Gauck-Nishanit: Gjermani do të mbështesë Shqipërinë me të gjitha mjetet që ka në dorë

25 Nëntor 2014, 11:44Politika TEMA

Gjermania do të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen dhe do t’i përkrahë reformat e mëtejshme të vendit Tuaj me të gjitha mjetet që ka në dorë.

Kështu shprehet Presidenti gjerman Joachim Gauck në mesazhin e urimit që i ka drejtuar homologut shqiptar Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Festës Suaj Kombëtare, Ju përgëzoj Juve si dhe qytetareve dhe qytetarëve të vendit Tuaj përzemërsisht, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi.

Në qershor të këtij viti, vendi Juaj mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kjo ka qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e vendit Tuaj për në Bashkimin Evropian. 

Gjermania do të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen dhe do t’i përkrahë reformat e mëtejshme të vendit Tuaj me të gjitha mjetet që ka në dorë.

Ju uroj Juve dhe njerëzve në Shqipëri – edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – gjithë të mirat dhe një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri”, përfundon mesazhi i Presidentit Gauck drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje