Rita Ora ka shkëlqyer në koncertin Jingle Ball në Chicago mbrëmjen e së enjtes.
Këngëtarja, e cila ka lindur në Kosovë ishte veshur e gjitha me të kuqe dhe ka dhuruar një performancë të nxehtë.
Por mediat angleze raportojnë se Rita tashmë është ndarë edhe nga i dashuri i ri, reperi Ricky Hilfiger.
Sipas zërave lidhja ka mbaruar pasi karriera e dy artistëve po i mbante ata larg. Një burim i afërt me këngëtaren, citoi për Daily Mirror se Rita është aq e zënë se nuk ka kohë për lidhje të qëndrueshme.
Çifti u fotografua për herë të fundit bashkë më 24 nëntor në Londër.
Pas ndarjes nga dj i famshëm Calvin Harris me të cilin kishte një vit e lidhur, Rita shpejt u hodh në krahët e Hilfiger, me të cilin pas 6 muajsh duket se çdo gjë ka përfunduar./j.h
Mos u merzit Rita…Tashme dihet se kush nderron mbi dy burra quhet baxhelle…
e paska me lesh