Vrau “të fortin” e Tiranës, Naim Zymberi/ Ekstradohet nga Italia, Gjenerali

25 Nëntor 2014, 09:32Politika TEMA

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një prej vrasësve të “të fortit” të Tiranës, Naim Zymberi, 17 vjet pas ngjarjes.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Gerd Gjenerali, që është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë vrasje.

Transferimi i 40-vjeçarit u bë pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, të vendimit penal italian.

Ai, së bashku me Arben Grorin, vranë në fund të vitit 1997 në një spital në Milano, Naim Zyberin, pasi e kishin plagosur më parë. Sipas autoriteteve italiane, Gjenerali kishte marrë pjesë edhe në plagosjen e Zyberit.

Po kështu, dyshohet se ishte ai që kaloi sigurinë në spital, duke e fshehur pistoletën me të cilën u krye krimi, në një tufë me lule dhe dukë u thënë efektivëve të policisë italiane se ishte mik i Zyberit.

Arben Grori e akuzonte Zyberin për vrasjen e të vëllait të tij, Arturit, në korrik të vitit 1997.

Grori ndërkohë është duke e vuajtur dënimin në Shqipëri./b.l

 

6 komente në “Vrau “të fortin” e Tiranës, Naim Zymberi/ Ekstradohet nga Italia, Gjenerali”

  1. drejtesia says:

    normal duhet te qendroje gjithe jeten ne burg ky per vrasjen e nje plehre ne nje kohe kur i kishte vrare vellane dhe s’kishte as shtet e qe me shume gjasa do i vriste ai po te mos ta vrisnin keta perpara, ndersa plehera si ai zyberi qe i rendojne me dhjetra vrasje mbi kurriz, bredhin te lire e te pushtetshem rrugeve te qyteteve. Sa drejtesi per tu patur zili!

  2. ari says:

    Se kuptoj ky ka vrar vrasesin e vllajt qe me sa duke si shkruhet me lart i fort i tiranes qe do ket kryer dhe vrasjete tjera dhe eshte denuar me burgim te perjetshem . kur behet fjal per 97 kur ska pasur shtet. Dhe gazeta nuk na sqaron se kush jan keta personat qe kan ber keto vrasje

  3. Fotografi says:

    Tema, ju lutem, pas kaq kohe ne aktivitet, besoj se ka ardhur momenti te pretendoni me shume profesionalizem, ne mos pergjegjesi .

    Ne cdo media serioze te botes, fotot shoqerohen me informacion, ku perfshihen autoresia apo burimi nga eshte marre fotoja por, me se paku, kur ne foto cfaqen njerez, jepet emri i personit dhe koha kur eshte fotografuar.

    Ju lutem shume, na beni te ndjehemi se po i afrohemi standarteve te botes, qe nuk jane vene me kot.

  4. Aspirantja says:

    Mero, shume konfus ky shkrimi. More, ca shkolle bejne keta lloj gazetaresh? Nuk dine te shkruajne fare. Perdoring ca fjale te huaja dhe u duket se u bene gazetare. Na falni, po keta nuk jane gazetare te mirfillte dhe te specializuar per fushen perkatese. Ju lutemi rrisni cilesin qe te keni lexues dhe komentues te rregullt.
    Faleminderit.

  5. italia says:

    ky djali qe esht ekstraduar ka ber vrasje ne itali ne vitet 90…. vrasjen e ka ber ne spital ne milano esht akuzuar dhe per vepra te tjera esht arrestuar 1 vit mas krimit ne gjermani esht deniar ne itali me burgim te perjetshem po ne bas te marrveshjeve ai mund ta vuaj denimin ne shqipri .po me drejtesin shqiptare ky nuk ka probleme

  6. Bekimi says:

    Pra, ky nuk ekstradohet në Shqipëri por transferohet për të vuajtur dënimin këtu, në vend të Italisë ku ka konsumuar krimin dhe është dënuar për të. Me ekstradim kemi të bëjmë po të kërkohej nga drejtësia shqiptare, dhe jo për të vuajtur dënimin e dhënë nga një vend tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje