Erion Braçe: Berisha është strehuar si mjek në pallatin e ish-Sigurimit

24 Nëntor 2014, 20:05Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe nëpërmjet një postimi në Facebook i është përgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar që të lërë Hoxhën, pasi dosjet do të hapen dhe për bashkëpunetorët, duke thumbuar dhe lënë hamendje për figurën e tij.

“Berisha, lëre Hoxhën, shih se dosjet do hapen, madje edhe për dëshmitarët!!”, shkruan Braçe, duke vijuar se “i kuptoj të gjithë idiotët që mban ky dhe, madje më shumë ata që lidhin diktaturën me ne, maxhorancën dhe Qeverine e saj!! Vazhdoni bëjeni se kur nuk ke propozim, alternative, 24 vjet këtë keni bërë!!

Por, nuk arrij të kuptoj në botë një sëre analistësh të lartë, gazetarësh ca më poshtë, politikanë gjithefarësh në opozite që, hapja e një bunkeri taksuar për elitën politike të regjimit, pra hapjen për t’i treguar çdo shqiptari një prej cobzave të diktaturës, e tregojnë si rehabilitim të Enver Hoxhës!”

“I pari në rradhën e këtyre eshte Sali Berisha, ai të cilit fotot me fëmijët e regjimit, ministrat e regjimit etj, i shfaqen çdo sekonde në çdo portal publik!!

Unë e kuptoj Sali Berishën; Do të mbulohet tani që është me afër se kurrë proçesi i hapjes se dosjeve te ish- Sigurimit të Fecorit!!A mos e lexova gabim që ky u strehua si mjek në pallatin e ish- Sigurimit?”, shkruan Braçe.

Pak më herët, ish -kryeministri Sali Berisha nëpërmjet faqes se tij Facebook shkruante në postimin e tij, (ndërsa fliste për mitingun e 22 nëntorit), se kryeministri Rama inauguroi muzeun e diktatorit Hoxha.

“Edi Rama inauguroi më 22 nëntor Muzeun e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës!”, shruan Berisha.

Ndërsa Braçe i përgjigjet, duke hedhur hije dyshimi për figurën e tij, madje e akuzon se është strehuar si mjek në pallatin e ish-sigurimsave. /gj.k/

5 komente në “Erion Braçe: Berisha është strehuar si mjek në pallatin e ish-Sigurimit”

  1. Claus says:

    Keta s´kane c`ti bejne gomarit i bien samarit!

    C`pallat sigurimi o Brace? Pallati prane getos se “Brrakes” ku vetem jevgjeria e Tiranes banonte?
    Perse e keni humbur fillin dhe cirreni me vend dhe pa vend?
    Pervec se beheni qesharake gje tjeter nuk shkaktoni.
    Kthehuni o njerez ne normalitet se po lini nam me keto brockulla qe po nxirrni me vend dhe pa vend!

    Kujtova se ishte ndonje surprize e padegjuar, por pas pak sekondash e kapa qe behej fjale per pallatin tek “Brraka”.
    Humor Berati, hesapi.

  2. adi says:

    Kakareç mbete o Braçe. Po prit pak sa të hapen dosjet e atë herë pëplasja.

  3. Selim Rroshi says:

    Po kopjoni Sali Berishen qe kercenonte me hapje dosjesh. Keni ngecur ke regjimi mafioz qe i ka dal boja dhe ca sbeni per te mbuluar deshtimin.
    O qurrso ato qe dolen ne proteste nuk tha njeri oburra dalim ne proteste mos paguajme dritat, stha njeri qe hajde dalim e protestojme se duam ndertime pa leje, than te gjith mos rrit taksat.
    Keni filluar o me mua o kunder meje e ato kunder qenkan rremujaxhit, mospaguesit e dritave e nderuesit e rrokopujes.
    O qurrs si ha me njeri ciu ciut e Rames jeni me plot gojen nje ekip bythqiresh e kalamaj qe doni rraf 3 her ne dite.

  4. Artan from Montreal says:

    O Brace ! Po late nam ju socialistet, sa ishit ne opozite na cate trapin me kercenime se jo do fusnit ne burg Berishen e Bashen , se do prishnit te tera koncensionet e Berishes, se do rregullonit cmimin e naftes e te energjise, se do benit legalizim biles pa pagese te ndertimeve informale , se do reformonit arsimin. Plako sot u be nje vit e gjysem qe jeni ne pushtet e vec ca gam gameve dhe ca puneve kuturu asgje tjeter s’keni bere . Drejtesia eshte po ajo e para, Berisha ne shtepi te vet dhe me agresiv se me pare, Lulushi tek Shqupi, Arsimi mizerabel, ndertimet po i prishni por harruat hotel Kokedhimen, Ilir Meta po trashet ca me shume.Zoteri po keni bythe beni ato qe premtuat boll me llafe.

  5. alfade says:

    Artan from montreal——Keni shume te drejte , bashkohem me mendimin tuaj ! Socialisteve u ka mbe-
    tur vetem : gam-gam-gam ! O tempora , o mores ! Quo Vadis ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje