Një nga artistët më të mëdhenj të muzikës botërore, zëri i fuqishëm i Joe Cocker është shuar mbrëmjen e djeshme në SHBA.
Këngëtari ka vdekur në moshën 70-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mushëkri.
Cocker, i cili vdiq në SHBA, ishte “pa dyshim këngëtari më i madh britanik i rrymës rrok dhe soul“, -tha agjenti i tij Barrie Marshall.
I lindur në Sheffield, në jug të Yorkshire, Cocker kishte një karrierë të suksesshme, që zgjati për më shumë se 40 vjet me hite si “You Are So Beautiful” apo “Up Where We Belong”.
Këngëtari me zërin potent dhe të veçantë kishte shumë adhurues edhe në Shqipëri si kudo në mbarë botën, ku kishte dpërtuar muzika dhe talenti i tij.
Në deklaratën e lëshuar për vdekjen, agjenti i tij tha se ” Cocker ishte një yll i vërtetë i muzikës dhe se ai ishte një njeri i përulur që dashuronte të performonte në skenë”.
Ai fitoi Grammy tij të parë në vitin 1983, ndërsa në vitin 2007 u nderua nga OBE për shërbimet e tij të vyera në industrinë e muzikës. Këngëtari asnjëherë nuk u ndal së shkruari materiale te reja, duke kryesuar listat në Gjermani vetëm vitin e kaluar.
Koncert i tij i fundit ishte ai në Hammersmith, ne Londër, në qershor të këtij viti. /j.h
Ndjese paste.Ishte i madh,i mrekullueshem,origjinal,ne muzik,ne vokal,emer qe nuk harrohet kurre.
Nje humbje e madhe per
muziken.lamtumire Joe
Ishte i madh!
Nje kengetar i paperseritshem!
Nje gjigand i skenes!
Zeri i tij shume i vecante, ishte i mrekullueshem. Ndjese paste.
Per mua kengetari me i preferuar..por nje artist i madh, me nje vokal te mrekullueshem.Kam pas kenaqesine ta ndjek ne nje koncert te tij. Fantastik.Disa e cilesojne si nje piktor te kenges, aq bukur e kendonte ate…U prehte ne paqe!
I pakrahasueshem me keto zockat e sotme.
Ishte mjeshter i muzikes soul & blues!
RESPEKTE