinetit. Por vetëm kaq. Midis berishistëve kokulur dhe berishistëve kryelartë, ai renditej padyshim tek të dytët.
Por, nga kjo të arrish të mendosh se ai përfaqësonte një model të ndryshëm brenda demokratëve, është të fabrikosh një të pavërtetë. Është të humbasësh logjikën dhe koherencën. Sepse Sokol Olldashi, qe pjesë e sukseseve dhe dështimeve të Berishës. Një nga episodet e fundit të ekzistencës së tij, nuk mund të zhbëjë 15 vite të një jete.
Pradaj ata që duan ti transformojnë ato tani, nuk thonë të vërtetën. E bëjnë në rastin më të keq, për nevojat e ditës, ndërsa në rastin më të mirë, duke imagjinuar se si do të sillej Sokoli sot. Por fatkeqësisht Olldashi nuk e pati këtë fat. Ai iku me aq nxitim sa nuk i la askujt të drejtën, për të përfytyruar se si do të qe më pas.
*Lapsi.al
Kush fshihet pas vdekjes se Sokol Olldashit, te vertetat e pathena ndonjehere http://bit.do/kush-e-vrau-Olldashin
Nqs do flasim per Modele ndryshe nga Berisha apo Basha ne PD ato jan vetem dy,ai i Gazmend Oketes dhe i Gjergj Bojaxhi.rasti i Olldashit eshte tamam modeli i “servilit te dobet” qe i shkoi me nje perulje dhe dobesi deri ne neveri skenarit te Berishes per te bere Lulin Kryetar.I bem thirrje te terhiqet nga gara te cilen ai vet e konstatoi te parregullt.I bem thirrje ta prishte lojen e parapergatitur me nxitim pa dorzuar pushtetin akoma.Ne kushte te reja gara favorizonte Olldashin.Perse nuk u terhoq?Sepse donte te na vertetonte se ishte ne ate gare per te bere “servilin e dobet”.Berisha vazhdimisht e ka bere kete loje ne PD,ku individet apo klane qe ndahen per protagonizem por qe te gjithekan Lider Berishen ndeshen nen dirigjimin e Liderit.Rasti me klanin e Jozefines ishte i fresket,shumica e pasuesve te saj dolen ne periferi.Perse Olldashi mendonte se do funksiononte me te dhe klanin e tij?!Pikerisht kjo e rrezon “Modelin Olldashi” pasi edhe jozefina ska perbere Model por thjsht “servile te dobet” perball Berishes.Model eshte rasti Oketa apo Bojaxhi qe i thane “te kam dhi mu ne Model Berisha-Basha” po iki nga ky qenef dhe po aplikoj Modelin tim ne nje vend te virgjer.Pra Modeli Olldashi eshte nje genjeshter qe po duan te na servirin pjesa e servileve te dobet qe ai la pas.
Kush ishte ai vend i virgjer ku iku Oketa? Partia e Bamir Qoftes? Ahahhahahahahhha cna dhjeve mu ne breke more. Bamir Qoftja i virgjer eeee? Po Bamirin e perdhunonte Saliu mjes,dreke,darke more.
Ti je nje nga gazetaret me te sakte ne Shqiperi prandaj ste duan militantet e te gjitha paleve. Bravo daku
Nuk e kuptoj se cfar perbejn tema te tilla idiote per ATE SHOQERI !!!
Sakte Bushati, por ne fund e prishe pasi ai nuk iku por e derguan ne boten tjeter, dhe ketu ju si shoke dhe gazetare beni investigimet e duhura dhe nxirrni te verteten se kush e çoi matan tek te shumtit!
Nje analize e drejte.NJe pergjigje per te gjithe ata qe duan te na e paraqisin Olldashin model ndryshe nga i Berishes apo me tej(sipas dredhaaludimeve te Meros) si kundershtar te thekur te Berishes.
A more BUSHAT, e kemi thene gjithmone se je nje qerata i madh, po kur do ama, dhe i ke rene kokes me kete shkrim.Tamam, nje episod nuk mund te zhbeje 15 vite.
Ja hudhe edbe sot,o I vogli bushat.Po te ishte model Olldashi do te rronte,te pakten per Nenezezen dhe dy djemte e tij,,,,nuk do te shkonte me kembet e veta ne nahijen kriminale,qe ja beri cope kafken.Kete e mban parasysh,ne cdo moment te dites,kushdo nga koleget e Sokolit,,,,qe ka en
vendosur te shkoje tek te shumtet vetem kur t’a therrese I madhi Zot.
Per Sokol Olldashin nuk kam pasur kurre simpati. Por antipatia per te mu shtua kur e degjova te deklaronte plot cinizem dhe buje se “zgjedhjet (e 2013-tes) do t’i fitonin edhe me palle po qe nevoja”!!!! Qe do te thoshte qe do t’i manipulonin dhe nuk do ta linin pushtetin sido qe te vinte puna. Pra ishte nje ekstremist radikal. Ai edhe Lulezim Bashen e luftonte pikerisht nga bazat e ekstremizmit. Sepse Basha i dukej shume i bute. Prandaj menjehere pas humbjes se qershorit 2013 deklaroi kunder Bashes: ” A do te fillojme te bejme opizite te vertete, apo si?!”. Pra ai ishte nje prerje njelloj si e Berishes. Ne fund te fundit te dy kane dale, siç thote shprehja, nga mitra e pergjakur e Partise se Punes.
shume faleminderit bushat qe na solle pjeseza jete nga jeta e Sokolit dhe qe na iluminove me disa pjese te karakterit te tij… se paskemi dit qe paska marr mend nga ju rreth 1 gote..qe ke dhe tip me karakter nuk pike me shume se 1 gote..gjithesesi nuk e morem vesh se cfare deshe me thon me kete shkrim se ne ala se kemi nda per vete ku dallon basha nga berisha.. ti mund te na ndihmosh pak ne lidhje me kete