Drejtuesit më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të vendit.
Përfaqësuesit me të lartë të shtetit janë përulur ne shenje respekti per dëshmorët që dhanë jetën për Atdhe.
Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë, edhe anëtarët e kabinetit qeveritar, deputetë, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, veteranë të Luftës Atifashiste Nacional Çlirimtare etj. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe familjarë të të vrarëve të 21 janarit, të cilët i janë bashkuar nderimit të Dëshmorëve në ditën e 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Më herët, Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social ka uruar gëzuar 29 nëntorin, 70- vjetorin e çlirimit të vendit.
“Gëzuar te gjithëve 29 nëntorin në këtë 70- vjetor të çlirimit të Shqipërisë!”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /gj.k/