Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqatës së Bashkive për pezullimin e vendimit që bllokon dhënien e lejeve të ndërtimit nga njësitë e qeverisjes vendore.
Ndërkohë në Kushtetuese vijon shqyrtimi i kërkesës për të shpallur anti-Kushtetues vendimin e Qeverisë të miratuar më 22 Gusht në lidhje me këtë cështje.
Sipas ankimimit të depozituar në Kushtetuese, vendimi i Qeverisë cënon kompetencat e pushtetit vendor dhe autonominë vendore.
Por sipas përfaqësuesve të Qeverisë ky vendim nuk krijon asnjë përplasje kompetencash.
Vendimi i Qeverisë i miratuar 3 muaj më parë parashikon fillimin e procedurave për rishikimin e instrumentave vendorë në planifikimin e territorit, në këtë kuadër të ndryshimeve dhe pezullimin e vendimmarrjave të njësive vendore deri në konstituimin e njësive të reja, pas zgjjedhjeve që do dalin në vitin 2015.
Drejtori i Shoqatës se Bashkive Fatos Hodaje ka konsideruar vendimin e KKT-së, si një goditje që i bëhet kompetencave të pushtetit vendor.
“Në ligjin për planifikimin e territorit nuk gjendet një nen që ti japë të drejtën këtij Këshilli për të cënuar pavarësinë, për të asfiksuar pushtetin vendor. Dhe mund të them me bindje se për 22 vjet që pushteti vendor operon, ky është cënimi më i rëndë që i është bërë pushtetit vendor. Pra ti heqësh kopetencën kryesore, se nuk është vetëm leja e ndërtimit, është i gjithë kontrolli i territorit, është asfiksim, është një bllokim i gjithë aktivitetit të Bashkisë”, shprehet ai.
Hodaj, është i bindur se do të fitojë të drejtën në kushtetuese, pasi sipas tij ekzistojnë vendime të ngjashme në të kaluar që kanë shpallur fitues vendorët.
“ Në vitin 2005-2006 për Zogun e Zi ku gjykata Kushtetuese në dy rastet i ka dhënë të drejtë Shoqatës së Bashkive, pra i dha të drejtë pushtetit vendor për kopetencën e cila është e dhënë nga ligji”, sqaron Hodaj. /gj.k/
Vendimi i qeverise Rama eshte me te vertete nje vendim qe i heq shume te drejta pushtetit vendor, pushtet i cili eshte sjelle ne fuqi nga zgjedhesit dhe si i tille duhet te prezantoje zgjedhesit.
Problemi eshte se deri tani me lejet e ndertimit eshte bere nje biznes i qelbur.
Ka vite me rradhe qe per te mare nje leje ndertimi se pari duhet te paguash para dhe kjo gje eshte bere mese normale ne vend qe populli te denoncoje kryebashkiaket barke kalbur qe trashen vetem duke vene firma lejesh ndertimi ne vend qe te punojne per te permirsuar jeten e atyre qe i kane zgjedhur dhe per ate qe i kane zgjedhur.
Populli eshte dele, pasi populli nese kupton se brenda dites ashtu si i jep fuqine nje pushtetari, po dhe brenda dites mund tja heqi, kur te doje, ku te doje, mjafton vetem qe te flasi me te njetin ze kur i cenohen te drejtat elementare.
Mire u a bete felliqesirave
Njerzit paguajn djersen e gjakun e tyre per te blere nje ambjent dhe keta tallen, u marrin leket dhe i lene te presin 10 vjete sa perfundojne dhe ne gjykata