Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga selia e PS se nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë elektrike, ndërsa akuzoi kreun demokrat Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha se po gënjejnë qytetarët.
Duke komentuar protestën e zhvilluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit dy ditë më parë, Balla u shpreh se maxhoranca përkrah qytetarët në protestë, por jo dyshen Basha-Berisha, që janë zëdhënës të paligjshmërisë.
“Ne respektojmë çdo protestë dhe çdo qytetar në protestë, por nuk mund të respektojmë protestuesin Lulzim Basha dhe as protestuesin Sali Berisha.
I pari (Basha), është bërë zëdhënësi i njerëzve që s’duan t’i paguajnë dritat po duan të vazhdojnë ti vjedhin.
I dyti dihet (Berisha), është përgjegjësi kryesor për të gjitha plagët e mëdha që ne po kurojmë me reformat tona”, theksoi Balla.
Ai garantoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
“Ne nuk do ta rrisim çmimin e energjisë, Luli e Saliu gënjejnë për të mbledhur partinë e çoroditur nga 1 milionë shuplakat e 23 qershorit.
Ne nuk i kemi rritur taksat, përkundrazi i kemi ulur për 95 % të të punësuarve apo të vetëpunësuarve me anë të biznesit të vogël.
Luli e Saliu gënjejnë sepse e shohin që ekonomia, siç e konfirmon edhe FMN-ja, ka nisur të rimëkëmbet. Ata nuk e duan rimëkëmbjen e ekonomisë, duan anarshi e turbullirë prandaj bëjnë thirrje për mospagim dritash e për shtet policor.
Ne nuk po ndërtojmë një shtet policor, por po ndërtojmë shtetin që Luli e Saliu e kthyen në një repart bashibozukësh, duke nisur nga policia që ishte vendosur në prehrin e krimit”, vijoi Balla.
Referuar akuzave të opozitës, sipas të cilës Qeveria ka braktisur premtimet e bëra para 23 Qershorit, Balla garantoi se mazhoranca nuk ka lëvizur nga asnjë premtim.
“Legalizime falas? Patjetër. Deri më sot, pa u mbushur viti që kemi vënë në punë Agjencinë e Legalizimeve, është bërë më shumë se në tetë vjet bashkë”, tha Balla, ndërsa akuzoi PD-në se në tetë vjet shkatërruan gjithcka.
“Po ç’janë këta që i kërkojnë hesap qeverisë për premtimet sapo është mbushur viti i parë, kur në tetë vjet shkatërruan, vranë, vodhën dhe e zhytën ekonominë në humnerën e borxheve?! Si mund të pretendosh që qeveria e re të rregullojë në 1 vit gjithçka që këta, Luli e Saliu, jo vetëm nuk rregulluan, por shkatërruan në 8 vjet”, theksoi Balla.
Në vijim ai shtoi se viti 2014 po mbyllet me rritje ekonomike 2,2%”, ndërsa viti 2015, do jetë viti i parë që do të shënojë uljen e borxhit publik, akumuluar vit pas viti nga Luli dhe Saliu”.
“Nëse Luli dhe Saliu kërkojnë të nxisin anarshinë dhe turbullinë, nëse duan mosrespektimin e ligjit, është zgjedhja e tyre. Por kjo mazhorancë është e vendosur për të ndërtuar shtet, për të respektuar ligjin, pasi vetëm kështu mund të vazhdojnë reformat dhe rimëkëmbja e ekonomisë”,tha Balla. /gj.k/
– Ne proteste ishin PD-ista pa shkolle perkatese qe u hoqen nga puna qe mendojne se me ardhjen ne pushtet te PD do fitojne karriket dhe do te vazhdojne lojen edhe me pjestaret e tj te familjeve te tyre,
– Ne proteste ishin ata qe nuk paguajne dritat prej vitesh anipse kane para, i perdorin per celulare, per birre e raki por per energjine qe shpenzojne jo. Aresya eshte e thjeshte kehtu i mesoj PD-ja dhe mendojne se po erdhi PD ne pushtet bejne perseri keshtu,
– Ne proteste ishin ato qe skan para te paguajne dritat. Thone te dalim te behemi shume , mbase Qeverine do ta frikesojme sic e frikesonte Sala dikur Qeverine e Ylli Bufit. Por kohet kane ndryshuar, keta te mjere duhet te paguajne dritat qe te jene te qete, nuk kane te mbajne vetem nje ose dy drita per ndriqim ,
– Ne proteste jane edhe vjedhesit e energjise. Keta vjedhin me linja dyfishe te lidhura nga punonjes te elektrikut, njera linje ne sahat e tjetra nen toke ne paisje. Edhe keta thone duam rremuja te vazhdojme vjedhjen. ” Ujku mjergull do ” ,
– Ne proteste ishin punonjesit e Bashkive te PD ne sherbim te pages tyre ,
– Ne proteste kishte edhe pak te genjyer qe akoma nuk e kane kuptuar se ku e ka fundosur Shqiperine politika amatoreske e PD dhe modeli Berisha – Topalli ne shkatrrimqeverisjen e tyre ne dem te popullit dhe ne sherbim te familjeve e lakenjeve te tyre.
Gjithesesi edhe Qeveria ktuale po vepron avash ne drejtim te reformave kryesiht ne sektorin energjitike ku ka nderprerje te inevestimeve, ne drejtesi ku jane po ato gjyqtare e prokurore te pashqetesuar me shkeljet e perfitimet qe kane, ne drejtim te kontrollit te kthimit te pronave ku ka abuzime te medhe ( me mijera mbivendosje tregojne mbi perfitimet e padrejta ne kurriz te pronave shtetrore) dhe ne drejtim te verifikimit te pasurive te ish pushtetareve qe e permendi keto dite edhe Keshilli i Europes.
njerezit kane te drejte te protestojne por jo te perdorne nga partia demokratike si gjithmone dhe ne protesten e fundit i perdori.
Basha nuk mbajti dy premtime si kryetar bashkie na del na flet tani per gjera me te medha. Gjynah si genjehen dhe i lejojne te perdoren nga ata. Ca nxjerr e flet te gjitha mashtrime jane.
te gjithe ata qe skane paguar drita, taksa ndonjehere qe kane ndertuar ku i ka dash qefi kishin dale te protestonin, te jete per keta te dalin cdo dite.
Te dy si bab e bir skan lek hic gjyna te paguajne ata enrgjine
Cmin e energjise sikur e cakton ERE, autoritet i pavarur nga Qeveria, dhe qe mbron konsumatoret. Si ka mundesi qe asnje nga konisioneret e ketij institucioni nuk deklarohet por deklarohen politikanet.
Taulant, mos perserisni te njejtat gabime qe beri Saliu Co.
1 milion shuplakat qe permend ishin me pretminin qe nuik do te kishte rritje te energjise elektrike, taksave, do te sillte rritje ekonomike dhe hapjen e 300 mije vendeve te reja pune etj.
Taulant, reflektoni me kujdes e maturi, duke ju permbajtur orientimit Politik te partise tuaj, qe eshte parti e majte, dhe mos bini ne gracke.
Koha do ta provoje dhe vertetoje.
Ju pershendes,
Taulanti, Gjermani
Ky pitbulli i Rames me emrin Balla, vazhdon mashtrimin e radhes. Rritja e tarifes se energjise eshte ne doren e ERE-es, te e cila jane depozituar aktualisht dy kerkesa si nga prodhimi(KESH) edhe nga shperndarja (OSSHE) te cilat varen aktualisht nga ministria e Energjitikes me shkelqesine e tij Damian Gjiknuri, pjese e qeverise Rama! ERE eshte e “pavarur” por besoj se ne “pavaresine” e saj, ERE do ti bej nje leshim te vogel prej miku, qeverise Rama per heqjen e fashes dhe rritjen e cmimit minimal i cili prek me shume shtresat ne nevoje. Qeveri Socialiste, nuk ke se c’fare i thua. Kot e paskemi share Kapitalizmin per gjysem shekulli, nga bunkarti i Enver Hoxhes.