Shqipëria e Serbia përplasen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas "provokimit" të Topallit

24 Nëntor 2014, 18:43Politika TEMA

Në sesionin e 60-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së i cili këtë vit po mbahet në Hagë është zhvilluar një polemikë mes delegacionit të Serbisë dhe të Shqipërisë në lidhje me ushtrimet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, raporton Koha net.

Shefi i Kuvendit kombëtar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Dragan Shormaz, ka ndërhyrë në fjalimin e shefes së delegacionit të parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, kur koj e fundit pyeti sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg për stërvitjet e përbashkëta të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë dhe vërtetësinë e pretendimeve se Rusia ndihmon forcat e armatosura serbe.

Me këtë rast shefi i delegacionit serb Dragan Shormaz theksoi se kolegët nga Parlamenti i Shqipërisë nuk posedojnë informacione të sakta për këto aktivitete të Serbisë dhe Rusisë.

“‘Kjo është një përgatitje për stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Serbisë dhe SHBA-së’, tha Shormaz”, njoftojnë nga Parlamenti i Serbisë.

Gjatë sesionit vjetor të AP të NATO-s, në seancën plenare të pranishmëve iu është drejtuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas fjalimit të së cilit parlamentarët patën mundësi të shtojnë pyetje dhe komente.

Stoltenberg tha se Serbia është shtet sovran, i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera dhe se për NATO-n rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm, kështu që në këtë drejtim bashkëpunimi me Serbinë është me rëndësi të madhe.

Në Serbi, në fushën e trajnimit në Nikinci, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake mes ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, në të cilën morën pjesë më shumë se 400 ushtarë.

Më parë ka pasur paralajmërime se në këto ushtrime do të marrin pjesë edhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë./b.l

8 komente në “Shqipëria e Serbia përplasen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas “provokimit” të Topallit”

  1. Dhori shoku i Xhozit says:

    Kjo ka shkuar aty me porosi te Sales per t’i prishur pune Shqiperise? Apo ka bashkepunuar me mbesen e tij?

  2. raimond vlonjati says:

    Shume mire ka fol Jozi –Duhet diskretituar politka e Serbise, sepe ajo politike e ka tehun kryesor kunder shqitpareve

    Nuk ecet me fqinjet agresore me politkat ” Zero probleme me fqinjet,” kur fqinjet vazhdojne aktivitetin e tyre te etheshem anti-shqitpar, sic ben Greqia dhe Serbia,

    Ndaj me fqinjet duhet ecet em moton :_Reciprocitet ne Politiken me Fqinjet_

    Dmth nqs Greku kerkon te hapi nje shkolle greke ne Shqiperi, edhe ne te kerkojme qe grekEt te hapin nje shkolle shqippe ne Greqi

    Greket kerkojne te drejtat e minoritetit in-existues grek ne Shqiperi, edhe ne te kerkojme te drejtat e cameve ne Greqi.

    1. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

      Sakte.

    2. Filipi says:

      Rajmond Vlonjati!Pajtohem plotesisht me komentin tuaj.Reciprociteti ne cdo fushe me fqinjet tane,duhet te zbatohet deri me nje(1).Mjaft kane bere ata ashtu sic I ka dashur qefi atyre ndaj vendit tone.

  3. Pelasgian says:

    serbia bashkpunim me SHBA ??? hahahahahhahahaha ….dmth doni me ju shkkkkkkkkerdhyyyyy prap …ket rradhe me pasoja shume te mdhaja . KUFI I PERBASHKET SHQIPTARO-KROATO-HUNGAREZO-BULLGAR !!!!

  4. Dardha says:

    Ore, si e kane derguar kete ne Hage? Kjo ka kaq kohe qe nuk hyn ne Parlament. Per kete s’duhet te marre as rroge (sic ua ka bere edhe socialisteve ne kohe te saj). Kesaj jo vetem rroga qe i ecen, por e perfshjne edhe ne delegacion.

  5. fshatari says:

    Ore po kush e con kete karakurven te na perfaqesoje ne Hage

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje