Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit socialist Pjertin Ndreu për pushimin e çështjes, ku bashkë me kolegun e tij Arben Ndoka, po gjykohen në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj ligjvënësit demokrat Genti Strazimiri për shkak të detyrës.
Në seancën e nisur në Gjykatën e Lartë, avokati i deputetit Ndreu, Baftjar Rusi kërkoi nga trupi gjykues pushimin e çështjes për klientin e tij për shkak se kallëzimi në organin e Prokurorisë nuk është bërë nga deputeti Genti Strazimiri, por nga Grupi parlamentar i PD-së.
Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit, i cili rrëzoi kërkesën e bërë nga avokati Rusi, ndërsa procesi gjyqësor do të vijojë normalisht me pyetjen e dëshmitarëve, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet më 12 Janar.
Ndërsa avokati i Arben Ndokës, Ardian Visha, e ka quajtur një rrahje të thjeshtë incidentin e ndodhur me Gent Strazimirit.
“Mbajtëm qëndrimin, ju aty ishit. Ne nuk mendojmë që kjo është akuza që përcakton drejt faktin. Për rastin tonë kemi të bëjmë me një rahje të thjeshtë dhe gjithçka tjetër për rëndimin e akuzës është spekullim”, tha ai.
Procesi do të zhvillohet me pyetjen e 9 dëshmitarëve, kryesisht deputetë që kanv dijeni për incidentin e ndodhur në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.
Anëtarë të Kolegjit Penal që do gjykojë çështjen ndaj dy deputetëve janë Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Ardian Dvorani, si dhe relator në këtë proces është Medi Bici.
Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, ka filluar në bazë të kallëzimit të dorëzuar në datën 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Sipas kallëzimit, në datën 10 korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri.
Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri.
Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka.
Pak momente më vonë, deputeti Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore, rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014.
Në përfundim të veprimeve hetimore, prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”. /gj.k/
ore ky nuk qenka ne terezi, pse mo ca deshte ti bente ti thyente turinjte?
kaq kishte takat kaq beri ndoka po jo se e la se ju dhimbs
http://bit.do/Avokati-ishte-nje-rrahje-e-thjeshte-ndaj-Strazimirit-ne-krahasim-me-ate-qe-e-pret
Kur politikanit,Goja i nxjerr Zeherr
Edhe Koka nuk e di se c,fare e gjene!
Po thuaj ti: Shyqyr me kaq
Se ne kohen e Saliut
Te thyhej Koka edhe me Derrase.
Pistolete dhe Parlament Rrumpalle.
Thjeshte nje “FORMALITET” i bene asgje te tepert !
çeshte ky idiot avokat qe thot veç nje rrahje qe, po mire hajt te te fusim edhe ty nje rrahje dhe procesi mbyllet…
E perber apo e thjesht, deputeti perdore dhunen dhe si i tille duhet te denohet. E
qenka si rrafjet qe i benin dikur merjo bazes, por tani eshte bashkuar me to dhe nuk ka kush ta rrahi…
qenka si rrahjet qe i benin dikur merjo bazes, por tani eshte bashkuar me ato qe e rrihnin dhe nuk ka kush ta rrahi…
Aaaaa mase e rrajne trw here ne ditet kete legenin,qe na bene si piniolli demokracise. Plere eshte as skuqet dhe as zverdhet ai ztrazimir pordha.
Ne kete vend jane vrare njerez, sju vjen turp mbani peng votat e qytetareve per ca shpulla.
Avokati,ka te drejte ,,ishte rrahje e thjeshte,, dhe nuk ishte nevoja te shkonte ne Gjykaten e Larte por ,,Boksierit,, te parlamentit ti jepej nje vrejtje e ,,lehte,, nga vete ,,gjykata Parlamentare,,.po keshtu mund te veprohej edhe per ,,ndihmes boksierin,, dhe ne fund gjithcka te rregullohej aty brenda ,,selise ,,.Po ti besh nje vezhgim te thjeshte imazheve filmike del ne perfundimin qe Deputeti ka goditur si Boksier ose ish Boksier.Ky deputet do te ishte mire qe te kishte dhene doreheqjen para publikimit te ,,filmit,,.Kjo nuk ndodhi …. por as kryetari i PS nuk foli.Me te vertete nje ish i denuar kur mbaron denimin juridikisht quhet i i ,,Pastruar,, por nuk mundet te marre mandatin e deputetit dhe per me teper te trgoje forcen e grushteve ne Parlament si perfaqesues i Popullit.