Dhjetori është muaji, i cili veç bilanceve të një viti të në ikje, sjell më afër njerëzit. Duket sikur shpërndahet më tepër dashuri, thuhen më shumë fjalë të mira dhe bëhen dhe më shumë dhurata. Është muaji që na afron më shumë. Për ata që punojnë në media festat janë pak më të çmuara, pasi sezonet e ngjeshura, puna me orë e pa orë, presioni i të qenit i pari, i të gjeturit të historisë janë pak më frymëmarrëse se në profesione të tjera. Megjithatë festat janë afër. Të gjithë bëhen gati për t’i shijuar, edhe pse stafi i Fiks Fare duket se e ka nisur festën pak më herët. Pogradeci është destinacioni që Filip Cakuli ka zgjedhur për stafin e tij, të cilit ia ashtu siç i kërkon punën, ashtu edhe nuk ia kursen qejfet.
Bashkia e qytetit të Pogradecit ka organizuar panairin e verërave për fundvit, në të cilin ka qenë i ftuar edhe stafi i Fiksit. Prezantuesit e emisionit, Fiori Dardha, Albana Osmani e Gent Pjetri, gazetarët, velinat së bashku me drejtorin dhe ideatorin Cakuli pasi kanë shijuar verën ia kanë marrë vëndçe, siç e do zakoni në sebepe të tilla, me valle.
Bashkia e Pogradecit në këtë panair veç ushqimeve tradicionale dhe liqenit e bukurive që ka, ka menduar të tërheqë edhe në dimër vizitorë me panairin e verërave.
Ça dmth “velina”??
Interesant si erdhi koha! Dhe thone demokraci e pordhe me rigon. Filip Cakuli ka qene gazetar i gazetes Hosteni; Nje here , mbas shume rastesh, ne qytetin e naftetareve e therret sekretari komitetit partise dhe i thote: kemi probleme me nje kuader qe duam ta shkarkojme se (ai ne te vertete ishte njeri serioz, i rregullt, i respektushem dhe.. zbatues nje per nje i ligjit) ai ka nje probleme… dhe Filipi si ushtar i partise i thur nje çeshtje qe atij kuadri nuk i shkonte ndermen. E ai u shkarkua, por Filipi sot eshte bere bos ne demokraci, ka lene mjeker, ajo eshte zbardhe dhe kush nuk e njihte dje , thote çfare personaliteti eshte sot., Interesant si erdhi koha, koha e atyre qe dje sherbenin dhe thurnin kurthe njerzeve te drejte e puntore, e sot jane demokrate. Kjo eshte demokracia? E marte lumi si e ka marre ate vend.
Asgje mashkull nuk po kerceka me keto femrat prej porcelani.
Qekan pispillos shume shemtuar, takat 20 cm, mungese klasi, pordhet ne qiell,
po normale, ju beqirat greke wannabe nuk ja dini hajrin femrave, kot nuk I peshoni meshkujt nga bolet
Patjeter Mero qe Fiksi ka qene i ftuari i nderit ne festen e veres ne Pogradec. Emision qe ka kontribuar shume, shume, per qytetitn. Sa here ka qene kryetari i bashkise per tek fiksi por ata e kane ndihmuar ate. Rro(f)te populli qe paguan taksa!
Vamos.. in Pogradec kte fund viti
Marshallah! Plote me shale festa e veres.Ai xhaja karagjoz eshte bere dhoge me raki…..
@@ no mo Filip:Do te na “Qerasesh” ..??:…jo jo Raki..dhe vere..por bej zamet, dhe na Qeras me ndonje nga keto “Zockat” qe e tundin mire “Vallen”..he te Paca….lol
Sa bukur qi hedhin komt nalt . Kena harru vallet e bukura te popllit tone shqiptare mo.Vallhi bilahi ket vit kam me shkue n’Pogradec me shijue vern e kuqe .
Ca kembelarte , e ca kembeposhte, sorkadhet e jugut e qajne progonishten. Sa do doja dhe une te shkoja ne Pogradec te shijoja veren , por nuk mundem per arsye shendetesore, per pak kohe ma ka ndaluar mjeku. Shijojeni ju qe mundeni.
Sot kam lexuar diku nje prayer :
Lord GIVE ME COFFEE TO CHANGE the things that i can change
and
WINE
TO ACCEPT the things that i cant change.
Jassi pershendetje e te uroj gjithe mirat ne cdo drejtim.
Me pelqen pamase ajo shprehja qe ke ber aty lart ne komentin tend ;
“Sorkadhet e Jugut e qajne progonishten ” ? -mbas ksaj shprehje
qe me ben ta ndjej shum ate mall(per ate valle te vecant) mundet te them vetem -Ahhhhhhhhhh…gott !
Na ka mar malli per atdheun , pse jo edhe per progonishtetn e kushedi …;)
Hej goce ,un te dija te fort ty ? Te semuresh eshte e ndaluar Jasi ,sherohu sa me shpejt hej …
Sa per idomat angleze ,un kam kohe qe “s’flas agnlisht” dhe ti e di nqs nuk e ushtron nji gjuhe harron edhe pse ajo mbetet ashtu kokeforte ne konceptin e saj.klm
ore nga eshte me orgjine ky GENT PJETRI, me duket si fytyre e njohur, me duket se kemi qene ushtar bashke.
Perseri e ndyne dhe e peshtyne Pogradecin servilet e partise dhe ta Bashkise.
Hengren e pine me 40 gryke.U tallen sa deshen me budallallekun te ashtuquajtur mikpritje te pogradecareve lukunia e te paskrupujve.
Askush prej tyre nuk e di se shumica e qytetareve te urte,teper te urte te ketij qyteti mezi ngrysin muajin ne varferine ne nje prej qyteteve me me probleme.
Dheeee……. e dini se kush pagoi per ate dalldi. NEPUNESIT MJERANE TE BASHKISE
POGRADEC.Ata qe mezi presin te marrin rrogen modeste qe ju jep kryetari milioner. Zoti e ndihmofte Pogradecin.Zoti ju dhente mend qytetareve te Pogradecit.
A M I N