Rama: Cmimi i energjisë 12 lek? Mos u merrni me rrenat e SHQUP

24 Nëntor 2014, 13:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” ndaj pyetjeve që i drejtohen sesi do t’ia bëjnë nëse do të rritet në 12 lek/kwh çmimi i energjisë elektrike.

Kryeministri e hedh poshtë këtë gjë duke cilësuar si një rrenë të selisë së Partisë Demokratike.

“Më pyesni si do ia bëni me çmimin e energjisë 12Lek?! Po e deshet shqip kjo është rrenë e SHQUPI-it, po e deshët SHQUP dëgjoni pushtethumburit!”, shkruan  Rama.

Më herët, Rama shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, por nga ana tjetër, aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme nga qytetarët dhe bizneset, do të vijojë. /gj.k/

 

5 komente në “Rama: Cmimi i energjisë 12 lek? Mos u merrni me rrenat e SHQUP”

  1. keli says:

    More mashtrues po komisioni i ekonomise qe po diskuton per kompensimin e rritjes te cmimit te energjise mos eshte SHQUP? Po Veliaj ministri hajdut qe ne komision tha se do kombensohen 240000 familje moss eshte i SHGQUP? Legen mashtrues qe rrena te del brenda muajit

    1. qytetar says:

      Edi je i madh vazhdo keshtu se je ne rrugen e mbare

  2. fredi says:

    Rrenat i nxjerrin te gjithe ata qe nuk e njohin ligjin dhe rregullat.

  3. fiona says:

    u mesuan keq harxho e ne fund mos paguaj asgje, tani qe u vendos rregull nuk u pelqen normale nuk jane mesuar me rregulla qytetarie.

  4. Kevin says:

    Sa mire do ishte nese eshte 80 leke, Cmim i justifikuar deri diku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje