Aktori Luftar Paja, ndërsa ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ka komentuar zhvillimet politike në vend.
Ai ka ironizuar akuzat e shpeshta të PD-së, duke thënë se shkrihet kur dëgjon të flasin Lulzim Basha dhe Arben Ristani.
“Që jam i majtë unë, kjo nuk duhet vënë fare në dyshim. Madje jam një çikë më shumë i majtë se sa duhet. Por të djathtë ata nuk janë. E kam fjalën për PD-në. Sepse këta që na hiqen si të djathtë nuk janë hiç të djathtë. Ata bëjnë sikur, po përderisa i kanë braktisur ata që janë puro të djathtë si puna e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve, si mund të besoj unë se PD-ja është një parti e djathtë? Nejse. Kjo është puna e tyre. Ti më pyet pse ka vërejtje Partia Demokratike. Unë qesh kur i dëgjoj Bashën e Ristanin që shajnë qeverinë. Sepse Berisha flet me Fejsbuk dhe unë nuk e lexoj fare. Ua kam thënë këtë në një intervistë të mëparshme. Unë nuk e përdor fejsbukun. E, kur flasin Basha me Ristanin, unë shkrihem së qeshuri.
Pse do thoni ju? Sepse ata akuzojnë qeverinë se po vë rregulla që ata nuk i kanë njohur kurrë. Ata mbrojnë antishtetin. Kjo qeveri po i jep fund rrumpallës që ka ekzistuar në vitet e qeverisë së Berishës. Kjo qeveri po i detyron njerëzit të paguajnë energjinë elektrike që vidhej në qeverisjen e kaluar. Kjo qeveri po prish ndërtimet e paligjshme. Ka të pakënaqur? Sa të duash. Janë ata që prej 20 vitesh nuk kishin paguar as ujë e as drita. Rama e ka marrë përsipër këtë kosto. Po në fund të fundit, ata nuk kanë votuar për këtë qeveri dhe prapë nuk do të votojnë për Ramën. Dritat ama duhet t’i paguajnë.
Me këtë aksion që ka marrë qeveria, këtu po vjen era shtet. Këta trimat që nuk paguanin dritat, duhet ta dinë se në asnjë vend të botës nuk ndodh që të kesh drita e të mos e paguash atë. E në ato shtetet ku kanë shkuar shqiptarët në emigrim, as nëpër mend nuk u shkon të mos paguajnë qiratë e ujit e të dritave. Pse këtu duhet të jetë ndryshe? A ka mangësi kjo qeveri? Sa të duash. Do flas ndonjë herë tjetër për gabimet dhe të metat e kësaj qeverie. Po me Bashën e me Ristanin nuk jam në një mendje”, thotë ai.
Paja tregon edhe një barcaletë, duke treguar me humor si është marrëdhënia e Berishës me Bashën.
“Unë përmenda Bashën dhe Ristanin sepse ata dalin e bëjnë deklarata në televizor në emër të PD-së. Mirëpo ata kanë një usta që i kurdis dhe u thotë të dalin e të flasin ashtu si flasin. Dhe ky usta është Sali Berisha. Është ujk i vjetër ai. Ai ua bën me asharet të dalin në televizor. Pa Berishën ata nuk marrin dot as frymë, pa le më të marrin ndonjë vendim. Për shembull, ajo puna e bojkotit është urdhër i Berishës. Mendon ti se iu shkrep Bashës të marrë atë vendim dhe të rrijë gjashtë muaj jashtë parlamentit, edhe pse mazhoranca i plotësoi të gjitha kushtet që kërkonte opozita dhe ndërkombëtarët i kanë bërë shumë herë thirrje që të hyjë në parlament? Jo mor jo. I tha Berisha Bashës bëje këtë dhe ai e bëri. Si urdhëron, komandant, i tha Basha dhe bën tani si shejtan budalla.
Kjo puna e Saliut me Bashën më kujton atë historinë e bujkut që kur nisi të mësonte një ka të ri të lëronte në arë, e shoqëroi me një ka të vjetër. Kau i ri nuk dinte të rrinte në brazdë dhe bujku vët e vët i binte me hosten kaut të vjetër. I tha një mik që kaloi aty: Pse e rreh këtë të vjetrin, kur ky i riu e meriton të rrihet? Sepse ky i vjetri ia bën me sy të riut, tha bujku. Prandaj mos më keqkuptoni. Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha, ndërsa Basha e Ristani janë vetëm kukulla në dorë të tij. Këtë e di edhe bufi. Ja të bëjmë një supozim: Kur të bëhen zgjedhjet pas katër vjetësh, nëse fiton PD-ja, kush do të bëhet kryeministër? Basha?
Po ku e lë Berisha të bëhet Basha i pari i vendit? Berisha është si puna e Berluskonit. Edhe 90 vjeç ai nuk do lërë njeri t’i dalë përpara. Ju e thoni ditë për ditë hapur në gazetën tuaj, po mirë është t’u mbushet mendja demokratëve, t’i mbushet mendja popullit dhe atyre që mendojnë se Berisha ka dalë nga skena. E kam për të mirën e tyre. Unë mendoj se jo vetëm PD-ja, por edhe i gjithë populli duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga Berisha”, thotë ai për gazetën Dita./b.l
Po ik o Lufkar se na cave trapin.Kujt i rruhet se cfare ben ti kur flasin ata te tjeret. Ti je nje komunist i mallkuar qe ke fut shoket ne burg. Legen
Ik ore pirdhu !
LUftarit si vjen as te maja e Carit ti o bageti e Saliut !
Ashtu eshte sic thote Luftari, keta jane kukulla ne doren e Saliut prandaj ka perfunduar ne kete derexhe kjo Opozite se drejtohet ende nga i pandreqshmi dhe antiShqiptari Berishe !
Keta akoma skane bere analizen e keqqeverisje se tyre pasojat e se ciles vuan ekonomia sot, kane moral te gjykojne kete qeveri keta PD-ste hajdute me cizme! A ku ku thuaj !
Sa per energjine e ujin te gjithe ne rrjesht ta paguajne sic kemi bere e bejme ne tash 20 e kusur vjet, qeveria te mendoje me shume per shtresen ne nevoje !
Keta jane legenat e Sales. Luftarit nuk i eshte trembur syri, kur Saliu vriste e priste, jo sot qe po kthen patkonjte.
Luftar Paja eshte nip i Deshmoreve qe u pushkatuan nga Gjermani ne Gorishove.
Keta qe shkruajne, jane ata qe lepinin cizmet e Gjermaneve.
luftar hajdari ; je teper pisanjos , ti dhe prinderit e tu do kesh rrafur ne kete jete, duket edukata jote familjare, nje ordiner nje lapanjoz rrugesh do jesh, asgje me shume ,i madhi luftar paja , e ka humbje kohe te dhjesi turinjt e tu ore pisanjos.
hahahaha o Luftar po cne ti mo lla me keto brockulla
http://bit.do/kur-flasin-basha-me-ristanin-me-kap-gazi-dhe-shkrihem-se-qeshuri
Po mire, o Luftar, shkrihesh se qeshuri kur flasin Basha e Ristani. Sa qejf! Po kur flet Rama e Meta a shkrihesh ne vaj (ne te qare)? (Se duhet te jete e kunderta!).
Po ta nguli kunjin Luftari, nuk ka mercolog qe ta heq, se “Doktori” ka ikur per lesh.
Shkodra i njeh mire kunjat, dhe i ka perdorur atje ku duhet, dhe kur duhet.
Respekt per aktorin e skenes tone, per te cilen eshte nje figure e historise sone teatrale, ..sa I perket pjeses politike mendoj se nuk duhet te nakatoset…se ..!!!!!!
Sa i mençëm qënka ky Bled-hari ore.., më i mençëm edhe se LUFTARI deri sa i jep mend atij.
O më të kripsha mendjen o Bledar, po pse o, Luftari nuk paska të drejtë të merret me politikë? Apo politika ju takon pijanecërve, maskarenjve, hajdutëve e kriminelëve si puna e Salës dhe idiotëve të tij si puna e lulërve, ristanërve, halimërve, paloqërve e tërë loqërve të tjerë?
i madh ne art I madh edhe ne koment L’Paja
Zoti Luftar, Krimineli Berisha te ka marre rrolin qe ke luajtur ne teater.
Berisha hyri ne politike duke u shtyer nga Ramiz Alia. Pasi kaloje ca kohe ju lezetua politika, dhe tha: Paska kushte ketu ne politike, prandaj une nuk largohem me nga ajo, deri sa te vdes. Ato gjela me dy kembe qe ju zoti Luftar nuk i hengret ne rrolin qe luajtet ne tetater, po i han krimineli sali, por prej florini.
…ty te kap gazi…shkrihesh se qeshuri…por nuk mjafton…mua me dalin dhe lot nga te qeshurit…
Respekt per kete aktor qe i ka dhene shume teatrit ne Shqiperi. Ai flet gjithmone me kembe ne toke.
kurse mua pikerisht ne ate moment kur flasin ata te dy, me vjen per te dhjer 137…
Or Selman(Pasha),pastaj ngrene dhe 100 gr.ia jap Luftkarit psikopat!Ju befte mire te dyve.Selman,mundesh edhe nga njeqind gram ti japish emigrantit te SHBA-ve,azylantit qe bredhe banhofeve per te mbete gjalle.Tani do qesheni edhe me shume se Luftkari.
Luftar je figure
Rrace e peshtire kto komunistet! Hik o Luftar ha noi tas pershesh se nuk i rruhet kujt cfar bo ti kokrra e spiunit!
Me pelqen o Luftar dhe i degjoj e lexoj me kenaqesi cdo gje qe thua Eshte mese e vertete ajo qe thua ti se cdo gje e ben ai Maskarai Saliu deri sa eshte ai gjalle cdo gje e keqe vjen prej atij Ndoshta ajo parti dhe ai vend do te mare fryme lirisht ne rast se ai nuk do te jete.
luftar mbasi bere kllounin e sistemit per 30 vjet .po na jem mend dhe per politike tani.rri ke humori se je mire se po kalove ne politike del i dhier.
Luftar ki menjen se edhe mund te hapen dosjet e do qajne njerzit nga spiunlleqet qe ke pas bere…
Luftari ishte komuniste sepse ate kohe te gjithe shqiptaret ishin komunista ,sidhe sali berisha me kompani .
Por ndryshe nga ata kominista kurva qe u shndruan ne demokrate te flaket e prostituta te qenve te huaj dhe slane te keqe pa i bere ktij vendi ,
Luftari u shndrua ne nji qytetare te thjeshte Nderi i Artit e jo kurverise shpellareve . Ky eshte ndryshimi midis ju putanave maloqare ,salibasha etj dhe nji qytetari te denje shqiptare si Luftari. Prandaj boll ja moret ne goje Luftos ,sepse eshte pleqeri ai tani . Shkoni e merjani cunave te Luftarit o maloke te etur. U bete edhe ju plehra maloke te peshtir te krahasoni veten me nji personalitet te Artit ptuuuuuuuuuuuuuuuu ju jeni ca shkerdhata rrugesh ,militante si ata qent rrugace qe shkoni pas bushtres berisha.
te lumte, asnje fjale nuk te ra ne toke, i respektuar si gjithmone!
I MADHI ISKENES LUFTAR PAJA….ORIGJINAL DHE I VERTETE…ME HUMOR DHE THJESHT SHPREH MENDIMET E VETA…JETE TE GJATE!HUMORISTI I DALE NGA GJIRI I POPULLIT.
kurse mu kur flet basha me vjen me dhi
PO ASHTU ESHTE O KOMUNIST PAJA, MUA KUR FLET RAMA ME METEN ME VIEN TE VJELL
Luftar ai ke pagujt dritat…
Luftar juve ju vjen per te qeshur, kurse mua me kap dierrea sa here kur degjoj Ramen dhe shikoj Meten.
Luftar aman te keqen na thuaj çfar ju ndodh kur flet Erjon Veliaj dhe Taulant Balla, aman Luftar se jam kurioz.
Tralala ngeli tere jeten ky karagjoz.
Z.Paja
e kupton qe ATA qe zbriti krmineli Sali, me arme dhe kazma ne duar,
maloke dhe provinciale veriore ju kundervihen,
se duan rregjimin “Rrumpalle” dhe “Droges” qe lejoi krimineli me i madhe i koherave veriori Sali Rom Bisha.
Z.Paja,
mos ja varr kertyre malokeve qe shkaterruan dhe vodhen Shqiperine si SATRAPI verior ZOG.
Brravo Lufkaro.
me vjen per te dhjere kur flasin pijanecet dhe kriminel hajdutet!
me mire se kaq prishet ziti Luftar.
ik o Luftar Pordha nga Uashnja
Edhe mua me vjen per te qeshur por dhe nje parandjenje me lind se keta te dy mund dhe te vene dhe kuroren for gay marriage
Zoti Luftar Paja eshte zotni dhe burre e artist i nderuar disave nuk ju vjen mire se ai tall Bashen e Ristanin ne fake ata jane per te share sepse te tille jane por me sa duket ata komentuse ose jane idiote ose eshte vete dora gjakatare Berishoviçi kriminele me ndjeksa plehra
Jo nuk ka faj Luftari se i erdhi prap koha e tij por mua me hap barkun Merum mero qe e ve ne krye ate duket se dhe Meros i ka ardh koha e diktatures se proletariatit
Luftari eshte legjendë….
Respekt per kete njeri, kete te keqe kemi ne shqiptaret, fillojme dhe shajme, po le te kete qene komunist, u them atyre demokrateve, se ne cdo familje shqiptare ka demokrate, sic kishte komuniste, po ju keni ne krye komunistin tuaj, ka dale dhe me femijet e Enverit dhe nuk thoni asnje llaf, ore jemi shqiptare, nuk do te bejme kurre para me keto mendimde, te pakten te rinjte te mos molepsen me kete fryme. Edhe nje here respekt per Luftar Pajen.
Edhe ne fund te mandatit fajin saliu do ta kete?Ik luftar bej ndonje skec me humor fshatar se ate di te besh mire.
Mire e ka devolliu, kur gjoja ben politike pijaneci dhe loqja ristani apo paloqja thuthuqi, Luftarit i hane kaken keta.
Po nje gje duhet te thote Luftari, me qenese ka edhe emrin me lufte, lufta duhet te jete e gjithaneshme dhe Rama po ben te mira por nuk po ben edhe ca te mira qe jane edhe me te rendesishme.
Si nuk kujtohet njeri te thote se cfare po ben Rama per sistemin e drejtesise????? HIC FARE!
SHTETI NGRIHET MBI THEMELET E DREJTESISE. Po nuk ka themele, shtetin e merr era. Jepi Luftar, bej nje thirrje Rames per te REFORMUAR NGA THEMELET DREJTESINE. Apo edhe ti e di se nuk kemi gje ne torbe…
ata kane kohe qe na e kane ngrire buzeqeshjen o ustai humorit,
ndaj kerkuam RILINDJE !
luftar paja eshte nje njeri pa cipe,spiun isigurimit.ka aritur deri te spiunoje dhe regjizorin dhe skenaristin qe e coj deri atje sa te behet aktor.ishte ai regjizor qe idha mend te vazhdonte shkollen.pyeteni kom,l.paja ku e mbaroi shkollen e mesme me korespondence.jepini te shkruaj dicka dhe do te shihni se cfare shkolle ka.eshte si puna e shoqes lenka,qe e loste shume penisin[tenis].te me falni per fjalen por eshte e vertet.me mire te meret me ndonje skec se sa me politike se e pame edhe kur ishte deputet se sa fliste ne parlament.turp,turp.turp,per ty luftar,je bere ti per te qeshur e per te qare.nga nje katundar i gorishoves arite deri ne parlament,ti si ipa shkolle.sa djeme me shkolle te larte ka zona e cakranit por asnjeri nuk eshte lolo si puna jote.vetem ti ece perpara sepse ishe spiun.te fala fieraku
Zoti Luftare ju lutem a mund te te japesh mendimin tende pse poulli per mos pagesa shkojne ne burg kurse demet qeshkaktohen nga mos funizimi i rregulte dhe oshilacionet re cilatshkaktohen si maRDHENIE KONTAKTUALE QE DUHEN ZGJIDHUR NGA GJYKATAGJE QE KA NJE KOSTO QE NUK PERBALLOHET DO TE NGA SHUME TR DEMTUAR ME C TE DREJTE BEHET KJO DIFERNCE JURIDIKE zOTIluFTARE AKE MENDIM SE HUMORI JUAJ NDIHMON PER PERMIRSIMIN E SITUATES