VIDEO/ Ç'bën ky i pastrehë, kur dikush i dhuron 100 dollarë?

25 Dhjetor 2014, 14:44Lifestyle TEMA
VIDEO/ Ç'bën ky i pastrehë, kur dikush i dhuron 100

Kjo video ka frymëuar të gjithë ata që e kanë parë.

Ylli i Youtube Josh Paler Lin ka vendosur të bëjë një eksperiment me kamera të fshehtë.

Ai i ka dhuruar 100 dollarë një të pastrehu dhe ka vendosur te xhirojë fshehtazi se si do t’i harxhojë ai paratë.

” Nuk mendoja se do të merrja këto pamje, besoja se do ishte një video e zakonshme që tregon jetën e të pastrehëve”, ka thënë Lin.

Por, ajo që burri i njohur thjesht si Tomas ka bërë është një gjest prej një njeriu të madh.  Sapo ka marrë lekët ai ka nxituar të hyjë në një suprmarket. Më pas ai shkon të takojë të pastrehë të tjerë, të cilëve u ka shpërndarë ato çfarë ka blerë në market.

Tomas i tha Paler Lin se ai la punën e tij për tu kujdesur për dy prindërit e sëmurë dhe pasi ata të dy vdiqën, ai nuk ishte në gjendje të paguante shtëpinë dhe e gjeti veten në rrugë si të pastrehë.

Duke parë çfarë ndodhi Paler Lin tha se e mori burrin për darkë dhe i siguroi të flinte në një hotel atë ditë. Ai gjithashtu i dha edhe 100 dollarë të tjerë ekstra./j.h

 

4 komente në “VIDEO/ Ç’bën ky i pastrehë, kur dikush i dhuron 100 dollarë?”

  1. Klodjan says:

    sa super video a thua eshte e vertet, qe nje njeri
    http://bit.do/super-video-duke-ndihmuar-te-pastrehet

  2. Lil Toronto says:

    Made me crying.

  3. Nese je i varfer apo i pafat ne jete kjo s’do te thote se nuk je nje njeri i mire. Miresia s’ka lidhje me pasurine apo riskun qe ke ne kete jete. Shoqeria duhet te kishte krijuar ligje qe njerezve qe posedojne pasuri pa limit, sa nuk dine si t’i shpenzojne, t’jua merrte per llogari te ketyre njerezve qe jane aq shume neper bote.

  4. Me mire me ja dhuru ktyre te varfere ne dore rrugeve ne kte menyr te thjeshte nga 100 euro se sa,
    ne menyre aspak te kendeshme ,madje arrogante ,
    ti depozitoshe 10mije euro kazinove te qytetitnji veprim ,
    i cili me pas ste le asnji shije te kendeshme ,madje trishtuse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje