Basha: Rama ka humbur betejën me realitetin

25 Nëntor 2014, 09:38Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka humbur betejën me realitetin.

“Vajmedeti humbi betejën me realitetin por njësoj si merhumi i bunkerit, nuk i ndahet dezinformimit.

Shqiptarët presin përgjigje jo dredhime mashtruese online.

Mos rrit cmimin e energjisë kur ke premtuar uljen, mos rrit taksat për 100% të shqiptarëve kur ke thënë ndryshe, mos ul investimet dhe përkrahjen sociale.

Jep llogari pse nuk ke hapur asnjë vend të ri pune por ke shkatërruar me mijëra përmes arrogancës, paligjshmërisë dhe represionit qeveritar”, shkruan Basha. /gj.k/

 

1 komente në “Basha: Rama ka humbur betejën me realitetin”

  1. vikitor Hoti says:

    Rama mund te humbase nje gje qe e ka por fatkeqesia eshte kur nuk mund te humbasesh se nuk ke gje — viktor hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje