Basha i ankohet FMN për aksionet e INUK dhe operacionin për energjinë

25 Nëntor 2014, 10:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Qeverinë se po rrit taksat në kurriz të qytetarëve, përfshi edhe cmimin e energjisë elektrike, ndërsa e konsideroi politikën e ndjekur si shkatërrim për ekonominë.

Basha priti në takim përfaqësuesit e FMN Nadeem Ilahi dhe  Jens Reinke, me të cilët ndau shqetësimin mbi situatën e sektorit energjetik në vend, ku dënoi aksionet selektive të Qeverisë dhe faktin se Kryeministri kërcënon e ndëshkon qytetarët që s’kanë mundësi financiare, në vend se t’u japë atyre mundësi për të bërë shlyerjen e detyrimeve.

Basha tha se nuk ka një reforme në sektorin energjetik, por thjesht një masë shtrënguese në kurriz të shqiptarëve, duke rritur cmimin e energjisë, duke ua ndërprerë energjinë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë, pasi janë pa punë dhe në mjerim ekonomik.

Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu ka shprehur shqetësimin për mungesën e transparencës që tregon qeveria në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë.

“Eshtë vetë qeveria që nuk shprehet se sa do të rritet cmimi, ndërkohë që KESH, OST dhe OSHE që janë agjensi shtetërore, kanë dërguar kërkesat për rritje cmimi. Pra, nga njëra anë qeveria kërkon rritje cmimi dhe nga ana tjetër nuk po ia thotë shqiptarëve sesa do të rritet cmimi”, u shpreh Basha.

Basha u kujtoi përfaqësuesve të FMN se qeveria erdhi në pushtet me premtime si; ulja e cmimit të energjisë, heqja e TVSH-së për energjinë, por nuk bënë asgjë përkundrazi e rritën cmimin e energjisë.

Duke u ndalur në buxhetin e vitit 2015, kreu demokrat u shpreh i shqetësuar për faktin se janë rritur shpenzimet qeveritare ndërkohë që janë ulur investimet, janë ulur fondet për mbështetjen sociale, nuk është shtuar numri i infermierëve apo mësuesve, por i policëve dhe i punonjësve të INUK.

Basha tha se rritja e re e taksave është e papranueshme ndërkohë që rritja e një viti më parë ka dhënë pasoja dramatike në ekonominë e vendit. Një rritje e re do të thellojë recesionin e do të ketë pasoja katastrofike. /gj.k/

11 komente në “Basha i ankohet FMN për aksionet e INUK dhe operacionin për energjinë”

  1. saranda says:

    Luli vogel pse mendushe
    be,be,ba
    pse trishtueshem
    be,be,ba
    Or Hajdut me cizme

    1. Toni says:

      ooooo Salul basha po pse si thua FMN-se qe si 2-bashkekryetare te PD-se juve nuk paguani faturat e energjise kte bo ti po deshe te behesh burre+i besueshem…

  2. Pallati i Vlores says:

    O Lul, or debil gjithmone neper takime flet si e ama e Zeqos. Pse u qan hallin njerzve te thjeshte, por zgjidhe nje here hallin e pallatit te vjerrit tende , qe sikur u zotove se e kame me dokumenta te rregullta por tani e ke zipper gojen, se si gjithmone je i menderosur.

  3. TONI says:

    Interesante eshte te dime se cfare i thane sepse cfare i ka thene ne e dime!

  4. Eraldi says:

    Gjeti kishe te falet edhe ky! Po FMN-ja ja vendosi listen para te gjatit, dhe i gjati si piktor i zellshem qe eshte, filloi nga puna per te mbledhur borxhet nga xhepat e shpuar te popullit Shqiptar, pavaresisht se ato debite jane vjedhe nga politika dhe abuzimi.

    1. Arjani says:

      Kopetent i madh qenke ti.FMN jep nja 25 milion dollare dhe as qe i ruhet per aq.Por ajo me sugjerimet qe ben te con drejt ngritjes ekonomike dhe eshte nje garant tek institucionet financiare nderkombetare.
      Po ty te pelqejne politikat e rrumpalles se Saliut,qe e le ekonomine toke te djegur dhe hiqet sikur ska qene ai K/miser para 1 viti.

    2. Arjani says:

      Kopetent i madh qenke ti.FMN jep nja 25 milion dollare dhe as qe i ruhet per aq.Por ajo me sugjerimet qe ben te con drejt ngritjes ekonomike dhe eshte nje garant tek institucionet financiare nderkombetare.
      Po ty te pelqejne politikat e piramidave dhe rrumpalles se Saliut,qe e le ekonomine toke te djegur kur iken dhe hiqet sikur ska qene ai K/miser para 1 viti.Le qe harrova une…Kur qe Saliu Shqiperia ishte ekonomia e dyte pas Gjermanise.

      1. Eraldi says:

        C’fare sygjerimesh? Qe te jep nje borxh kur te gjen ne dite te hallit (duke te vendosur qe ta firmosesh si burre i mire qe je) dhe pastaj te kerkon nenen edhe baben duke shfrytezuar politikane te rendomte qe nuk dine te lidhin as breket e tyre, por qe dine te vjedhin per veten e tyre? Me bere per te qeshur, o mik!

  5. Tiku says:

    O Saranda, leje Lulin se ne rregull e ka Luli, po merru me ket trapin qe po na rrit taksat, energjine, naften…e si pasoje do rriten biletat, ushqimet, transporti e cdo gje tjeter…Luli i paguan keto, por nuk i paguajme dot ti dhe une…ka per te na rrenuar fare ky hajdari me ate Cim Canin qe ka tek Financa…Cani eshte me hajvan se ky, ka mbetur akoma me shkollen Marksiste/leniniste…vari lesht…

  6. perla says:

    po ithemi lulit edhe ne qe paguajm nuk do paguajm po nuk paguan te gjithe,se ka nga ata me vila tre kace dhe obore qe nuk paguajn,prandaj po te kesh lek ti luli paguaj

  7. . says:

    Ti je kryetar Bashkie (me vota fallco ne kutite e votimit).

    Pse ke lene Tiranen pas dore ? … Ku i ke premtimet ?

    Ti 4 vjet asnje premtim … pse kerkon nga qeveria 1 vjecare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje