Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, ka deklaruar për ABC News se është e rëndësishme që debati politik në Shqipëri të bëhet në Kuvend.
Ai ka përshëndetur emerimin e dy ndërmjetësuesve të Parlamentit Europian për një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri lidhur me kthimin e opozitës në Kuvend.