Një rrëfim ekskluziv vjen nga gruaja e vrasësit të John Lennon, Mark Chapman për Dailymail.
Gloria Hiroko Chapman u martua me vrasësin e legjendës së Beatles vetëm 18 muaj para krimit që shokoi botën. Ajo pohon se ka qëndruar krah burrit të saj për 34 vjet të tëra për shkak të besimit të saj, “sepse Jesus e urren divorcin”,- thotë ajo. Gloria tregon se burri i saj meriton të falet dhe se si ajo edhe Mark Champman i kanë kërkuar falje Yoko Ono. Në mënyrë të çuditshme ajo beson se Lennon dhe Chapman do të takohen bashkë në parajsë.
Gloria Hiroko ka rrëfyer orët në burg me bashkëshortin e saj, vrasësin më të urryer në botë, ku ka thënë se ata kalojnë kohë bashkë në burg 44 orë njëherë në vit. Këtë kohë ata e kalojnë duke bërë pica, duke parë Wheel Of Fortune dhe duke bërë dashuri.
Burri i saj i mbush ditët në burg duke bërë tre punë të ndryshme, në mënyrë që të heqë nga mendja idenë e vetvrasjes. Gloria rrëfen se ai do të dëshironte shumë të ecte edhe njëherë në brigjet e Hawaii, atje ku i propozoi asaj për martesë.
Gruaja, e cila për 34 vite ka qëndruar në krah të Chapman thotë se është braktisur nga miqtë e saj, pasi zgjodhi të rrinte me Chapman. Ajo thotë se ka qenë peng fakti që nuk ka psur një fëmijë me Mark, por kjo do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë jashtë burgut.
Gloria tregon se burri i saj i ka thënë se e vrau Lennon sepse donte vendin e tij në histori. ” E vrava sepse drita e shndritshme e famës, ishte atje. Nuk munda t’i rezistoja”.
Siç vetë Mark ka pranuar vrasja nuk kishte të bënte as me motive fetare dhe as morale. Ajo ishte një vrasje gjakftohtë dhe e mirëmenduar. Dhe nuk kishte të bënte me Lennon, aq sa me idenë e Chapman për të çimentuar vendin e tij në histori.
Vrasja e Lennon-it, nuk ishte e rastësishme apo moment spontan i një të çmenduri, por një akt kriminal i menduar mirë nga autori. “Nuk ka pikëpyetje lidhur me të. Unë mund të kisha zgjedhur për tu kthyer mbrapsht, por nuk e bëra, zgjiodha ta vrisja Lennon”, – është versioni i palëkundur i Chapman.
Por, pavarësisht mungesës së dukshme të pendesës gruaja e tij besnike, Gloria këmbëngul se thellë Mark ndjen keqardhje për krimin që ka kryer. “Ai është më në fund në paqe”, thotë ajo.
“Nëse Mark mund tu thoshte diçka tani John dhe Yoko, fjalët e tij do të qenë: ” Më vjen keq që kam shkaktuar kaq shumë dhimbje“, thotë Gloria, e cila shtrëngon një Bibël në gjoksin e saj. “Ai do të thotë, shpresoj se ju më keni falur mua”, – këmbëngul Gloria me zellin e një fondamentalisteje fetare.
Gloria, tashmë 63 vjeçe thotë se është me e dashuruar se kurrë me burrin e saj, edhe pse pranon ka pasur periudha që gjerat mes tyre nuk kanë shkuar mirë. “Një herë Chapman nuk pranoi të më takonte për tre vjet”,- thotë ajo. /j.h
Padyshim qe ka metoda nga me te ndryshme te manipulimit te trurit njerezor sot fal Intern. Nji pasion i cili filloj si nji Hoby, per ta kthyer Boten me koke posht dhe treguar njerezimit se gjithcka deri tani ju eshte treguar apo ju keni pare mbi toke ,eshte thjeshte nji iluzion..tashme ne nji platforme cmitizen, eshte shndruar ne profesion .
David, exzekutuesi John Lenon ..dihet tashme qarte se kush ishte ,
nji skicofren i cili luftonte me Demonet qe zbarriteshin brenda kafkes se tij , nji besimtare fanatik ,fundamental per te cilin Beatles ne ate kohe ishin duke kaluar famen e Jesusit ,pra ishin bere (sipas tij ) me popullor ne bote se vet Jesusi ,nderkoh qe vet John Lenon ,ishte nji nder muzikantet me ne ze te kohes ,i cili shifej shtrember nga politika ,per bindjet e tij sociale etj . Pra qe te dalin sot kto “Profesioniste te manipulimit te trurit njerezor” dhe te tentojn te manipulojn te verteten e pamohushme ,i ngjan asaj nderpreje ne Monitore-Ekrane qe shoqerohet nga fjalia ; ” Sorry , something went wrong ” ? por ne do ta veme menjiher ne funxion “te verteten” . Pra tentohet nepermjet nji akrobacie_shkrimi, nji udhteim ne nji art “Highgway the crazy one” dicka e tille ,nga kta tipa ,qe kerkojn kriminelin ,psikopatin t’na e japin ne nji tjeter perspektive ,ne ate te te nji psikopati te castit ,si nji person normal por me pak krisje ,te cilit “padashur” i ka ndodhur nji “Lidhje shkurter” sepse u ndje inferior nga madheshtia e Gjigandit John Lenon . – Kur isha i vogel un kam qen qeflli prrallash ,por ato te cilat kishin pak esens tregimi brenda . Pra sipas meje i gjithe kjo tentative per te manipuluar trurin njerezor ,eshte mesiguri nji experiment i asaj “arme te fsheht” qe posedon monstra qe ne e quajtem Internet ? ,qendron ofsajt zhvillimeve te se vertetes Reale .
KETA JANE FUNDERRINAT E POPUJVE KAPITALISTE QE PROVUAN GJITHSHKA TE PIST NE JETE E NE KETE NE KETE BOTE , DUKE QENE BESIMTARE TE SATANIT SHEJTADNIT DHE DREQIT DHE ne na i SHITEN SIKUR JANE IKONA !
John Lennon ishte legjenda ne mes te ketij grupi i cili ishte i formuar nga koha qe kurre grupi i Beatles J.Lennon,P.Mc carttney,R Starr,G Harrinson studiuan ne konservatorin e muzikes ne Liverpul. J.Lennon e P.Mc Cartney ishin duo-kompozitor te ketij grupit! Eshte plotesisht e vertete qe ky grup ka nje merite te vecante per arsyen se Beatles si grup ne melodine e tyre kishin adaptuar disiplinat muzikore jazz,salsa,le regge,klasik dhe baroque! Sa per kete perbindshin ne burg dhe kete idioten qe e ndjek me mire mos me i permendur gazetat se jane fundi i botes humane,psikopat patologjik si xhihadistat e sotshem dhe kinezja me epshe arabe qe emocionohet nga ritmet e okultit te krimit qe ndodhet ne burg e neveritshme dyshja satanike femer-mashkull !
Cuditem si qenka gjall akoma kjo monster xhihadiste qe aq hidherim i solli botes se muzikes ne ate koh dhe i shpetoi lincimit prej saj ,e tani kjo far ftyre me kte idioten plakushe na dalin ne sken sepse mendojn qe esht haruar i madhi Lenon me muziken qe nuk haroet kurr !Akoma ndjej dhimbje per ate humbje e akoma me shum ndjej urrejtje per kte far qelbesire qe me nxjerin ne kte foto pas kaq vjetesh ! Te dy ne Ferr e keni vendin por mir do ishte qe ferin ktu ta provonit e jo atje ku akoma nuk e dim ………..