Autobuzi që çon pasagjerët nga aeroporti afër pistës ku ndodhej aeroplani i linjës po vonohej. Ne ishim pasagjerët e fundit ndaj autobuzi po bënte rrugën e dytë ndërkohë që orari i nisjes kishte më shumë se 10 minuta që kishte kaluar. Duke pasur merakun e fluturimit të dytë pas tranzitit pyeta i shqetësuar një prej vajzave që kontrollonin boarding pass-in rreth vonesës dhe përgjigja nuk vonoi:
-Po presim atë zotërinë atje, dhe më tregoi me gisht pasagjerin e fundit i cili në dalje të aeroportit bënte muhabet i gjithi në kryeneçësi me një prej punonjësve të aeroportit. U afrova më tepër te dera e hapur e autobuzit ti bëja zë zotërisë të hipte e të niseshim por u shtanga.
Një prej personazheve të shkrimeve të mia tani ishte më afër se kurrë me mua. Jo se pata frikë apo emocione ti flisja por goja mu qep dhe ua la rradhën syve të kundronin. Një dorë e lëviztte në ajër për të ilustruar më tepër bisedën me bashkëfolësin ndërsa në tjetrën mbante të shtrënguar kompletin e valixheve të tij me rrota të markës Louis Vuitton. Flokët rreth kokës i kishte të dendur si dikur ndërsa sipër kafkës i dallohej lehtë një shtëllungë pushi me qime të verdha e cila nga sipër që po e shikoja dukej si bytha e një pule sapo të rrjepur. U zmbrapsa dhe me gojën që vazhdonte të qëndronte e kyçur uroja së brendshmi që zotëria mos vonohej ngaqë kisha një tjetër fluturim pas këtij të Rinasit.
Fodullëku i tipit për të cilin po shkruaj vazhdoi edhe kur ky i fundit hipi në autobuz edhe kur u rehatuar duke na bërë karshillëk të gjithëve në ndenjëset e para të aeroplanit, zonë e shtrenjtë e njohur ndryshe edhe si bussines class. I drobitur nga këto lloj skenash vazhdova nëpër korridorin e ngushtë të aeroplanit drejt fundit të tij duke kërkuar me sy numurin e ndenjëses time.
Pak radhë pasi kalova gjysmën e aeroplanit mes buzëqeshjeve të stjuardesave hasa në një tjetër buzëqeshje.
Ministri Erjon Veliaj me një prej drejtorëve të tij qëndronte i ulur mes njerzve të zakonshëm, pas tij dy prej drejtorëve të ish Fullanit të bankës kombëtare që pordhët dhe tangërllëku u ishte zbehur bashkë me lavdinë e tutorit mentor të tyre e andej nga fundi me mua ishin ulur disa drejtues së ministrisë së ekonomisë së Ben Ahmetajt. Vendosa çantat e mia sipër kokës time në kofinën e vogël të bagazheve e u plasa mbi sedilje porsi një fëmijë grindavec që prindërit nuk i kanë blerë dhuratën e duhur.
Bluaja në kokë e bëja hesape tipike shqiptare: Ben Ahmetaj është gjirokastrit e patjetër si nikoqir nuk mundet ti shpërdorojë paratë publike me bileta të shtrenjta për stafin e tij. Edhe minsitri Veliaj si deputet i zgjedhur nga zona elektorale e Gjirokastrës patjetër do jetë infektuar prej vendasve ndaj na e thau zorrën në dasmën e tij me byrekë e turshi Zagorie, e ndaj udhëton si pasagjer i zakonshëm me çmime të lira…
E ndërkohë nuk më dilnin hesapet me atë zotërinë e kapardisur në krye të aeroplanit aty ku bileta është dyfish e shtrenjtë. Veç biletës më gërryente edhe kompelti i çantave të markës L.V dhe në celularin tim shpejt e shpejt bëra një kërkim. Pegase 55, mu shfaq modeli e imazhi i valixheve dhe çmimi përballë, 4300 euro. Nuk e kisha lidhur ende rripin e brofa më këmbë, brofa i revoltuar e të bërtisja aty mes pasagjerëve të tjerë. Doja ti kërkoja llogari zotërisë së kapardisur. Tia bëja hesapet e të na raportonte se ku i kishte gjetur paratë e biletës, paratë e çantave firmato e nëse do justifikohej se nuk ishin firmato atëhere të mbante përgjegjësi për plagjiaturën, për fallcitetin.
Tunda kokën dhe i fola së brendshmi vetes:
-Ulu, lidh rripin, mos na çaj trapin e bëhu gati për udhëtimin! Pushtetarër rilindas taze të rinj kanë një vit që po mburren për reformë në drejtësi. I gjetën shkelje, vjedhje milionash, premtuan që do e kryqëzonin atë e të tjerë si ai por kanë kohë që e kanë mbyllur gojën.
Aeroplani u lëpi mbi pistën e gjatë dhe pa vonesë u ngrit mbi qiellin e kthjellët të Tiranës. Nuk po ndjeja adrenalinën që të falin ulje-ngritjet e aeroplanëve. Adrenalina ime ishte mbledhur si komb prej damarësh të spërdredhur brenda ezofagut tim ndërsa mendja kishte mbetur te çantat e atij kodoshit gjysëm me flokë e gjysëm i pacipë. Ishte Gjin Gjoni i vetmi pasagjer ulur në bussiness class paraditen e 12 nëntorit 2014 drejt Mynihut me Lufthansa airlines.
Iu luta botueses time simpatike Arlinda Dudaj që librin e rradhës të mos ma botonte kësaj here. Nuk kisha mundësi fizike të isha i pranishëm gjatë panairit të këtij viti sepse më besoni takimi me lexuesit, bisedat,qortimet,debatet me ta janë shkolla më e mirë për këdo gazetar a shkrimtar.
Lajmet për panairin i ndoqa virtualisht dhe tek shihje që njerzit nuk e kanë braktisur librin, letrën, shkronjën, bojën, leximin kjo të jep gëzim mes tollovisë e hallakatjes së përditshme plot brengë. Titujt e rinj nuk munguan, nuk munguan as blerjet, as autografët, as takimet dhe as çmimet. Fundja ia vlen të ndjehesh mirë kur shikon që një komb pak por saktë vazhdon të shkruajë, të përkthejë, të lexojë e të nxejë dhe ende ka gjenerata që mes sakrificash finaciare apo kulturore mbajnë gjallë këtë traditë që kurrë nuk u bë kolektive. Panairet e librave gjithmonë kanë diçka magjike dhe një lloj superioriteti artificial e të rafinuar.
Them kështu sepse sheh mijëra njerëz pa fund tek sorollaten stendave të blejnë libra për të mbushur bufenë e për tu hapur bythësh si të ditur, ka dhe nga ata që modestisht blejnë se ua kërkon mideja e trurit dhe e shpirtit leximin. Vjet panairi i librit ishte magjik tek shikoje njerzit që pasi blinin libra e me ta ndër duar shkonin protestonin poshtë zyrës së Edi Ramës kundër armëve kimike.
Ndërsa ky i sivjetshmi ishte jo vetëm magjik por edhe sarkastik. Dynjaja shkonin të blinin e të takonin Kadarenë, Kongolin, Xhungën, Çulin, Dedjan, Blushin, Fevziun por ky i fundit u kishte zënë pritë e u bënte karshillëk me Fullanin në krah. E mbante aty afër edhe për ti shlyer borxhin e qokave ish guvernatorit të qokave por edhe për tu treguar rrobve se lavdia e tyre kolektive e dikurshme nuk ishte zbehur. Autori Fevzi kësaj here i erdhi lexuesit me një biografi mediokre sipërfaqësore për ish monarkun Zog e në vend tu servirej lexuesve me në krah pasardhësin e Ahmetit, mbretin (princin) Leka, kishte zgjedhur një sejemn regjimesh të rënë nga vakti. Mesazhi që dha Fevzo me Fullanin në krah ishte i fortë dhe goditës. E ringriti si zombi ashtu të plakur dhe ua shfaqi shqiptarëve jo se Fullani mbahet për euridit, kritik, lexues i thekur apo ajkë e kësaj shoqërie.
E bëri me Fullanin siç bëri TV Klani me Berishën në 2005-ën. E ngritën nga varri ku ishte groposur qysh më 1997, e lanë, e veshën, e pudrosën, e krehën dhe na e lanë peshqesh 8 vjet. E rilindën ashtu siç duan të rilindin fullanët e rënë nga vakti, e rilindën ndryshe nga filozofia rilindase e qeverisë së sotme.
Ndaj mua nuk më ngopin aksionet sporadike me INUK-un, kundër faturave të papaguara të energjisë elektrike, me universitetet e mbylluar prej ufosh apo vitrinash. Duhen aksione radikale për të inukuruar sistemin e kalbur dhe si fillim para se të prishen kioskat apo ushqimoret pa leje, çrrënjoset kjo farë e zengjinëve të rinj.
Modeli më i keq nuk është komshiu im hallexhi që nuk paguan dritat apo gjobat e makinës por këta tipat përballë që kanë abuzuar me pushtetin, kanë vjedhur, kanë vrarë, kanë grabitur, janë pasuruar e vazhdojnë të mos paguajnë as dritat, të tallen me ligjin e të mbeten modeli i joshjes për mijëra të tjerë. Ia vlen një reformë agrare si ajo e 1946-ës e cila të fillojë me valixhet e shtrenjta të Gjin Gjonit, të vazhdojë me taksat e papaguara të Fevzos e të përfundojë me riburgosje Fullanësh.
E te mendosh qe 90% e njerezve ne bllok, apo neper lokalet e Tiranes jane si Gjin Gjoni….pordhet vu.
Keta jane aristokrate???
Jo mer Bled,keta jane llumi i Shqiperise
Gjinëra, fullanëra, fevzora; të gjithë plehra të shoqërisë.
Aristokrate shkerdhata
http://tinyurl.com/VIP-at-e-shkerdhyer
po pikerisht keto plera kane investuar shuma marramendese per tu mbrojtur nga krimet e tyre.Asgje tjeter pervec revolucionit shpeton kete vend.
nuk esgte faji tyre.Ata jane product I sistemit tone.
He pra mo Bledi si shpjegohet qe rilindja i rilindi te gjithe, dhe plehrave jo qe su hyri gjemb ne kembe po kapardisen si Fullani tek sheh fakiret te futen ne burg per 30 000 te vjetra.
HIPOKRIZI RRENQETHESE E EDI RAMES ……………
Edhe nje gje, sa gjynah qe te qenka thartuar barku nga turshite e Veliajt, qe doli ne pune edhete djelen e dasmes………………..pak me objektiv o i dashur Bled, se te gjithe kemi sy.
Punet private te njerezve..kur dalin ne pune a kur marrin pushime…nuk na interesojne!!!!! HAJDUTETKRIMINELET te denohen sipas ligjeve
sa the leshverdhe pa e mbaruar se lexuari deri ne fund bertita-
esht gjin gjoni
esht ai sistemi i kalbur qe i tregon shqiptareve qe kjo rilindje esht nje qelbersillek krahasuar me premtimet qe bene para 23 qershorit
vonohet avioni se ben muhabet gjin vroma.
kjo esht te vrasesh veten me pambuk. Nje shoqeri e degjeneruar ne institucionet e shtetit qe as k**** ne goje sja vle me jua fut se ndotet
I madh je bledi mane.
sa the leshverdhe pa e mbaruar se lexuari deri ne fund bertita-
esht gjin gjoni
esht ai sistemi i kalbur qe i tregon shqiptareve qe kjo rilindje esht nje qelbersillek krahasuar me premtimet qe bene para 23 qershorit
vonohet avioni se ben muhabet gjin vroma.
kjo esht te vrasesh veten me pambuk. Nje shoqeri e degjeneruar ne institucionet e shtetit qe as k**** ne goje sja vle me jua fut se ndotet KOKA
I madh je bledi mane.
EHHHHHH MORE BLED MORE BLED, GJIN GJONI ESHTE ME I VERFERI NE ATE KLD.
SA HERE ME SHUME KAN ATA TE TJERET SE GJINI, QE ULEN NE KLD.
NJE BRAVO TE MADHE SHKOLLES TE KURSIT TE PLEPAVE QE E MORI GJIN GOMARIN NGA FSHATRAT E THELLA ME SHKOLLE NATE DHE E BERI PJESTAR TE KLD, DHE GJYQTARE.
RROFT SALI RRUMPALLA, QE E ZHYTI SHQIPERINE NE INJORANC, DEMBELIZEM, KRIMINELA DHE MASHTRUS.
DO DUHEN VITE TE TERA QE SHQIPERIA TE DALI NGA KY LLUME QE ESHTE ZHYTUR…
I madh Bledi Mane. Po ku ke qen mor burr,na dil me shpesh. Flm.
E ke mbyllur fiks fare, ata nuk eshte nevoja ti futesh ne burg, se pa leke burgu me i mire per ta eshte te jen jashte se ashtu do vuajne te ushqehen (burgu u ben nder se hane falas). Kjo behet vetem po i desh rames por mesa duket ka kaluar nje vit dhe keta hajdut çirren neper mitingje dhe udhetojne ne avion te klasit te pare …
Nuk paske kuptuar asgje !
“Pastrimi” qe kerkon,nuk behet nga ky sistem,ky stan,kete bylmet ka.
Zoti Bledi, te falenderoj per shkrimin. Kur lexoj kete shkrim me rrenqethet mishi. Me rrenqethet mishi per padronet e valiçeve qe ke pare ne avjon. Me rrenqethet mishi per ato qe paten fatin te bejne kursin e Plepave per te nxjerrur nga puna njerzit me te afte qe kishte drejtesia. Kursi i Plepave u hap apstafat per qeverine fashiste, qe te bente çfar te donte dhe kursantet e Plepave tu pasuroheshin me djersen e popullit per injorancen qe do demostronin neper zyrat e drejtesise.
Oooo Enver, zgjohu vetem nje ore , jo per mua, por per ato qelbesira qe tu sillnin sa para dhe mbrapa. Zgjohu nje ore per ato qe rrinin dite dhe nete pa gjume, duke te sherbyer.
Zgjohu vetem nje ore, qe ta kuptosh qe ke bere gamime fatale. Ke denuar njerez te pafaqshem duke degjuar sherbetoret, dhe ato sot te denojne.
si ka mundesi qe ky perversi mitoman nuk beri nje shkrim pa permbajtje seksual? si nuk hapen halete e te te perpijne o kellire…
I nderuari Roland ! Nese Bledi Mane ka bere nje shrim dhe e ka botuar, ka te drejten e tije dhe menyra sesi ai flet eshte e sakt. Ndonjehere fjlaet banale shprehin me mire te verteten sesa te perdoresh shprehje te tjera. Nese nuk te pleqen mos e lexo dhe mbi te gjitha mos ja fut kot fare fare me komentet nenmediokere.
sa bredhka dhe ky Veliaj…me 8 nentor ka zbritur me mua ne Bari,,kur u kthye dhe kur u be gati per ne Mynih….
Po 500 milionet qe ka marre vellai i Veliajt me tenderat nga shteti, ku i coi o Beld analisti?!!
Autori i shkrimeve duhet te jete objektiv, dmth duhet te jete i baraslarguar nga cdo pale dhe jo te sulmoje njeren dhe ti beje frek tjetres.
Bravo Bledi ,
vazhdo e demaskoj kto plehra te njerezimit qe as me qenin e nji Aristokrati te vertet te botes sdo krahasoheshin .
Te kesh pare sot ,(te fituara ne menyre te pandereshme etj) nuk te ben aristokrat .Nji shpellar sado pare te vjedh e posedoje s’mundet me u krahasu me qent e nji Artistokrati te vertet .
Kta jane gabelat / funderinat Aristokrate te asaj bote te kot.
Bledi ka te drejte, keto Jane karakteristikat e njerezve injorante dhe pa asnje merite por hajdut dhe kriminele te pasuruar brenda nates pa djerse. Por ti shkules nga rrenjet keta njerezit pa klas dhe hajdut duhet nje revulucion. Po ashtu edhe Edi Rama gjen njemije arsye per te mos filluar reformen e famshme ne drejtesi. Me duket shume pa shprese dhe mendoj se zgjidhja e vetme eshte presioni popullor, I cili duhet te jete I forte dhe I vazhdueshem, dhe I pa manipuluar nga Sali Berisha. Perndryshe CDO gje mbetet ne kuader te kritikave pa fund ne shtyp.
Je nona Vet
Kisha pare lepirje bythe ,po te tille kaq pa lezet dhe me kaq oreks si kjo e keti Katundarit te Droguar e burgaxhi skisha pare ndonjehere… Sa me “lart ” qe kujton qe ngjitesh aq me e veshtire ka per tu dukur kur te biesh me hunde ….yyyy vrrome e shpifur …na e shpife
per cfare po shkonin ne Mynih kta ” aristoKARA ” ????
Sa “fresk” iu paske bere ketyre ministrave…
Kjo qe kerkon ti Blend, quhet demokraci e paster. Aristokratet shkerdhata ja u kane mpire trurin edhe çirakeve te tyre ne çdo cep te asaj haleje te madhe. E meqenese jane te dhjere koke e kembe, nuk kane bythe qe te ngrene zerin, por vihen ne resht si legena per ndonje kocke qe hedhin zotrinjte e tyre. Dora e zotit eshte ajo qe do te vendosi drejtesine e vertete .
me tos nanon e paska ?
Pse nuk thua te verteten o Mane qe dhe ty personalisht si Gjin Gjonit, bileten e avionit ta kishte blere taksapaguesi i varfer shqiptar, edhe Veliajt, edhe keshilltareve te “doreshtrenguarit” Ahmetaj. Pse nuk shton qe tranzit nga Mynihu moret rrugen per ne Kore te Jugut ku shkuat dhe bete ca dite pushime te mira, te shoqeruara me dietat e majme, me ushqimin e paguar, me hotelin luksoz te paguar, me taksite e paguara nga ne…
Qellove si kalama o Mane, zbehe bojen e penes tende te shkelqyer per pak ofiq. Shkrimet e tua qe rrezatonin drite, e qe une mezi prisja ti lexoja dikur ne opozite sot pas sjelljes bukshkale te shefit tend me shqiptaret e varfer, me socialistet e thjeshte, me keqberesit e vertete, dhe me dashnoret qe kane mbushur administraten me ngjallin thjeshte neveri. Keqardhje per ty, keqardhje per voten qe dhashe, mesim per zgjedhjet qe do vijne.
Ah dhe nje e fundit se harrova! Po vazhdove keshtu do perfundosh fytyrebythe si Fahri Balliu. Shnet dhe gishtin kokes. REFLEKTO
No koment….bravo “Lexues i rregullt i Manes”. Per mua nuk ka rendesi ne je i majte apo i djathte por komenti yt eshte racional. Pershendetje mik.
Bravo eshte bere nje fjale per ti qare hallin, ia bejme njeri-tjeterit per te ngushelluar veten, ka dhe nga ata qe jane aq te pamoralshem dhe predikojne moralin, maskarenj qe te flasin per te miren, hajdut qe fshihen pas fustaneve apo kravatave te procesit hajduteror, idiote qe te flasin per larmine e fjales, logjikes dhe argumentit, vipa idiote qe i ngrejne kryet nga budallalleku njerezor, ka dhe moderatore e gazetare shurdhmemece gardiane se te vertetes, aristokraci mendimi deshtake qe rrine skutave dhe pseudo- arristokraci mendimi qe te flasin per sa me shume spontanitet, like dhe shperndarjeje, ka parodizem dhe tragjido-komedi, nje nder to jane dhe pseudo shkrimeruesit qe s’bejne asgje tjeter ne jete po ngrejne fame (waooooooooo) me budallalleqe, qofte dhe ne ndonje rast vertetesie perseri pseudo ngelen, mjere bravoruesit!
Gjin Gjoni me shoke (se shoke ka shume ai nga te dyja anet edhe pse ky Bledi sheh vetem ata qe do)nuk mund te quhen kurrsesi aristokrate qofte edhe te shkerdhyer.
Ata quhen plot goja parveny(parvenir)ship : delenxhinj ose llumra te veshur ne kostume firme.
O Bledi, po ti per ca po udhetoje ne Mynih? Ndonje konference e kritikes letrare?
Keta jane aristokrate.
Keta jane ajo klase per te cilen ne si komb kemi hequr dhe po heqim si mos me keq, si as nje komb tjeter, per 24 vjet. Ne vitin 1990 asnje kuadro app intelektual nuk mund te kishte pasuri aq te madhe sa te mund te shkeputej me dhjetra e qindra mijera here nga njerezit me pasuri mesatare ne shqiperi, – sistemi komunist na kishte siguruar per kete.
Vendi iu bashkua botes kapitaliste por qe e gjithe ekonomia ishte nen pronesine e shtetit dhe kooperativave bujqesore. Kapitalizmi kerkonte privatizim dhe populli kerkonte demokraci, barazi, dinjitet perpara botes dhe vetes: jo me degjenerim kolektiv qe I benin njerezit te ndiheshin ne frike kur nuk u bashkoheshin koreve te brohoritjeve dhe duartrokitjeve. Njerezit donin liri dhe dinjitet Por shume prej nesh kishin edhe komplekse drejt nje te ardhme te pa ditur dhe me njerez misterioz ne krye te shoqerise, – sali berisha dhe fatos nano nuk ishin politikane te njohur qe mund tia mbushnin mendjen publikut per nje udheheqje te denje Dhe pjesa derrmuese votonte njerinnpasi e shte te padenj tjetrin dhe jo ngaqe ishte teresisht e bindur per zgjedhjen qe kishin bere. Ata ishi fare pak te njohur edhe per njerezit e vemenshem dhe lere me per njerezit e zakonshem e hallexhinj qe me shume se elites komuniste dhe drejtoreve te nderrmarrjeve ku punonin nuk mund dhe nuk donin te njihnin te tjere. Shfaqja e misteriozeve ne krye te shtetit e bene te ardhmen e tranzicionit te erret dhe ndarjen nga e kaluara te veshtire ne te njejten kohe. Tranzicioni I viteve te para ishte per popullin shqiptar sa super emuocional ne drejtim te misterit te te ardhmes aq edhe super emuocional per ta lene pas solidaritetin e te kaluares ku njerezit kishin se ku besonin dhe ku shteti dilte garant per cdo gje – te pakten ne teori dhe premtime. Por elita komuniste ne vend qecti adresonte dhe eleminonte keto probleme te shoqerise I injoroi ato dhe ne shume drejtime I perforcoi ato qellimisht per te krijuar psikozen e semure ku njerezit ndiheshin te vetem te braktisur dhe te pamundur te ndihmonin veten apo te dashurit e tyre. Ata iken me qindra mijera jashte kufijeve te shqiperise me tre miljon banore. Te ikurit ishin te aftet e punes qe duheshin te qendronin ne vend per te ndertuar vendin e e ri. Por qendrimi I tyre perbente rrezik per aristokracine qe duhej themeluar dhe ndalimi I te afteve per te lene vendi isht Jo Zgjidhje problemesh. Pra vendi duhej mbajtur ne trumbullire dhe kaos anarkik qe te ikurit te mos te ktheheshin, dhe perkete u nevojiten dy gjera
1) paralizimi I sistemit te drejtesise qe I sherben nje vendi ashtu si I sherben sistemi nervor nje trupi te gjalle dhe aktive. 2) infektimi I psikologjise kolektive me idene e varesise nga forca te jashtme ne shume fusha te jetes duke iu referuar organizatave te ndryshme perendimore ne cdo fjalim drejtuar publikut sikur ata te ishin bibla dhe duke mos marre per baze asnje nga keto referenca ne praktike.
Klasa e re stalinisto-aristokrate i krijoi shiperise kushtet e pershtatshme fizike dhe mendore ku ekonomia e vendit ishte dicka qe nuk kishte shum rendesi. Ne fund te fundit ekuacionet e tranzicionit nga ekonomi e centralizuar dhe e planit shteteror ne ekonomi atome dhe e tregut te lire ishin shume komplekse, ato ua lodhnin koken edhe atyre qe kishin koke per ta lodhur lere me te kuptoheshin nga njeru I zakonshem. Dyqanet e lagjeve dhe fshateave nuk mund te ishin me shteteror dhe tek e fundit dikush duhet ti merrte. Fabrikat e prapambetura nuk mund te ishin me ne pune se donin shuma marramendese te beheshin bashkekohore me ekuivalentet e botes dhe shteti nuk mund te vinte dore me. Nese nje fshat kishte nje stalle apo nje depo ajo ishte tani e askujt, Ajo duhej shkaterruar.
Kalimi ne kapitalizem ishte shume I veshtire qe ta shkruaje ne leter dhe lere me qe ta implementoje ne fushe.
Por shteti komunist jo vetem qe beri mrekullira por edhe ai polli mrekullira ne pasardhesit e tij. Ai polli gredhezat e jashte tokes qe jo vetem e kuptuan gjendjen e shqiperise por ata formuluan dhe I dhane zgjidhjen ekuacioneve te tranzicionit me shume ndryshore.
Ata e kuptuan se ekonomija e shtetit ashtu si cdo ekonomi perbehej nga blloqe te levizshme si bagetite e fshatit apo transporti I qyretit dhe nfa blloqe te pa tundshme si toka dhe ndermarrje strategjike, keto te fundit kryesisht ne industrine e lehte dhe turistike. Ata gjithashtu kuptuan se shteti shqiptar kishte shume pjese te renda por te padukshme ne ekomomine e vet, si p.sh. armatimin e ushtrise.
Te gjitha keto hynin ne ekuacionin e tranzicionit zgjidhja e te cilit ishte shkaterimi dhe zhvatja harbuteshe e te gjitha pjeseve te lehta te ekonomise se vendit dhe kjo e conte ate qe quhej ekonomi e levizeshme ne duar private po thuaj se te gjithe. Pjesa tjeter I takonte dikujt qe rrinte nen hije dhe priste te formohej per te zene vendin e vet ne te ardhmen misterioze te tranzicionit shqiptar. Ajo I takonte klases aristokrate te kombit qe do te formohej me cdo kusht. Asnje vend kapitalist nuk mund te egzistoje pa kete klase. Loja tani ishte se kush do te hynte ne ate klase te te ardhmes dhe akoma me keq kush do I zgjidhte aristokratet e rinj.
Mjeshtra te vendit dhe te huaj u rekrutuan per stolisjen e kesaj klase nga oratore si sali berisha tek ambasadore te vendeve “mike” e deri tek figura gjysem fantazm si damir fazllic. Burimet ishin te pafundme nga armatimi i ushtrise tek thesaret e shtetit e deri tek firmat piramidale.
Gjendja emuocinale e kombit krijonte kushtet ideale per kete superveper, mjaftoi nje premtim I te ffameshmit cek I bardhe dhe lirika anti enver e fjalimeve te berishes dhe njerezit binin ne gjume kolektiv si ne perralla.
Elita komuniste e tregoi gjenialitetin e vet nepermejet ketyre kanaleve jo vetem me kalimin e pushtetit nga njera dore e saje ne tjetren por me nje sukses te perkryer ata qe ishin dje aristokraret me privilegjet e pa kufizuara u bene sot aristokracia me pasuri te pakufizuar.
Aristokracia jone mund te formohej dhe themelohej ne dy rruge ate te ndershme: ku pasuria mund te vihej nepermjet prodhimit dhe tregetise se ndereshme duke I ndalusr njerezit qe ti prisnin rruget njeri tjetrit, ose nepermjet mashtrimit, vjedhjes, manipulimit dhe dhunimit ku I I forti meshon mbi te dobetin cdo metod qe ti tekej per tu pasuruar.
Aristokracija jashtetokesore ashtu sic beri me enverin dhe enverizmin qe e shanin npublikisht por e mbronin privatisht ashtu bene edhe me ligjin qe I mbronin publikisht por e shkerdhyen privatisht.
krijimi i aristokracise se shoqerise shqiptare ishte I pashmangshem pasi vet sistemi ku jetojme na e detyron. Por menyra dhe rruga e zgjedhur per formimin e asaj klase I shkaktoi shqiperise deme marramendese. Qoft ne jet njerezish qofte ne materiale aq sa mund ta krahasosh me afganistanin e coptuar prej lufterave te tre dekadave. Ky proces I shkuli lombit bjet dhe bijat me te afte tek te cilet ky komb duhej te mbeshtetej, vetem e vetem pet te siguruar perberjen e prrzgjedhur te aristokracise.
Kjo klase shkerdhatokrate e perbere prej nje cipe te holle njerezish I ka kombit shqiptare borxh nje shtrese shume te madhe jetesh dhe pavaresisht psikozes se semure qe na perhapen, paralizimit nervor me ane te dozave korrupsion-antiligj qe na sollen, dhe pavaresisht degradimit dhe rrenimit ekonomik qe shkaktuan per te siguruar superegzistencen e tyre, nje dite ne nje rruge apo nje tjeter ne bijet e ketij dheu qe e quajme shqiperi do ua marrim shpirtin pasi tu kemi marre pasurite dhe priviligjet ne emer te te cilave jeni munduar te na shkaterroni. Dhe per kete te jeni te sigurte se populli vonon por nuk harron Dhe heret a vone do ua heqi nga duart priviligjet e re gjykuarit te vet vetes per krimet qe kini bere mbi kurrizin e tij. Heret a vone ligji per denim me vdekje do te rikthehet dhe populli do u denoje ju dhe bijte tuaj popullorce pa dallim feje, krahine apo politike.
Blendi o Blendi pppssss ca emri degjo more karagjoz ,hap nje numer llogarie qe te dergojme ca para per Ben Ahmetaj dhe Veliun se jane nga gjirokastra dhe jane te varfer dhe te mbledhur ,ashtu sikurse dhe miliarderi Genci Ruli,ca emrash keni ju nga gjirokastra Genci ,Blendi, po qenke lepirs i papare mor drogmen,edhe une me rilindasit jam por ky lloj lepirizmi eshte shume i peshtire.
po mor bled po
ashtu osht
per reform agrare duhet nji Dull tjeter
se dullen e par e groposem
duhet me ringrit dullen dhe me e bo mbret
Sa te jete Edi Rama mos prisni te luftohet korupsioni.
Ai eshte nje nga ata.
mane mos u bej qen eshte shume me mire per ty te behesh luan
Po mor Bledi po,Por une them qe reformen agrare ta fillojme nga Rama,Veliaj,Ahmeti me shoke qe deklarojne nga 3 mije euro!Nga tu kujtus reforma agrare apo ne vazhden e shajeve te kuq dhe portret tundjes se qoftelargut dhe hapjes se bunker muzeve?Je i vogel dhe ato qe ka kaluar ky popull i ke me te degjuar nuk i percepton dot sic duhet.
Shkerdhatokracia !! dava rob qiresh.Kur Edi te bej me keta shkerdhatat si me ndertimet pa leje ,ja ka dale te triumfoje dhe te bej SHTET.!!!!
Ky eshte sistemi i quajtur “Demokraci” qe ne te gjithe e deshironin shume, ta shijojme!
Je i ri mor legen. Po na ben krahasime me dasmen ku paske thare barkun me byreke e po qan hallin me ministrin e varfer Ahmetaj ? Turp o Fahri Balliu i dyte, edhe ky krahasim ste shkon se ai ka vajt 60 e kusur por ty ste falet se je i ri per tu bere vegel . Rilindje pederastesh haram …..
O TIPI mos u hiq sikur je heminguej dhe vetem gjen dike dhe e shan,a ke prova?????????????a ka xhaxhi edi pordha prova?????? a eshte xhaxhi edi pordha ai qe genjeu shqiptaret se kur te vij ne pushtet do fuse ne burg ata qe vrane me 21 janar dhe do pastroje drejtesine,ose juve genjeni ose jeni nje me sali qenin,po nuk mund te jete ndryshe kur edi pordha qeverise me ilir meten qe u filmua duke vjedhur.ne shqiperi populli eshte aq i ulet saqe keta meriton.te ishin ne vend tjeter ne evrope keta gjinat dhe salite e iliret e edit,do hanin supe ne rradhe te burgut.mire ja u bejne se ata votoni.
“per moderatorin” publiko komentet ose edhe juve po i fryni ne bythe qeverise se genjeshtave qe po kthehen me keq se qeverite e sali qenit.mos votni me partite e ish fuksave te komunizmit se do ta paguani shtrenjte te ardhmen tuaj.kaluan 25vite,ata po pasurohen juve po vdisni dhe ju quajne edhe pabukes.ne kemi 25 vite ne kurbet dhe me zor kemi nje shtepi keta kane bere aq shume nga vjedhjet saqe te komentosh nje valixhe “LOUIS VUITON”eshte turp,rrini hani te skaduarat e evropes nga samir mane dhe shikoni top topet e edi rames ne top tope channel dhe kenaquni,kur merziteni dilni dhe vrituni neper kafene .
Ne ate fluturim, isha dhe une…Aq bukur e me ngjyra te gjalla, eshte pershkruar. Dhe bashke me kenaqesine e stilit, te mberthen gryken INDINJATA, per Gjonat dhe Gjinat e cdo ngjyre… Ashtu, dhe ata , kane mberthyer per gryke Shqiperine dhe jeten tone e te femijeve tane…
Deri kur keshtu ma, thosh i madhi MIGJEN
Zgjeroje listen ne your public enemy,o Mane.Mos e lere vetem me Gjin Gjonin,Fevziun,Fullanet.Bredheri si gomar-ushtar i pergjeruar i Rames neper kopete PS E LSI.Do gjesh dhe te tjere,nese lehtesohesh nga droga e servilosjes se peshtire.Ne mundsh,na i kurse ato fotot si ajo e bunkerit.Boll shemtim shohim cdo dite me sy.
Sa shume u kenaqet me nje pershkrim te thjesht me fjale banale te nje episodi, ku ky djali na qenka ndier keq kur ka pare cantat e shtrenjta?!!
Po pse mo aty e realizove ti qe korupsioni ne shqiperi sdo kallauz se duket ne cdo detaj te cdo dite te cdo politikani, te cdo pushtetari qe te ardhurat i ka te llogaritshme dhe qe sperkon me asnje nga shpenzimet maramendese qe bejne e nje jete lluksoze pa fre?!!
Çeshtja eshte qe si ata qe ishini si keta qe jane vjedhin dhe e bejne hapur, dhe me e keqja eshte se kur te fton ministri me legen i qeverise, ndihesh i mikluar more djale, dhe sta ben goja te kujtosh qe dhe ky Ronka (Erioni) buxhetor eshte, dhe sikur pak te kerkosh kupton qe shpenzimet e tij me te ardhurat jane dy gjera largesisht te ndryshme.
Porrrr jo ky na paskesh qene ne ekonomik class.
Sa patetik!
Keto furcat e servilizmat dhe nga ana e njerezve qe kerkojne te shiten si intelektual te pavarur dhe jo te shitur, te krijojne peshtjellime dhe bark e te vjella more Bled Mane, qe kur te lexoj me pelqen por e ke te pamundur te ma lesh stomakun pa trazuar:)
O Mane,
Tashme te gjithe e dine se Gjini, Fevziu,Fullani dhe ca te tjere jane aristokraci e shkerdhyer, por te rene nga vafti.Per ta askush nuk e ben qejfin qeder.
Por ti,po pate bythe shkruaj per shkerdhatokracine e cila eshte ne krye te puneve, dhe po na çudit me bemat, dhe deklaratat pa skrupuj.
Ndersa per disa tipa Ministrash dhe deputetesh, qe ti me ate stilin tend prej “garipi” kerkon te na i paraqitesh si “heronjte pozitiv” te shkrimit tend, per origjinen Gjirokastrite ose sepse na paskan pire uje nga Gjirokastra, eshte mire te mos i permendesh me, sepse jo vetem behesh qesharak por edhe se ul kreditet e tua te besushmerise.
E mor Bled veren ndenjesen e Gjinit dhe cantat e tij (me te drejte) por me aq te “drejte” na servir dasmen e fukarait Erion ne kalane e Gjirokastres me shpenzime publike apo ministrit Ahmetaj . Behu nji here kurjoz te marresh vesh sa kane “vuajtur” keta te shkrimit tend nga Berisha dhe sa po “vuajne” tani ne Rilinden e ndritur te Edit . Mjafton ti kontrollosh llogarite nga viti 2006 deri sot.
O Bled ti ke kuptuar nji gje te vertete : behu legen i pushtetit te rradhes qe ta kalosh mire , se njerzit e marrin informacjonin edhe pa shkrimet e tua me historira nga Gjirokastra
Ne shume nga ato qe shkruan ke te drejte. Por te lutem mos na i paraqit si gjynahqare te shkretet ministra te qeverise. Vertet, po na mer per budallenj apo e beson edhe vete?
Na kepute shprtin me te shkretet qeveritare te sotem. Si nuse te mira nikoqire na i paraqite. Tallesh, se s’ma mer mendja te besosh ato qe shkruan.
Bledi, mor drize e ferre e shkrimeve,
Ku ma shpife me keto zhgarravina duke me sjelle zorret ne gryke me permendjen e perthonave si Gjin Gjoni, Fevsoja, Furllani etj. E ke degjuar besoj shprehjen se “te gjithe derrat nje turi kane”? Epo keshtu e ka ky lloj rendi shoqeror qe i kalbur do te jete se e kane bere qelbesirat e kalbura dhe hajdutet Derro-Aristokrate. Pale, kur me kishe zene ne goje Fevzon, mo Bledi! Menjehere m’u kujtua thenia e nje gazetari ne Panorama te cilin e kishte porositur agai qe te botonte ndonje pasazh nga “libri” i Fevzos “Zogu i Matit” a i m…tit. I shkreti gazetar i kishte thene Bertit:”Pse ka mbetur ndonje fragment pa vjedhur neper gazeta ne “shkrimet” per tradhtarin pa futur ne ate palo liber ky Fevzo Kopjuesi? Na dil me shpesh ne dukje, o faktor!
Bledi Mane i Madherishem. Jo vetem qe me bere te ndihem sikur te isha aty me ju, po c’dreqin deshte qe me bere te ndjej ate qe ndjeve ti. Pse me ben te urrej dhe njehere karshillikun e ketij “mbishqiptari”. Pse me ben ti them te lumte tra..’ qe tall by…’ me ne. Me duket e pabesueshme. Ai gjykates aq i larte te sillet si boss dhe te kete aq shume pare…! “me jep pak zotni’, – zoti te dhashte”. Bledi Mane je i Madherishem, Respekt.
Bledi , te vlerespj shume per shkrimet e tua te verteta , por e keqia ka zen rrenje shume thelle tek ne , vetem nje dhune e forte shteterore ndaj ketyre personave me valixhe te shtrenjta , dhe sidomos ndaj styre perbindeshave , qe i krijuan keta monstra , mund te ndryshoj dicka,,,,, ligji dhuna e tij mund te sjeli ndryshimin e psikologjise sone dhe deshires per tu pasuruar per nje nate, duke mos llogaritur se ka edhe njeres te tjere qe duan te jetojne jeten e tyre normale…